PËRSHKRIMI:
EME GROUP KS SH.P.K operon në treg nga viti 2019 si distributor ekskluziv i brandit ndërkombëtar Schindler në Republikën e Kosovës për shitje, instalime, mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizëse.
POZICIONI I PUNËS: PUNTOR (për montim/mirëmbajtje ashensorë dhe shkallë elektrike)
KUALIFIKIMET
- Mosha e preferueshme: 22-40 vjeç;
- Preferohen kandidatë me vendbanim në Prishtinë;
- Preferohen kandidatë që dinë të lexojnë skemat elektrike dhe që kanë eksperiencë në fushën elektrike dhe mekanike;
- E preferueshme të njohin gjuhën Angleze;
- Të jenë të motivuar dhe të përgjegjshëm gjatë orarit të punës;
- Të jenë të aftë për punë dhe të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht;
- Të kenë Leje drejtimi kategoria B. (Patentë)
- Të kenë aftësi komunikimi në grup si dhe të mbrojnë interesat e kompanisë për të cilën punojnë.
- Të jenë profesionistë dhe të ruajnë sekretin tregtar dhe informacionet konfidenciale që mund të marrin gjatë procesit të tyre të punës.
-
ORARI I PUNËS
- E hënë – Premte 08:00 – 17:00 (pushim dreke 60 minuta)
- E Shtunë 08:00 – 17:00 (pushim dreke 60 minuta)
-
VENDI I PUNËS
Puna zhvillohet me projekte në terren, ku pjesa më e madhe e tyre janë në Prishtinë.
PAGA
- Paga e kënaqshme dhe kushte të mira pune.
- Mundësi rritje në karrierë në bazë të eksperiencës së fituar.
- Ofrimi i trajnimeve dhe kualifikimeve.
-
KONTAKTET
Email: [email protected] / [email protected]
Cel: +355 69 8080052.