Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të AKKVP

64x64 republika e kosoves e1610568046502
Ured premijera
Objavljeno
26/08/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Datë: 23.09.2021

N J O F T I M

Për Zgjatjen e Afatit të Konkursit

Zgjatet afati i konkursit të publikuar  në Web faqen e Zyrës së Kryeministrit, me datën 26 gusht 2021 deri me datën 23 shtator 2021 për:

  • Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Konkursi zgjatet për pesë (5) ditë pune deri më datën 30 shtator 2021.

Për çdo  informacion  mund te kontaktoni në  telefonin me  nr. 038-200 14 400.

---

Në mbështetje të nenit 7 të Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, dhe të nenit 8 të Rregullores nr.10/2017 për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Organizimin e Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Zyra e Kryeministrit shpall:

KONKURS

Për  Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Kriteret që duhet t’i plotësojnë kandidatët për përzgjedhjen e Zëvendësdrejtorit janë:

  • Diplomë universitare në fushën relevante;
  • Së paku tetë (8) vjet përvojë pune profesionale nga të cilat së paku pesë (5) vjet përvojë në pozitë udhëheqëse;
  • Të ketë aftësi të larta organizative dhe drejtuese;
  • Të ketë aftësi të larta komunikimi dhe negocimi;
  • Të jetë njohës i fushës së të drejtës pronësore.

Zëvendësdrejtori emërohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas propozimit  nga Kryeministri me mandat pesë (5) vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët për Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës);
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime;
  • Shtetas i Republikës së Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i pozitës në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrën e Sekretariatit Koordinues të Qeverisë, në Zyrën e Kryeministrit, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, Zyra  Nr. 34.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet, origjinalet mund të kërkohen nga komisioni përzgjedhës.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038/200 14 400.

Afati i konkursit është i hapur 20 ditë pune nga data e publikimit në Web faqen e Zyrës së Kryeministrit  (nga data 26 gusht 2021 deri me 23 shtator 2021).

Prano njoftimet me email