IT Support

PunëFull-timeOn-Site
Teknologji e Informacionit

Pozita: IT Support

 

Lokacioni: Neptun Kosova HQ, Administratë

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ofrimi i mbështetjes teknike për përdoruesit në lidhje me Windows 10/11, Microsoft 365, printera, skanerë, POS dhe pajisje të tjera IT, duke diagnostikuar dhe zgjidhur problemet në kohë reale.
  • Instalimi, konfigurimi dhe përgatitja e pajisjeve të reja (PC, laptopë dhe periferike), përfshirë imaging, instalim të sistemit operativ, softuerëve dhe konfigurimeve të nevojshme për përdoruesit.
  • Mirëmbajtja dhe monitorimi bazë i rrjetit dhe infrastrukturës fizike, duke përfshirë konfigurimin IP, diagnostikimin me ping/tracert/nslookup, si dhe mirëmbajtjen e kabllimit strukturor dhe pajisjeve të rrjetit.
  • Dokumentimi i incidenteve, zgjidhjeve dhe procedurave teknike, si dhe sigurimi i zbatimit të praktikave bazë të sigurisë IT, backup/restore dhe përditësimeve të sistemeve.

 

Njohuritë teknike të kërkuara:

  • Windows 10/11 — instalim, konfigurim, troubleshooting
  • Microsoft 365 — konfigurim i llogarive, mbështetje OneDrive, support gjatë takimeve në Teams
  • Rrjet bazë — diagnostikim me ping/tracert/nslookup, konfigurim IP, njohuri Switch/VLAN
  • Troubleshooting harduer — diagnostikim dhe zëvendësim i komponentëve (PC, laptop, periferike)
  • Backup bazë — njohuri të procesit të backup dhe restore
  • POS dhe Arka Fiskale — njohuri në konfigurim, troubleshooting dhe mirëmbajtje
  • Printerat dhe Skanerët — instalim, konfigurim (lokal dhe rrjet), troubleshooting
  • Përgatitja e pajisjeve — instalim i laptopëve/PC-ve nga zero (imaging, instalim OS, softuer, konfigurim, dorëzim tek përdoruesi)
  • Sisteme sigurie bazë — njohuri të antivirusit, update-ve të Windows, dhe politikave bazë të sigurisë
  • Infrastrukturë fizike e rrjetit — njohuri në instalim dhe mirëmbajtje të kabllimit strukturor (patch panel, terminim RJ45, testim)
  • Dokumentim — aftësi për dokumentim të problemeve, zgjidhjeve dhe procedurave (knowledge base)

 

Përbën Përparësi:

  • Minimum 1 vit në rol IT Support / Helpdesk
  • Eksperiencë me ambiente multi-lokacion
  • Eksperiencë me pajisje retail (POS, arka fiskale)

 

Aplikoni përmes butonit të mëposhtëm ose email-it [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 30.05.2026

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 30.01.2019.


 

#Neptun
#IT
#Support
#teknologji
#Helpdesk
#Prishtine

Mos humbisni asnjë konkurs!

Abonohu për konkurset dhe lajmet më të fundit