Zyrtar/e për Transport (2)

kpk e1623864352872
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)
Objavljeno
29/07/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK/Nr. 193/2021 të datës 26 Mars 2021, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall këtë:

K O N K U R S

Zyrtar për Transport 3, dy (2) vende pune

  • Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit , një (1) pozitë
  • Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, një (1) pozitë

Referenca: Kodi: KPK/SKPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/ZMNV/POZ – 011
Emri pozitës: Zyrtar për Transport 3
Pozita: Pozitë e karrierës
Niveli: Administrativ
Grada: 12
Raporton tek: Administratori i Prokurorisë, Menaxheri i ZMNV- së
Koeficienti: Pesë pikë pesë (5.5)
Akti i emërimit: Pa afat
Puna Provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:

  • Ofrimi i shërbimeve të transportit për prokurorë dhe stafin e
  • Kujdeset për aktivitetet e drejtpërdrejta të lidhura me transportin në institucion dhe mirëmbajtjen e

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Kryen punën e vozitjes së prokurorëve dhe stafit në bazë të orarit dhe caktimeve zyrtare, në nivel të prokurorisë;
  • Mirëmban automjetin me të cilin kryen detyrat e punës apo me të cilin është i ngarkuar;
  • Merr pjesë në planifikimin dhe përgatitjen e programit në fushën e transportit dhe siguron mbarëvajtjen e punëve lidhur me shërbimet e transportit;
  • Është përgjegjës për sigurimin e servisimit dhe mirëmbajtjes së mjeteve transportuese të institucionit;
  • Mban të dhënat për përdorimin, sevisimin e automjeteve dhe përgatit dokumentet e nevojshëm për përdorimin e tyre;
  • Kujdeset që automjetet e institucionit të përdorën në mënyrë sa më racionale;
  • Ofron shërbime të transportit sipas nevojave;
  • Kryen edhe detyra tjera në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen nga mbikëqyrësi.

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:

  • Njohuri të duhura profesionale për kryerjen e detyrës së zyrtarit për transport 3;
  • Shkathtësi për të caktuar dhe vlerësuar punën sipas rëndësisë dhe prioriteteve;
  • I gatshëm të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme;
  • Të ketë gatishmëri për kryerjen e punëve nën presion;
  • Shkathtësi në aplikacione të programeve Internet, Word,

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Shkolla e mesme;
  • Të posedojë patentë shofer për kategorinë “B”.

Përvoja e Punës:

  • Së paku 3 vite përvojë

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 28.07.2021 deri me datë 11.08.2021 si datë e mbylljes së konkursit.

  • Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: prokuroria-rks.org
  • Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati VII, Zyra 702, Prishtinë, Kosovë.
  • Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: “Luan Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.
  • Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen
  • Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 16:00.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.”

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet si dëshmi mbi përvojën e punës);
  • Dy rekomandime (nëse keni);
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Dokumentin e identifikimitletërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën

Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.

Potpuno saopštenje.

Slični oglasi