Zyrtar/e Ligjor/e, Zyrtar/e i/e Lartë për Paga

qkuk 1 e1632724536844
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Objavljeno
11/12/2021
Ističe
18/12/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

RN00007869
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 10/11/2021
Afati për aplikim: 11/12/2021 - 18/12/2021

Në bazë të nenit 9, nenit 66 paragrafi 1, nenit 67 paragrafi. 1, pika 3.2, paragrafi 5, 6 dhe 10, nenit, nenit 69 paragrafi 1 e Ligjit Nr. 0GJL-114 për Zyrtarët Publik: nenit 6 paragrafi 1.1 dhe nenit 13 pika 1 dhe 3 të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Qendra Klinike Universitar e Kosovës (SHSKUK), nenit 10, paragrafi 1.1.3 dhe paragrafit 1.1.4 si dhe neni 13 pika 1 të Statutit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Nenit 62 paragrafi 6 të Ligjit Nr. 04IL-125, për Shëndetësi, Shkresës së aprovuar nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së më nr. protokoli 1662 të datës 29.07.2021, dhe Njoftimit nr. 7224, të datës 05.11.2021, Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK shpallë:

KONKURS

Institucioni: Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Pozitat e kërkuara në QKUK:

  • Zyrtar/e Ligjor në Zyrën për Çështje Juridike (1 pozitë) dhe
  • Zyrtar/e i/e Lartë për paga në Sektorin për Buxhet dhe Financa (1 pozitë)

I. Titulli i vendit të punës: Një (1) Zyrtar Ligjor në Zyrën për Çështje Juridike
Koeficienti i pagës: (7.2)
Norma e punës: Orar i plotë (40 orë në javë)
Kontrata: e përhershme.
Raporton: Shefeslit të Zyrës për Çështje Ligjore në QKUK,
Nr. i Referencës: QKUK-07/2021-11/2

Qëllimi kryesor i vendit të punës:

Të jetë përgjegjës dhe efikas në ofrimin e shërbimit të punëve juridike. Të ofrojë mbështjetje ligjore në hartimin e akteve juridike dhe administrative nga fushëveprimi i QKUK-së. të ofroj rekomandime dhe këshilla ligjore për punonjësit e QKUK-së, sipas kërkesës.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Zyrtar Ligjor:

  • Identifikimin e ligjeve pozitive dhe zbatimin e tyre
  • Hartimin e vendimeve, propozimeve dhe të akteve të ndryshme të kërkuara nga Shefi i Zyrës
  • Siguron komunikim dhe pranimin e palëve sipas rasteve dhe nevojave të palëve
  • Ofron shërbime gjithë stafit të QKUK-së lidhur me çështjet ligjore-juridike përmes sigurimit të këshillave të duhura rreth aspekteve juridike
  • Kryen shërbime juridike edhe shërbime tjera për nevoja të SHSKUK-së
  • Pranon thirrjet, aktgjykimet dhe shkresat e ndryshme nga gjykata, përgatit shkresat për gjykatë si përgjigjet në padi, ankesat dhe veprimet tjera procedurale dhe pas përfundimit të lëndës i ruan ato në kartotekë të veçantë
  • Përfaqëson QKUK-në në konteste të ndryshme në gjykatë sipas autorizimit
  • Bashkërendon dhe ndërlidh punët sipas nevojës me zyrtarët e tjerë ligjor të zyrës
  • Përpilon raporte të rregullta pune.

