Zëvendësdrejtor/e të Sekretarisë Ekzekutive të AKKVP

64x64 republika e kosoves e1610568046502
Ured premijera
Objavljeno
20/10/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Verifikim të Pronës, dhe të nenit 8 të Rregullores nr.10/2017 për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Organizimin e Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Zyra e Kryeministrit shpall:

KONKURS

Për  Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Kriteret që duhet t’i plotësojnë kandidatët për përzgjedhjen e Zëvendësdrejtorit janë:

  • Diplomë universitare në fushën relevante;
  • Së paku tetë (8) vjet përvojë pune profesionale nga të cilat së paku pesë (5) vjet përvojë në pozitë udhëheqëse;
  • Të ketë aftësi të larta organizative dhe drejtuese;
  • Të ketë aftësi të larta komunikimi dhe negocimi;
  • Të jetë njohës i fushës së të drejtës pronësore.

Zëvendësdrejtori emërohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pas propozimit  nga Kryeministri me mandat pesë (5) vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët për Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës);
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime;
  • Shtetas i Republikës së Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i pozitës në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrën e Sekretariatit Koordinues të Qeverisë, në Zyrën e Kryeministrit, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, Zyra  Nr. 34.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet, origjinalet mund të kërkohen nga komisioni përzgjedhës.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038/200 14 400.

Afati i konkursit është i hapur 20 ditë pune nga data e publikimit në Web faqen e Zyrës së Kryeministrit  (nga data 21 tetor 2021 deri me 17 nëntor 2021).

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email