Zyrtar/e për Arkiv

komuna obiliq 1 e1558652436109
Komuna Obiliq
Objavljeno
31/12/2021
Grad
Obilić
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

RN00007958
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 09/12/2021
Afati për aplikim: 31/12/2021 - 11/01/2022

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000736 | RN00006865 | Zyrtar për Arkiv 3 | Profesional 4 | 5 | Komuna Obiliq | Sektori Administrate / Komuna e Obiliqit

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Obiliq shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Arkiv - Dokumentacionit 
  • Institucioni Komuna Obiliq 
  • Nr. i Referencës RN00007958 
  • Kodi RPC0001764 
  • Data e njoftimit 09.12.2021 
  • Afati për aplikim 31.12.2021 - 11.01.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Pranon lëndët e kryera për arkiv dhe kujdeset për arkivimin dhe i sistemon sipas klasifikimit të  lëndëve arkivore dhe shenjave,
  • Kryen procedurat e ç, lajmërimin e materialit të pa vlerë –materialit regjistrues nga arkiva sipas afatit  të ruajtjes,
  • Bënë rregullimin e lëndëve arkivore me revers, lëshon lëndët arkivore dhe udhëheqë evidencën e  dhënies së lëndëve nga arkiva,
  • U jep ndihmë profesionale palëve në përpilimin e shkresave,
  • Koordinon punën me nëpunësit që merren me postën për shpërndarjen e postës, shkresave jashtë,
  • Formon data bazën e arkivës në mënyrë elektronike,
  • Kryen edhe punë të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në  mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi .

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

a) Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e shkollës së mesme apo ekuivalente me to.  

Fusha e kërkuar e arsimit : Drejtësi/Histori/Letërsi arkivistik 

b) Kualifikime të posaçme formale: Nuk ka.  

c) Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet  

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  1. Njohuritë bazike sipas fushë të arsimit përkatës;  
  2. Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar 
  3. Aftësi në kuptimin dhe zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi  i punës;
  4. Aftësi për të punuar në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  5. Aftësi për të zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  6. Shkathtësi në komunikim, me stafin të  njëjtin nivel brenda institucionit
  7. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power  Point);

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Aftësi në kuptimin dhe zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i  punës; 
  • Aftësi për të punuar në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Aftësi për të zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

 

Slični oglasi

17/01/2022
17/01/2022