Blog > Udhëzues për karrierë

Si të shkruajmë një letër motivimi për studime?

Si të shkruajmë një letër motivimi për studime?

Studentëve shpesh u kërkohet të shkruajnë letër motivimi për studime, apo aplikim në një kurs ose program universitar. Në vijim do të japim disa këshilla kryesore se si të shkruani një letër motivimi për studime.

Njiheni veten

Hapi i parë me rëndësi është të fokusoheni për të kuptuar pse jeni të interesuar në këtë universitet ose në këtë program të veçantë. Shkruani të paktën pesë tema specifike që ju bëjnë të dalloheni nga të tjerët. Ato tema pastaj do t’i përdorni në letrën tuaj, për t’i dëshmuar panelit të programit se jeni një kandidat i duhur.

Hulumto

Filloni me disa kërkime për universitetin, programin ose kursin në të cilin po aplikoni. Shkoni sa më thellë që mundeni. Gjeni detaje të tilla si misioni, vizioni dhe motoja e shkollës/universitetit apo edhe rezultatet e të mësuarit dhe programit. Këto pastaj zgjërohen kur filloni të hartoni letrën motivuese.

Sa më specifik dhe i detajuar të jeni në letrën tuaj aq më mirë. Gjithashtu, hulumtoni dhe inspirohuni prej shembujve të letrave motivimi që mund të gjeni në Kastori apo në internet.

Zhvilloje draftin e parë

Kjo është pjesë e rëndësishme e procesit të përpilimit të letrës suaj. Në rastet normale, zakonisht duhen rreth 3-4 drafte për të finalizuar një letër motivimi. Në secilin draft shkruani idetë kryesore dhe punoni në seksione. Kjo ndihmon në rrjedhën e letrës suaj. Për një letër motivuese paragrafët duhet të rrjedhin.

Kontrolloni a keni adresuar pyetjet kryesore

  • Kush jeni dhe për çfarë po aplikoni?
  • Si kuptuat për programin?
  • Pse doni të studioni në shkollë/kurs?
  • Çfarë ju bën kandidatin më të mirë për t’u pranuar?
  • Si përmbledhje, cilat kualifikime, përvoja të jetës, përvoja të punës, dhe cilësi personale, ju kanë përgatitur për universitet / programin / kursin?

Përfundoni letrën motivuese

Sigurohuni që letra juaj të jetë një faqe e gjatë, me fontin e duhur dhe të keni kontrolluar për drejtshkrim dhe gramatikë. Ne gjithashtu ju këshillojmë t’ua jepni disa njerëzve që ta lexojnë dhe t’ju japin komente. Kjo me të vërtetë ndihmon.

Një letër motivimi është mundësia e juaj për të paraqitur veten si një kandidat i motivuar dhe shumë i gatshëm për studime, për të fituar hyrjen në një universitet / program / kurs. Bëjeni letrën tuaj një përshkrim personal  të vetes për të treguar se kush jeni dhe pse doni të pranoheni.

***

 

Gjithmonë rregulloni letrën e motivimit sipas përshkrimit të vendit të punës, praktikës, kompanisë apo organizatës. Ose për shembull për eventin që ju intereson, si një kurs biznesi apo panairi i punës që aplikon përzgjedhje të CV-ve. Mbani në mend që letra e motivimit mbështet CV-në tuaj. Tregoni organizatës apo kompanisë ku jeni duke aplikuar, që ju i keni kushtuar vëmendje informacionit që keni dhënë aty.