Rreth kompanisë
K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.A, daton së ekzistuari që nga viti 1962 i njohur atëbotë si ndërmarrje shoqërore me emrin “Cvileni” gjer në vitin 1999 kur transferohet në ndërmarrje publike nën ombrellën menaxhuese të shtyllës së IV-të të UNMIK-ut. Në vitin 2005 ndërmarrja regjionalizohet duke inkorporuar në menaxhim përveç Prizrenit edhe njësitë tjera komunale, Suharekën, Malishevën dhe Dragashin. Me Vendimin nr. 70229324 të nxjerrur nga Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit fiton statusin e Korporatës Regjionale për tu avansuar si Shoqëri Aksionare me datën 01.06.2007 me participim nga 5 ministritë qeveritare, MEF-i, MTI-ja, MEM-i, MTPT-ja dhe MAPH-ja. Aktualisht K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.A ushtron veprimtarinë sipas Ligjit mbi ndërmarrjet publike nr 03/L-087 aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe dekretuar nga Presidenti me datën 15.06.2008.