Rreth kompanisë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUVK) është autoriteti me i lartë për Ushqim dhe Veterinari i cili është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e njerëzve duke siguruar nivel te lartë të sigurisë së ushqimit, përfshirë edhe ushqimin e kafshëve, shëndetin e kafshëve, shëndetin e bimëve , përkujdesjen ndaj kafshëve si edhe cilësinë e ushqimit me prejardhje bimore dhe shtazore.
Qeveria e Kosovës ka deleguar AUV-në si autoritet për zbatimin e inspektimeve në fushën e sigurisë, higjienës, gjurmimit dhe etiketimit të ushqimit për njerëz dhe ushqimit për kafshë në hapësirat e përpunimit, paketimit, shpërndarjes , shitjes me shumicë dhe pakicë sipas legjislacionit nacional dhe legjislacionit të harmonizuar të BE-së. Në aspektin social, krijimi i AUV-së, u jep të drejtën qytetarëve Kosovar të konsumojnë produkte po aq të sigurta sa edhe qytetarët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Sistemi i sigurisë ushqimore ka për qëllim të vendosë bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit, ky sistem zbatohet në të gjitha fazat e prodhimit primar dhe në të gjitha fazat e trajtimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve të njerëzve dhe ushqimeve për kafshë.