Zyrtar/e për Transport

drenas logo e1558609641693
Opština Glogovac
Objavljeno
06/12/2021
Grad
Glogovac
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

RN00007881
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 15/11/2021
Afati për aplikim: 06/12/2021 - 19/12/2021

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000386 | RN00006503 | Zyrtar për Transport 1 | Profesional 3 | 6 | Komuna Drenas Sektori i Shërbimeve Publike

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Drenas shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të inxhinierisë Mekanike 
  • Institucioni Komuna Drenas 
  • Nr. i Referencës RN00007881 
  • Kodi RPC0001689 
  • Data e njoftimit 15.11.2021 
  • Afati për aplikim 06.12.2021 - 19.12.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të  objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave; 
  2. Merr pjesë në planifikimin dhe përgatitjen e programit në fushën e transportit dhe siguron  mbarëvajtjen e punëve lidhur me shërbimet e transportit; 
  3. Propozon masa adekuate për zgjidhjen funksionale dhe efikase të organizimit për transportin  dhe shërbimin taksi; 
  4. Në bashkëpunim me inspektorët komunal dhe njësit e trafikut të policisë, kontrollon dhe propozon  masat e nevojshme për zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi;  
  5. Harton planin preliminar dhe rendin e udhëtimit për linjat urbane dhe periferike dhe në bazë të  planit egzistues, propozon format e transportit;  
  6. Koordinon aktivitetet me kompanitë komunale dhe kontraktuese për transport dhe trafik; 
  7. Bashkëpunon me zyrtarët tjerë në kuadër të drejtorisë për realizimin sa më efikas të detyrave  nga fushëveprimi i saj;  
  8. Kryen edhe detyra tjera  në përputhje me  ligjet dhe rregullorët të cilat mund të kërkohen në mënyrë  të arsyshme kohë pas kohe nga mbikëqyërsi; 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar Diplomë të studimeve Universitare më të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.  Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – Komunikacion, 

Përvoja e punës: nuk kërkohet.    

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe  trajnimeve bazike;  
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;  
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata  tek të tjerët;  

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri lidhur me ligjet e aplikueshme  që lidhen me vendin e punës; 
  • Njohuri me rregullore mbi transportin lokal; 
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike; 
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion; 
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata  tek të tjerët; 
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Slični oglasi

11/01/2022
04/01/2022
Liferues   Priština
01/01/2022