10/07/2023
Të shkruash një letër motivimi për herë të parë mund të jetë stresuese. Në këtë faqe, ne do t’ju udhëzojmë për procesin e hartimit të një letre motivuese që do të ju mundësojë të dalloheni prej kandidatëve tjerë dhe të pranoheni kudo.
Letra e Motivimit është një dokument – zakonisht – një faqe, që përdoret për të përshkruar pse ju jeni kandidati apo kandidatja më e përsosur për një pozitë të caktuar. Zakonisht ajo i bashkëngjitet CV-së, apo aplikacionit të punësimit.
Juve do të ju kërkohet të shkruani një letër motivimi në këto raste:
Atëherë, pse saktësisht ka rëndësi letra motivuese? Në fakt, shumë organizata apo kompani kërkojnë njerëz që vërtetë duan të jenë aty dhe të motivuar për atë që bëjnë.
Një letër motivimi zakonisht e mirë është jo më shumë se një faqe, ku ju prezantoni veten, historinë tuaj, dhe tregoni interesin për pozitën ose vendin ku po aplikoni.
Ekzistojnë dy mënyra kryesore për të strukturuar letrën motivuese:
Për cilëndo strukturë që ju të vendosni, ajo duhet të përbëhet nga 3 pjesë kryesore:
Ja çfarë duhet të përfshini në secilën prej tyre:
Këtu mund të përfshini:
Shembull i hyrjes për letrën motivuese
I nderuari [Emri i Personit të Kontaktit],
Unë jam[Emri juaj] dhe shpreh interesimin tim për të aplikuar për programin e Doktoratës në shkencat politike në [Emri i Universitetit]. Unë gjithmonë kam ëndërruar të punoj në fushën akademike e të ndihmoj vendin tim pas kthimit në Kosovë, dhe besoj se programi në shkenca politike nga [Emri i Departamentit] do të më ndihmonte për të arritur vizionin tim.
Kjo është pjesa kryesore e letrës tuaj motivuese. Këtu ju me të vërtetë reklamoni veten, duke përmendur historinë prapa arritjeve, aftësive, dhe pasionit për çdo gjë për të cilën po kërkoni.
Mundohuni të jeni sa më faktikë që të jetë e mundur. Kur është e mundur, gjithashtu mund të përdorni të dhëna për të mbështetur kualifikimet tuaja.
Ja një shembull praktik:
Kam zhvilluar pasionin tim për marketingun online gjatë praktikës qe kam kryer në [emrin e kompanisë]. Puna në një start-up të vogël më mundësoi të marr përvojë në nivelin fillestar në shumicën e kanaleve digjitale të marketingut. Tani, unë kam dëshirë të fitoj njohuri të avancuara duke marrë pjesë në programin [emri i universitetit] në Marketing Digjital.
Në këtë pjesë, ju mund të finalizoni letrën motivuese dhe ta dërgoni. Në këtë seksion, mund të:
Tani që e dini se si të strukturoni një letër motivuese, le të kalojmë në përmbajtje!
Mënyra më e mirë për të shmangur përgjithësimet dhe për të shtuar thellësinë e letrës motivuese është duke e përshtatur atë me organizatën dhe programin/pozitën specifike për të cilin po aplikoni:
Letra e motivimit duhet të tregojë se ju vërtet dëshironi të punoni apo studioni aty. Tregoni arsyet specifike, demonstroni njohuri, dhe shprehni pasionin për të aplikuar në atë institucion ose organizatë.
MOS GENJE!
Nëse shkruani ndonjë të pavërtetë, lexuesi do ta kuptojë atë. Në mënyrë të pavetëdijshme, nganjëherë ne fryjmë ndjenjat dhe idetë kur gënjejmë. Nëse tregoni një histori të rrejshme ose ekzagjeroni arritjet tuaja, konsideroni se kërkesa juaj u refuzua.
Çfarë ju motivoi të aplikoni për këtë pozitë apo program specifik?
Shembuj të letrave motivimi
Vizitoni faqen Leter motivimi për të shikuar shumë shembuj dhe modele të letrave për punë.
Abonohu për konkurset dhe lajmet më të fundit