Juriste

PunëFull-timeOn-Site
Juridik

PËRSHKRIMI:

 

EME GROUP KS SH.P.K operon në treg nga viti 2019 si distributor ekskluziv i brandit ndërkombëtar Schindler në Republikën e Kosovës për shitje, instalime, mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizëse.

 

POZICIONI I PUNËS: JURISTE

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Hartimi i kontratave të ndryshme sipas nevojave të shoqërisë (Kontrate pune, Sipërmarrje, Shitblerje, Huaje, Huapërdorje, Qiraje, Porosie, Leasing, Franchising, Bashkëpunimi etj)
  • Përgatitja e dokumentacionit ligjor të shoqërisë lidhur me organizimin e brendshëm të shoqërisë (Urdhëra, Vendime, Kërkesa, Njoftime, Rregullore etj)
  • Ndjekja e procedurës së rekrutimit të punonjësve duke filluar nga publikimi i vendeve te punës në portale të ndryshme, kryerja e intervistave me kandidatët, kryerja e procesit te punesimit dhe largimit nga puna të punonjësve sipas kerkesave që kërkon legjislacioni në fuqi
  • Ndjekja e procedurave të ndryshme pranë Institucioneve Shtetërore duke hartuar dhe plotësuar dokumentacionin e kërkuar për përfaqësimin e shoqërisë dhe zgjidhjen e problematikave.
  • Përgatit dhe depoziton në institucionin shteteror përkatës të gjitha aktet tregtare për çështjet tregtare të shoqërisë;
  • Kryen dhe ndjek të gjitha procedurat e nevojshme për perfitimin e lejeve dhe licencave në kuader të veprimtarisë së shoqërisë;
  • Përgatitja e dokumentacionit juridik për përfaqësim në Institucione Publike apo Private si dhe drejtuar palëve të treta.
  • Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
  • Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me këto ndryshime;
  • Përgatitje të prokurave dhe autorizimeve të ndryshme;
  • Përgatit dokumentacionin për pjesëmarrjen në tendera publikë dhe privatë.
  • Mbajtja e kontakteve me Klientët, Insitucione Shtetërore dhe Private.
  • Çdo detyrë tjeter që i përshtatet pozicionit të punës.
  •  

KUALIFIKIMET

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë.
  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vite në shoqëri tregtare.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhes Angleze (e detyrueshme).
  • Të ketë njohuri mbi programet kompjuterike të paketës office.
  • Të ketë aftësi të mira në komunikim dhe të jetë bashkepunues/e në grup.
  • Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës dhe të jetë i/e vëmëndshëm ndaj detajeve.
  • Të jete i/e motivuar dhe i/e përgjegjshëm gjatë orarit të punës.
  • Të mbrojë të drejtën intelektuale të kompanisë dhe të gjithë informacionin qe do t’i jepet nga Kompania.
  • Mosha e preferuar mbi 25 vjeç.
  •  

ORARI I PUNËS

  • E hënë – E premte 8:00 – 17:00 (pushim dreke nga ora 12:00-13:00)
  • E shtunë 8:00 – 12:00
  •  

VENDI I PUNËS

Në zyrë, Rruga “Garibaldi”, Hyrja 7, Banesa 4, Prishtinë.

 

PAGA

  • Paga e kënaqshme dhe kushte të mira pune.
  • Mundësi rritje në karrierë në bazë të eksperiencës së fituar.
  • Ofrimi i trajnimeve dhe kualifikimeve.
  •  

KONTAKTET

Email: [email protected] / [email protected]

Cel: +355 69 8080052.

#EMEAshensorGroup
#Juriste
#Juridik
#Ligj
#Legjislacion
#Prishtine

Mos humbisni asnjë konkurs!

Abonohu për konkurset dhe lajmet më të fundit