Vlerësimi i kolateralit (pronat e luajtshme dhe të paluajtshme)

procredit bank squarelogo
ProCredit Bank
Objavljeno
09/11/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Tenderi  

Opis

Banka ProCredit i fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për: 

T-0014-11-2021 - Vlerësimi i kolateralit (pronat e luajtshme dhe të paluajtshme) për nevojat e Bankës ProCredit. 

Të interesuarit mund t'i kërkojnë dokumentet për aplikim prej datës 08 Nëntor 2021 në e-mail adresën kos.Procurement@procredit-group.com 

Vërejtje:

  • Banka ProCredit është deklarues i TVSH-. Të gjitha çmimet e ofruara nga ofertuesit të cilët janë deklarues të TVSH-së duhet që ta listojnë ndarazi vlerën e TVSH-, ndërsa ofertuesit që nuk janë deklarues të TVSH-së (bëjne shitje të përjashtuar nga TVSH-ja), nuk duhet të listojnë ndarazi vlerën e TVSH-së.
  • Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH-në ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH-së është e përfshirë brenda çmimit.
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë katër muaj (120 ditë) nga dita e dorëzimit.
  • Çmimet kuotohen në Euro (€).
  • Ofertuesi duhet të paraqesë referenca të saj mbi shërbimet e ngjashme të ofruara më herët.
  • Banka ProCredit mban të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë e kualifikuara për ofertim.
  • Kompania e përzgjedhur duhet të jetë e gatshme të ofrojë shërbimet në momentin që kërkohet nga banka ProCredit.
  • Banka ProCredit ka të drejtë të anulojë tenderin dhe/ose ndryshojë karakteristikat e tenderit dhe ti ftojë pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre

Data e fundit për dorëzimin e ofertës së kompletuar është 19 Nëntor 2021, ora 14:00h. 

Oferta duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur dhe e shënuar qartë T-0014-11-2021 - Vlerësimi i kolateralit (pronat e luajtshme dhe të paluajtshme) për nevojat e Bankës ProCredit” në Zyrën Qendrore të Bankës ProCredit (Rr. Xhorxh Bush Nr. 26, 10000 Prishtinë)

Çdo pyetje shtesë rreth kësaj ftese për ofertë mund ta adresoni në: kos.procurement@procredit-group.com 

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

07/12/2021
06/12/2021
06/12/2021