Zyrtar/e për Kadastër dhe Gjeodezi

50x50 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Opština Đakovica
Objavljeno
30/09/2021
Grad
Đakovica
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Kodi RPC0001157
Nr. i Referencës RN00007316
Titulli i pozitës Zyrtar për Kadastër dhe Gjeodezi
Klasa e pozitës Profesional 2
Koeficienti  26
Institucioni Komuna Gjakovë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Gjakovë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë të Gjeodezisë
Institucioni Komuna Gjakovë
Nr. i Referencës RN00007548
Kodi RPC0001381
Data e njoftimit 27.08.2021
Afati për aplikim 30.09.2021 - 14.10.2021

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  2. Shqyrtimi paraprak i kërkesave lidhur me të drejtat e pronësisë dhe vendosja për aprovimin ose refuzimin e kërkesave si dhe bën grumbullimin e të dhënave të pasurisë së paluajtshme në terren me qëllim të regjistrimit në sistemin e kadastrit dhe rregullimin e kufijve të pasurive të paluajtshme;
  3. Ndihmon në shqyrtimin dhe vendosjen e kërkesave për regjistrimin dhe bartjen e të drejtës së pronësisë në bazë të kontratës për shitblerje dhe udhëzon palët për të drejtën e pronës si dhe përgatit dokumentet e nevojshme për infrastrukturën rrugore përfshirë incizimet gjeodezike te të gjitha profileve;
  4. Vendos për lëshimin e kopjeve të planit, dëshminë poseduese të pronës dhe dokumenteve tjera që lëshohen nga sektori i kadastrit dhe gjeodezisë si dhe kryen matje dhe përpunimin e matjeve, si dhe llogaritjen e koordinatave të matjeve dhe bënë kontrollin e matjeve me kushtet e bazave gjeodezike;
  5. Bashkëpunon me sektorin për çështje pronësore juridike lidhur me çështjet ligjore që paraqiten në sektorin e kadastrit dhe gjeodezisë si dhe përcjell të gjitha ndërrimet në sipërfaqen e tokës, duke harmonizuar gjendjen reale në terren me gjendjen në planet dhe operativat kadastrale;
  6. Regjistron të drejtat e pronësisë së paluajtshme, tokave, objekteve në regjistrin kadastral, si dhe regjistrimin dhe çregjistrimin e hipotekave si dhe bën përkufizimin e zonave kadastrale dhe merr pjesë në përgatitjen e terrenit për matjet e reja;
  7. Bën korrigjimin e regjistrit të drejtës së pronësisë sipas procedurave dhe zbaton të gjitha dispozitat pozitive në fuqi lidhur me regjistrimin e pronës si dhe kryen matjen e ndërtesave, matjen e perçojave, përcaktimin e kufijve të parcelave, rregullimin e kufijve të parcelave, identifikimin e parcelave etj.;
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare në Gjeodezi me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Njohuri profesionale në fushën e gjeodezisë dhe kadastrit;
  • Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

23/11/2021
23/11/2021
23/11/2021
22/11/2021