Njohuria, shkathtësitë, aftësitë, kualifikimi dhe përvoja e kërkuar:

  • Diploma e Fakultetit Juridi ose Bachelor i Shkencave juridike
  • Dy (2) vjet përvojë punë profesionale - deshmi
  • Njohja e mirë e legjislacionit relevant në lëmin e shëndetësisë dhe shërbimit publik të Kosovës
  • Njohja e Gjuhës angleze — e deshirueshme
  • Njohja e punës me kompjuter është e domosdoshme
  • Të këtë shkathtësi për të krijuar marrëdhënie të mira ndërpersonale
  • Aftësi për të ndihmuar dhe për të bashkëpunuar me të tjerët
  • Aftësi për të punuar pa mbikëqyrje
  • Shkathtësi në komunikim dhe negocim
  • Certifikata e lindjes
  • Leternjoftimi, fotokopje
  • Të mos jet i denuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje —( Vërtetimin nga Gjykata Kompetente origjinal).
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse — Certifikatë mjekësore
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

II. Titulli i vendit të punës: Një (1) Zyrtar i Lart për Paga në Sektorin për Buxhet dhe Financa
Koeficienti i pagës: (8.4)
Norma e punës: Orar i plotë (40 orë në javë)
Kontrata: e përhershme
Raporton: Shefit të Sektorit për Buxhet dhe Financa në QKUK
Nr. i Referencës: QKUK-07/2021-11/2

Qëllimi kryesor i vendit të punës:

Të jetë përgjegjës dhe efikas në ofrimin e shërbimeve të duhura në Sektor. Të bashkëpunoj ngusht me stafin në mes Klinikave, Instituteve dhe Shërbimeve në QKUK konform Rregullorëve dhe Ligjeve në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë e ZyrtaritJes të Lartë për Paga:

  • Benë evidencimin e listave të meditjeve, ndrrimeve të natës dhe kujdestarive nga klinikat
  • Bën përllogaritjen e meditjeve, ndrrimeve të natës dhe kujdestarive
  • Përgatisin dhe kalkulojnë ndryshimet e ndodhura në meditje të stafit
  • Përgatitja dhe kryerje ndalesave
  • Koordinimi dhe bashkëpunimi në mes klinikave, instituteve dhe shërbimeve
  • Respektimi dhe zbatimi i rregullorëve dhe ligjeve në fuqi
  • Harmonizimi dhe barazimi i shenimëve dhe ndalesat me bankë dhe friballancit
  • Sigurimi dhe shpërndarja e listave të pagave për nënshkrime
  • Kryen edhe detyra tjera sipas urdhëresës nga menaxheri ) shefi.

Njohuria, shkathtësitë, aftësitë, kualifikimi dhe përvoja e kërkuar:

  • Fakulteti Ekonomik ose Bachelor i ekonomisë:
  • Shkathtësi organizative dhe komunikimi:
  • Përvojë pune se paku 3 vjet nga lëmia e financave - Deshmi :
  • Njohja e Gjuhës angleze — e deshirueshme:
  • Njohja e punës me kompjuter është e domosdoshme:
  • Të këtë shkathtësi për të krijuar marrëdhënie të mira ndërpersonale:
  • Aftësi për të ndihmuar dhe për të bashkëpunuar me të tjerët:
  • Aftësi për të punuar pa mbikëqyrje:
  • Certifikata e lindjes:
  • Leternjoftimi, fotokopje:
  • Të mos jet i denuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje — Certifikat që nuk je nën hetime:
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse — Certifikatë mjekësore,
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Dokumentacioni i bashkangjitur këtij aplikimi nuk kthehet.

  • Origjinalin e këtyre dokumenteve ose të vërtetuara të noteri do të kërkohet vetëm atëherë
    kur kandidati thirret për punë.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat (të kërkuar) si dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar nga kjo fushë.

Procedurat e konkurimit: Hapja e procedurës së konkurrimit shpallet nga NJBNJ, në vveb faqen e konkurrimeve të SIMBNI, të paktën 30 ditë para datës së planifikuar për paraqitjen e aplikimit nga kandidatët e interesuar. Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 8 ditë kalendarike pas përundimit të njoftimit në vveb-
faqe të SIMBNJ.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren, plotësohet dhe dorëzohen në Sektorin e Personelit të QKUK-së.

Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Të gjitha
dokumentet dhe dëshmitë profesionale t'i bashkëngjiten aplikacionit. Tel. 03875 12-667

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.