Zyrtar/e për Lektorim

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
Komuna Klinë
Objavljeno
06/12/2021
Grad
Klina
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

RN00007882
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 15/11/2021
Afati për aplikim: 06/12/2021 - 14/12/2021

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001537 | RN00007718 | Zyrtar për Lektorim Profesional 2 | 6 | Komuna Klinë | Drejtoria e Administratës / Zyrtar per Lektorim

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Klinë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Shkencave Shoqërore 
  • Institucioni Komuna Klinë 
  • Nr. i Referencës RN00007882 
  • Kodi RPC0001690 
  • Data e njoftimit 15.11.2021 
  • Afati për aplikim 06.12.2021 - 14.12.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara  në bazë tëobjektivave dhe jep rekomandime për realizimin e këtyre objektivave; 10%  
  2. Bën lekturimin e të gjitha dokumenteve, shkresave dhe vendimeve të hartuar nga njësitë organizative të ministrisë; 20%
  3. Bashkëpunon ngushtë me të gjithë njësit organizative të ministrisë lidhur me përgatitjen e dokumenteve në aspektin drejtshkrimor, shenjave  të pikësimit, gramatikës si dhe kuptimin e fjalëve; 15%
  4. Përkujdeset për lekturimin e shkresave, dokumenteve të përkthyera në gjuhën shqipe;15%
  5. Ndihmon në përcaktimin dhe në harmonizimin e terminologjisë për shkresat dhe dokumentet e përkthyera;15%  
  6. Ndihmon dhe shoqëron përkthyesit dhe zyrtarët tjerë sa i përket aspektit drejtshkrimor, shenjave të pikësimit, gramatikës si dhe kuptimin e fjalëve; 10%  
  7. Mban bazën e të dhënave të informacioneve për shkresat , dokumentet dhe aktet ligjore të lekturuara;10%
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi;5%.

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare, Fakulteti Filologjik-Gjuhe dhe Letersi Shqipe me të  paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e  kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e  pozitës së lirë të punës.  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike 
  • Nivel të lartë të njohurive  profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe  përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose  analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime  profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të  rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe  formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal,  përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike;   

  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar; 
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara; 
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek  të tjerët;  
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Slični oglasi