Financiere

PunëFull-timeOn-Site
Kontabilitet & Financa

PËRSHKRIMI:

EME GROUP KS SH.P.K operon në treg nga viti 2019 si distributor ekskluziv i brandit ndërkombëtar Schindler në Republikën e Kosovës për shitje, instalime, mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizëse.

 

POZICIONI I PUNËS: FINANCIERE

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Leshimi i faturave te shitjes dhe ndjekja e ecurise se pagesave nga klientet referuar planit te pagesave te percaktuara ne kontraten e shitjes dhe situacioneve te rakorduara me inxhinieret e objekteve;
  • Kryerja e veprimeve te ndryshme ne portalin e tatimeve;
  • Kontrolli i librave te blerjes/shitjes;
  • Nxjerrja e situacioneve periodike kliente/furniture dhe komunikime te vazhdueshme lidhur me ceshtjet financiare dhe mbledhjen e detyrimeve;
  • Kontabilizime ne programin përkatës dhe kontrolli i saktesise se regjistrimeve te transaksioneve;
  • Mbajtja e karteles EME-Schindler dhe kryerja e rakordimeve periodike me furnitorin;
  • Rakordim me bankat, balancat mujore te llogarive, kryerja e transaksioneve bankare dhe plotesimi i urdherpagesave (pagesa furnitoresh, mbajtja nen kontroll dhe pagesa e TVSH, tatimi ne burim, sigurime, taksa vendore, qera etj);
  • Rakordime me agjensite doganore, dergimi i dokumentacionit te nevojshem per kryerjen e procedurave doganore, kontrolli i saktesise se llogaritjes se detyrimit doganor dhe kryerja e pagesave per doganen;
  • Kontrolli periodik i gjobave te automjeteve dhe pagesa e tyre;
  • Administrimi i procesit te listeprezencave mujore te punonjesve, kalkulimi dhe kalimi i pagave mujore;
  • Leshimi i faturave te mirembajtes dhe pjeseve te kembimit si dhe regjistrimi/kontabilizimi i tyre ne programin perkates;
  • Regjistrimi ne kohe reale i kontratave te nenshkruara me klientet/ furnitorin Schindler ne databazen ekzistuese;
  • Ndjekja dhe regjistrimi i shpenzimeve te kryera per mirembajtjen e automjeteve;
  • Monitorimi dhe mbajtja e databazes per lejet vjetore;
  • Kryerja e rakordimeve periodike me zyrat kontabel;
  • Pergatitja e raporteve periodike financiare ne baza 3 mujore, 6 mujore, vjetore. Pergatitja e pasqyres se te ardhurave dhe shpenzimeve ne fund te vitit raportues.
  • Çdo detyrë tjeter që i përshtatet pozicionit të punës.
  •  

KUALIFIKIMET

  • Te kete perfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Ekonomise (preferohet dega Finance).
  • Te kete njohuri mbi programet kompjuterike dhe ato financiare.
  • Te kete eksperiencë pune minimalisht 3 vite.
  • Te kete njohuri shume te mira te gjuhes Angleze (e detyrueshme.)
  • Te keter aftesi te mira ne komunikim dhe te jete bashkepunues/e ne grup.
  • Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes dhe te jete i/e vemendshem ndaj detajeve.
  • Te jete i/e motivuar dhe i/e pergjegjshem gjate orarit te punes.
  • Te mbroje te drejten intelektuale te kompanise dhe te gjithe informacionin qe do t’i jepet nga kompania.
  • Mosha e preferuar mbi 25 vjeç.
  •  

ORARI I PUNËS

  • E hënë – E premte 8:00 – 17:00 (pushim dreke nga ora 12:00-13:00)
  • E shtunë 8:00 – 12:00
  •  

VENDI I PUNËS

Në zyrë, Rruga “Garibaldi”, Hyrja 7, Banesa 4, Prishtinë

 

PAGA

  • Paga e kënaqshme dhe kushte të mira pune.
  • Mundësi rritje në karrierë në bazë të eksperiencës së fituar.
  • Ofrimi i trajnimeve dhe kualifikimeve.
  •  

KONTAKTET

Email: [email protected] / [email protected]

Cel: +355 69 8080052.

#EMEAshensorGroup
#Financier
#Financiere
#Financa
#Ekonomik
#Prishtine

Mos humbisni asnjë konkurs!

Abonohu për konkurset dhe lajmet më të fundit