Blog > Udhëzues për punë

5 gjërat që ua shkatërrojnë mundësitë për tu ftuar në intervistë pune

5 gjërat që ua shkatërrojnë mundësitë për tu ftuar në intervistë pune

Në tregun e sotëm të ashpër të punës, sigurohuni mos rastësisht jeni duke vështirësuar shanset për t’u ftuar në një intervistë pune.

Tregu i punës në ditët e sotme është jashtëzakonisht sfidues. Nganjëherë mund të duket e pamundur të ftohesh madje edhe në një intervistë pune. Por ka mënyra se si t’i shmangni disa nga grackat që zënë vend qysh në fillim në procesin e aplikimit të punës, dhe ju pengojnë të afroheni gjithnjë e më shumë te një menaxher i rekrutimit ose punësimit. 

Pesë situatat në vijim mund të shkatërrojnë mundësitë tuaja për të fituar intervistën aq të dëshiruar me një kompani.

1. Jeni i shpërqendruar

Të aplikosh për gjithçka që të bie në sy nënkupton që shumë prej vendeve të punës për të cilat jeni duke aplikuar nuk përputhen me kualifikimet tuaja. Sigurisht, ju mund të rregulloni CV-në dhe fjalët kyçe për secilën punë, por realiteti i vështirë është se nuk mund të falsifikosh në këtë mënyrë.

Ka vetëm një numër të kufizuar të punëve për të cilat ju jeni kandidati ideal. Pra, fokusohuni vetëm në ato lloj konkurse nëpër portal pune dhe aplikoni në to. Dhe sigurohuni që ka mjaft sosh për të pasë mundësi të mirë për një vend pune. Kjo jo vetëm që do të përqendrojë kërkimin tuaj, por do të përqendrojë mendimin kur përgatitni rezymenë (CV-në) dhe letrën e motivimit.

2. Ju nuk e keni përshtatur CV-në tuaj

Një tjetër gabim mund të ndodhë që në fillim kur nuk përfshini fjalë kyçe në CV. Shumë biznese dhe organizata përdorin softuerë për të kontrolluar CV-të, dhe 75% e rezymeve refuzohen sepse nuk kanë fjalët kyçe specifike.

"Çdo CV që ju dorëzoni duhet të ketë specifika që kthen një përgjigje pozitive nga softueri" thonë shumë rekrutues ndërkombëtar. Ky sistem kërkon fjalët që kanë të bëjnë me grupe specifike të shkathtësive në konkurset që reklamohen. Për shembull, për një pozitë financiare junior, punëdhënësi mund të listojë një aplikacion specifik financiar të cilin dëshiron që kandidati të jetë i përgatitur dhe certifikuar për të.

Nëse e shihni një fjalë kyçe specifike që kërkohet në përshkrimin e punës për të cilin po aplikoni, kjo është një shenjë paralajmëruese qe këtë fjalë duhet ta përfshini dhe përshtatni në CV-në tuaj.

Sistemi i gjurmimit të aplikantëve që përdorin organizatat dhe bizneset është shumë i saktë në atë që kërkon, prandaj mos provo të jesh kreativ ose të përdorësh akronimet. Nëse shënoni se keni një MBA ose jeni një Msc, sistemi nuk do t’i njohë këto fjalë kredenciale përveç nëse i shqiptoni fjalë për fjalë edhe pa shkurtesa.

3. LinkedIn-i juaj nuk përputhet

LinkedIn mund të jetë një faqe e shkëlqyeshme në kërkimin të punës, por vetëm nëse përputhet me përshkrimin tuaj ideal të punës, letrën e motivimit dhe CV-në. Nëse profili juaj nuk përputhet, ju do të dërgoni mesazhin se ‘Unë thjesht po kërkoj një punë, edhe pse e përshtata CV-në time për ju, në realitet është vetëm një nga një njëqind gjërat që jam duke kërkuar.”

Një arsye tjetër që profili juaj i LinkedIn duhet të përshtatet me këto dokumente është se rekrutuesit janë duke përdorur vazhdimisht LinkedIn-in, duke skanuar fjalët kyçe që zbulojnë kandidatët idealë.

Nëse përshkrimi juaj i LinkedIn bart fjalët kyçe që janë në përshkrimin tuaj ideal të punës, letrën e motivimit dhe rezymenë, shanset janë më të larta se do të përzgjidheni nga rekrutuesit për një punë që ju përshtateni.

Kështu që sigurohuni që profili juaj LinkedIn të përshtatet, dhe për rezultate më të mira, sigurohuni që të keni një foto profesionale dhe postime të forta. Një punëdhënës i mundshëm do të marrë parasysh të gjitha këto.

4. Mediat tuaja sociale krijojnë problem për intervistë pune

Mediat sociale mund të bëjnë kërdi gjatë kërkimit të punës nëse llogaritë tua të Twitteri-t, Instagram-it, ose Facebook-ut, paraqesin një imazh të papërshtatshëm ose kontradiktor për ju.

Mos harroni, synimi është që të keni të gjithë profilin tuaj – letrën e motivimit, CV-në, profilin e LinkedIn-it dhe llogaritë e tjera të mediave sociale – të gjitha përçojnë një imazh profesional të qartë dhe të qëndrueshëm për ju.

Mbani në mend se çdo punëdhënës i mundshëm ka të ngjarë të kontrollojë të gjitha mediat tuaja sociale dhe të shikojë nëse imazhi i juaj mbështet qëllimet tuaja profesionale.

5. Profili juaj nuk është i denjë për kërkim në Google

Një mënyrë e fundit për të dëmtuar shanset tuaja për të fituar një interviste pune është të keni një identitet në Google që i largon punëdhënësit. Google ka pasqyren e vet për këdo dhe është mirë të siguroheni që kjo faqe projekton “brendin” tuaj siç duhet.

Kërko veten në Google, dhe shiko çfarë del. Nëse asgjë, atëherë jeni në telashe. Çdo punëdhënës i mundshëm do ta shihte këtë si mangësi.

Në fakt, hulumtimi i CareerBuilder ka treguar se 47% e punëdhënësve kanë më pak të ngjarë të intervistojnë një kandidat, kërkimi i të cilit në Google nuk paraqet ndonjë gjë.

Një profil i mirë në Google për ju do të tregojë të gjitha dimensionet e rëndësishme të imazhit tuaj profesional, të nxjerra nga LinkedIn dhe faqet e mediave sociale.

Nëse dëshironi që rezymeja e juaj në Google të jetë e plotë, përdorni të njëjtin emër kudo kur “publikoni” informacione për veten tuaj.

Për shembull, ju nuk dëshironi të përdorni Alban Krasniqi në rezymenë tuaj, Alban S. Krasniqi në LinkedIn, Alb Kras në Twitter dhe AK Prizren në Instagram. Kjo do të turbullojë audiencën dhe dëmtojë dukjen tuaj. Në vend të kësaj, përdorni një emër dhe një titull për t’i mbajtur gjërat në përputhshmëri.

Lexo më shumë: Përgatitja e aplikacionit për punë