Zyrtar/e për Auditim të Brendshëm

KRM Pastertia Ferizaj 150x150 1 e1611493873599
KRM Pastertia
Objavljeno
29/10/2021
Grad
Uroševac
Kategorija
Auditim  
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM”Pastërtia”Sh.A.Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur me datë 08.30.2021, bazuar në Nenin 21.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr.03/L-087 dhe Nenin 13 të Ligjit Nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, nenin 22 të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike nr.06/L-021, nenin 15 të Statutit të Kompanisë, merr vendim të shpallë:

KONKURS

Numri i referencës së pozitës së punës: 5411 /21
Titulli i pozitës: Zyrtar për Auditim të Brendshëm në KRM "Pastërtia” Sh.A. Ferizaj.
Raportimi: Komisionit për Auditim të Brendshëm në KRM "Pastërtia” Sh.A. Ferizaj.

Pozita: Zyrtar për Auditim të Brendshëm emërohet nga Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj me mandat tre (3) vjeçar.

Koeficienti: Kompensimin e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm e përcakton Bordi i Drejtorëve të KRM "Pastërtia” Sh.A.Ferizaj.

Vendi i Punës: KRM "Pastërtia” Sh.A. Rr. "Enver Topalli” Nr.47, Ferizaj.

Detyrat dhe përgjegjësit

  • Përpilimi i procedurave të auditimit, planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transakcionet e kompanisë konform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të kompanisë të bazuar në legjislacionin e aplikueshëm.
  • Auditimi i planeve të investimeve dhe financave të kompanisë, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor.
  • Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat fmanciare që kërkon ligji.
  • Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi objektiv i burimeve të kompanisë, dhënja e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit të Brendshëm dhe Menaxhmentin e kompanisë.
  • Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin e të gjitha ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe Komisionit për Auditimi të Brendshëm ti jep çfaredo vërejtje ose sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme.
  • Verifikimin e rregullt të përshtatshmërisë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim që të sigurojnë që librat dhe dokumentacioni i kompanisë duke përfshirë dokumentacionin financiar të mbahen në përputhje me standardet e kontabilitetit, ligjin dhe që projekt-deklaratat vjetore financiare të përgatiten në mënyrë të rregullt.
  • Raportimi i rregullt para Komisionit për Auditimi të Brendshëm dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ky Komision.
  • Udhëheq dhe drejton të gjitha aktivitetet e Auditimit të Brendshëm.

Kualifikimi dhe Aftësitë

  • Diplomë Universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike apo fusha të tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet
  • Të ketë certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave.
  • Të jetë Auditor i licencuar ose Kontabilist i Licencuar.
  • Së paku tri (3) vite përvojë pune të dëshmuara në menaxhim fmanciar.
  • Aftësi të komunikimit dhe të bashkëpunimit me menaxhmentin dhe stafin e kompanisë.
  • Njohës i mirë i punës me kompjuter.

Procedura e Aplikimit

  • Aplikacioni për punë - Kërkesa.
  • Biografia CV -ja dhe Letërnjoftimi fotokopje.
  • Letërmotivimi.
  • Diploma e Fakultetiti (e noterizuar)
  • Çertifikata e Auditorit të licencuar apo e Kontabilistit të licencuar.
  • Dëshmi mbi përvojën e punës si dhe dëshmi tjera në bazë të kualifikimit dhe aftësive.
  • Të mos ketë dosje penale (të vërtetuar me certifikatë nga ana e gjykatës kompetente).
  • Kërkesa për punësim (Formulari merret në zvret e KRM "Pastërtia" Sh.A Ferizai).
  • Deklarata nën betim (Formulari merret në zvret e KRM "Pastërtia" Sh.A Ferizai).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në gazetë duke filluar nga data 29.10.2021 deri më 12.11.2021, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Dokumentet dorëzohen në Departamentin e Administratës të KRM”Pastërtia”Sh.A. Rr.”Enver Topalli” Nr.47, Ferizaj prej orë 09:00 - 16:00. Tel. për kontakt 0290/325-025, 044/127-242

Prano njoftimet me email