Rreth kompanisë
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” (UFAGJ) do të krijojë kuadro të përgatitur për tregun e punës respektivisht kuadro për arsim, shëndetësi, ekonomi, administratë si dhe fushat e tjera përmes të cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese, nivelin e arsimit si dhe aspektet e tjera.
Për ta bërë Kosovën më konkurruese UFAGJ do të mbështetet në përparësitë krahasuese që i ka si qendër e edukimit të studentëve në këtë zonë të Kosovës. UFAGJ do të udhëheq në ruajtjen e shëndetit, krijimin e kuadrove për cilësi në arsim, përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies, do të rrisë vlerat kulturore dhe artistike të rajonit por edhe më gjerë dhe do të ngritim standardet sikundër do të zhvillojmë shkathtësitë dhe dituritë për integrime të mëtejme evropiane. Për të promovuar dijen UFAGJ do të jetë atraktivë për studentët e dalluar të cilët janë të interesuar të mësojnë, punojnë dhe hulumtojnë sipas kritereve dhe standardeve ndërkombëtare të njohura si dhe koherente me nevojat aktuale globale.
Në vazhdimësi për të zbatuar dijen në praktikë UFAGJ studenteve do t’ju ofrojë programe të veçanta të cilat përgatitin studentët për sfidat e kohës në kuadër të fushë së dijes së tyre. Personeli akademik dhe studentët do të zhvillojnë dhe promovojnë partneritet rajonal, Evropian por edhe global për të zbatuar dijen e tyre në praktikë, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës në Kosovë dhe në rajon.