Idearch SH.P.K. është një kompani inovative në fushën e projekteve të dritareve dhe fasadave. Për shkak të rritjes së kompanisë, jemi në kërkim të kandidatëve për pozitën:
Arkitekt/e ose Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë / Mekanikës
Lokacioni: Dragodan, Prishtinë
https://maps.app.goo.gl/R1quXfYeAStNTmDy9
Kërkesat
- Diplomë universitare në Arkitekturë, Ndërtimtari ose Inxhinieri Mekanike
- Njohuri të mira në CAD, me përparësi AutoCAD
- Njohuri të mira në MS Office
- Njohje të gjuhës gjermane në nivelin B2 - C1
- Aftësi për punë ekipore, organizim dhe përgjegjësi
- Motivim për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht
- Fleksibilitet në punë
Detyrat
- Projektimi i dritareve dhe elementeve të fasadave
- Përpunimi i porosive në programin e prodhimit
- Mbështetje në zhvillimin e zgjidhjeve teknike dhe estetike
- Detyra të tjera sipas udhëzimeve të menaxherit
Ne ofrojmë
- Punë stabile në një kompani me strukturë të mirë dhe organizim profesional
- Projekte interesante për një kompani zvicerane
- Trajnim profesional 4-mujor në Zvicër me vizë pune (trajnimi zhvillohet në gjuhën gjermane)
- 8 javë qëndrim çdo vit në Zvicër
- Gjatë qëndrimit në Zvicër, kompania siguron banesën dhe mbulon shpenzimet e udhëtimit
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në:
[email protected]
Aplikimet janë të hapura gjatë gjithë kohës.