Blog > Udhëzues për punë

Struktura e CV-së

Struktura e CV-së

Shpesh kur shkruani një CV do të vëreni se ajo nuk ka një strukturë apo është shumë më e gjatë se sa dokumenti që fillimisht vendoset ta shkruani. Ky është ai momenti ku formatimi dhe qëndisja përfundimtare e rezymesë vjen ne skenë.

Në vijim japim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të përdorni informacionin që keni në rezyme në një strukturë reale:

Përdorni një shembull

Një mënyrë e dobishme për të strukturuar rezymenë tuaj në një rezyme reale është përdorimi i një shembulli të CV-së. Kastori ka disa shembuj për CV falas për shumicën e punëkërkuesve.

Dhe nëse jeni student ose i diplomuar së fundmi, mund të konsideroni të përdorni një model si ky që vendos arsimin në rend të parë.

Përshtate CV-në

Ndonjëherë ju gjeni një model që ju pëlqen, por disa nga detajet nuk janë saktësisht të përshtatshme për ju. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të fshini një paragraf ose të hiqni apo të shtoni pika në varësi të asaj që thekson secila punë e kaluar. Ose mbase seksioni i “Trajnimeve” do t’ju shërbente më mirë se sa një seksion i “Përvojës Vullnetare”. Sido që të jetë, mos hezitoni të përshtatni një model ekzistues për t’iu përshtatur nevojave tuaja aktuale.

Shqyrtoni renditjen

Përderisa shumica e njerëzve preferojnë të rendisin së pari përvojën e tyre profesionale, kjo nuk është gjithmonë mënyra më e mirë për të komunikuar që jeni i kualifikuar për një vend pune. Rezymeja juaj është mirë të komunikojë shpejt dhe qartë kualifikimin tuaj për rolin specifik në të cilin po aplikoni. Kjo do të thotë që ju keni nevojë të ristrukturoni përmbajtjen e CV-së në mënyrë që informacioni më i rëndësishëm të theksohet në përputhje me rrethanat.

Pra, nëse jeni sapo diplomuar, shkollimi juaj mund të renditet përpara historisë së punës. Ose nëse po kërkoni një pozitë jashtë fushës aktuale, mund të konsideroni së pari renditjen e shkathtësive tuaja.

Rregulloni përmbajtjen

Së pari vendosni se cilat informacione nga struktura e rezymese tuaj janë më të rëndësishme për punën në të cilën po aplikoni. Gjithmonë zgjidhni vetëm ato që janë më të rëndësishme për punën për të cilën po aplikoni. Për shembull, puna si shitës/e në dyqan në shkollë të mesme nuk ka nevojë të jetë në rezymenë tuaj nëse aplikoni për pozita të menaxhimit të projektit.

Pikat kryesore të jenë të rëndësishme

Nëse shqyrtoni shembuj dhe modele të ndryshme të rezymeve, do të shihni që nën çdo përvojë ka shpesh hapësirë për disa pika kryesore. Këtu mund të flisni për detyrat dhe arritjet e punës, duke nënvizuar aspektet e kaluara që janë më të rëndësishme për punën në të cilën po aplikoni.

Kurdo që keni mundësi, përfshini rezultatet e punës që keni bërë dhe përdorni numrat dhe statistikat për të përshkruar punët që keni bërë dhe ndikimin që keni arritur.

Menjanoni stilizimin e tepruar

Shumë kompani përdorin ‘sisteme të identifikimit të aplikantëve’ – softuere kompjuterike që klasifikojnë CV-të dhe identifikojnë aplikantët më të kualifikuar. Ky program nuk mund të lexojë shumë detaje – përfshirë kutitë e teksteve dhe grafikët – kështu që një rezyme e thjeshtë që bazohet në përdorimin e italikëve, bold fonteve, dhe nënvizimin për të theksuar tekstin është mënyra e qëlluar.

Përgatitni rezyme sa më të shkurtër

Në shumë profesione është praktikë e mirë të keni CV-në brenda një apo dy faqe. Jo vetëm që rekrutuesit kanë më shumë mundësi të lexojnë tërë CV-në, por gjithashtu është një mënyrë e mirë për t’u siguruar që po vendosni vetëm informacionin më të rëndësishëm.

 

--

 

© Faqja Blog dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake. Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.