Konkurs pune – Kontabilist
Kompania: AMC Corporation SH.P.K
Vendi i punës: Prishtinë, Kosovë
Pozita: Kontabilist
Paga: 800 – 1000 € (në varësi nga niveli i certifikimit dhe përvoja)
Kompania AMC Corporation SH.P.K po kërkon një kontabilist profesional për t’u bashkuar me ekipin tonë financiar.
Pozita përfshin menaxhimin e plotë financiar dhe kontabël të të gjitha kompanive brenda grupit AMC, si dhe përfaqësimin e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) kurdo që është e nevojshme.
Detyrat kryesore:
- Mbajtja dhe përditësimi i librave financiarë për të gjitha kompanitë nën grupin AMC
- Regjistrimi i faturave hyrëse dhe dalëse në QuickBooks
- Përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore
- Menaxhimi i arkeve, bankave dhe pajtimet financiare
- Përgatitja dhe dorëzimi i deklaratave tatimore në ATK
- Pjesëmarrja dhe përfaqësimi i kompanive gjatë kontrolleve tatimore ose takimeve me institucionet relevante
- Bashkëpunimi me auditorë, partnerë financiarë dhe menaxhmentin e kompanisë
-
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Kontabilitet, Financa ose Ekonomi
- Të paktën 2 vite përvojë pune në kontabilitet (preferohet në kompani private)
- Njohuri të avancuara në QuickBooks
- Njohuri të thella të legjislacionit tatimor dhe raportimit financiar në Kosovë
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative
- Certifikimet profesionale në kontabilitet (p.sh. SCAAK, ACCA) janë përparësi
-
Çfarë ofrohet:
- Paga konkurruese: 800 – 1000 €, në varësi nga kualifikimi dhe certifikimi
- Ambient profesional dhe bashkëpunues
- Mundësi zhvillimi karriere dhe trajnime profesionale
- Fleksibilitet dhe mbështetje në proceset e avancimit profesional
-
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përkatëse në emailin:
[email protected]
Afati i fundit për aplikim: 15 nëntor 2025