Neptun Kosova sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.
Pozita: Përgjegjës/e Ndërrimi Dyqani
Departmenti: Retail
Vendodhja: Malishevë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet ditore të sektorit përkatës në dyqan, duke siguruar funksionim efikas dhe organizim të mirë të punës.
Mbështet ekipin në realizimin e objektivave të shitjes dhe monitoron performancën ditore të sektorit. Kontrollon stokun, inventarin dhe lëvizjet e produkteve për të garantuar korrektësi dhe rregull në sektorin përkatës.
Organizon dhe motivon ekipin gjatë ndërrimit për të rritur produktivitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj klientëve.
Siguron një eksperiencë pozitive për klientët përmes komunikimit profesional dhe zgjidhjes efikase të situatave apo ankesave.
Kualifikimet e kërkuara:
Diplomë universitare në fushë relevante ose në përfundim të studimeve.
Minimum 3 vite përvojë pune në shitje ose pozita të ngjashme.
Aftësi të mira të gjuhës angleze, në komunikim dhe shkrim.
Aftësi për menaxhimin e stresit dhe punë efikase nën presion.
Shkathtësi të zhvilluara ndërpersonale, komunikim të shkëlqyer, orientim në detaje dhe motivim të
lartë profesional.
Neptun Kosova sh.p.k ofron:
Trajnim të vazhdueshëm
Pagë të bazuar në merita dhe vlerësim performance, si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
Ambient të shkëlqyer pune në dyqan modern
Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në adresën elektronike: [email protected] ose permes butonit "Apliko këtu" Subjekti i e-mailit duhet të përmbajë: Emër Mbiemër - Pozita e punës për të cilën aplikoni. Afati i aplikimit: 30.05.2026
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”