
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM është agjenci e pavarur e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. KPMM rregullon aktivitetet minerare në Kosovë në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me Ligjin e Minierave dhe Mineraleve, dhe Strategjinë Minerare.