Vende të lira të punës (42)

komuna istog e1558652144905
Opština Istok
Objavljeno
06/08/2021
Grad
Istok
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog duke u bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit Nr.067 L-114 për Zyrtaret Publik nenit 8 të Ligjit Nr,037L-212 të Punës, nenit 35 të Ligjit Nr.047L-032 Për
Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit Nr.03 L-068 për Arsim në Komunat e
Republikës së Kosovës, UA-MPMS, Nr.07,2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në
Sektorin Publik ,UVA-MASHT, Nr.0572021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit
të Përgjithshëm, si dhe UA-MASHT, Nr.05, 2015 për Normativin për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional , shpall këtë:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës/e, viti shkollor 2021, 2022

SHFMU “Bajram Curri” në Istog

  1. Një mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane, vend i lirë i punës normë e plotë.
  2. Dy mësimdhënës/e për Gjuhë Shqipe, vende të lira të punës nga data 03.03.2022
  3. Një mësimdhënës/e për nivelin 1-5, vendii lirë i punës paralelja e ndarë në Cerrcë
  4. Një mësimdhënës/e për nivelin 1-5, zëvendësim, derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë paralelja e ndarë në Dubravë.

SHFMU “Hysni Zajmi” në Vrellë

  1. Një mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane, me normë të plotë në dy shkolla, Hysni Zajmi” Vrellë dhe “Zymer Zeka” në Kaliqan.
  2. Një mësimdhënës/e për Fizikë, normë jo e plotë në dy shkolla, “Hysni Zajmi” Vrellë dhe ” Zymer Zeka” në Kaliqan, vendi i lirë i punës prej 15.10.2021.

SHFMU “Martin Camaj” në Gurrakoc

  1. Një mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane, me normë të plotë, në dy shkolla në SHFMU “Martin Camaj” në Gurrakoc dhe “Bajram Curri” në Istog.
  2. Një mësimdhënës/e për nivelin 1-5, zëvendësim, derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë, prej datës 21.09.2021 paralelja e ndarë Llukac i Thatë,
  3. Një mësimdhënës/e për nivelin 1-5, zëvendësim, derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë paralelja e ndarë Llukac i Thatë.
  4. Një mësimdhënës/e për TIK- zëvendësim, derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë prej datës 01.10.2021.

SHFMU “Trepça” në Banjë

  1. Një mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane, me normë të plotë në tri shkolla , “Trepça” në
    Banjë ,'Fan.S.Noli”në Llukac i Begut si dhe “Ismail Qemali” Saradran (vende të lira).
  2. Një mësimdhënës/e për Kimi (në gjuhën boshnjake), me normë jo të plotë në Banjë dhe Dobrushë,
  3. Një mësimdhënës/e për Fizikë, normë e plotë vendi i lire i punës nga data 06.09.2021
  4. Një mësimdhënës/e për Gjuhë Shqipe, zëvendësim pushimi i lehonisë prej datës 01.10.2021.
  5. Një mësimdhënës/e për nivelin 1-5, zëvendësim, derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë,

SHEMU “Ismail Qemali” në Staradran.

  • Një mësimdhënës/e për Edukatë Figurative, në dy shkolla normë jo e plotë vendi i lirë i punës.

SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh

  • Një mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane, me normë jo të plotë për tri shkolla “Ndre Mjeda” Rakosh , ”Tre Dëshmoret e Shkollës Shqipe” në Uçë dhe “Mehmet Akif'në Shushicë.
  • Një mësimdhënës/e për Gjuhë Shqipe, vend i lirë i punës nga data 16.04.2022 normë jo e plotë
  • Një mësimdhënës/e për Fizikë, normë jo e plotë në dy shkolla vend i lirë i punës prej 01.09.2021.
  • Një mësimdhënës/e për Matematikë, vendi i lirë i punës nga data 05.02.2022 normë jo e plotë.
  • Një mësimdhënës/e për Matematikë, normë jo e plotë në dy shkolla, “Ndre Mjeda” Rakosh dhe “Avni Rrustemi” në Zallq,
  • Një mësimdhënës/e për nivelin 1-5, zëvendësim, derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë në paralelen e ndarë në Veriq.
  • Një mësimdhënës/e për nivelin 1-5, deri në përfundim të mandatit të drejtorit të shkollës (pozitë me afat të caktuar).

SHFMU “Fan. S. Noli” në Llukac i Begut

  • Një mësimdhënës/e për nivelin 1-5 zëvendësim, derisa punëtorja të kthehen nga pushimi i lehonisë prej datës 01.09.2021.
  • Një mesimdhënës/e për gjuhë gjermane (për nxënësit e komunitetit boshnjak) në dy shkolla Dobrushë dhe Banjë normë jo të plotë.
  • Një mësimdhënës/e për Biologji (në gjuhën boshnjake), me normë jo të plotë në Dobrushë dhe Banjë.

SHFMU ”Tre Dëshmoret e Shkollës Shqipe” në Uçë

  • Një mësimdhënës/e për Gjuhë Angleze zëvendësim, derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë.
  • Një mësimdhënës/e për Fizikë - normë jo e plotë
  • Një punëtor/e ndihmës/e (pastrues/e) vend i lirë

SHFMU “Mehmet Akif” në Shushicë

  • Një mësimdhënës/e për nivelin 1-5, zëvendësim, derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë.

SHFMU “Zymer Zeka” në Kaliqan

  • Një edukator/e për parafillorë, zëvendësim, derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i
    lehonisë.

Gjimnazi “Haxhi Zeka” në Istog

  • Një mësimdhënës/e për Gjuhë Angleze zëvendësim, derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë.

SHFMU “Mit'hat Frashëri” në Gurrakoc

  • Tre mësimdhënës/e për drejtimin e infermierisë ( mjek specialist ose mjek i përgjithshëm), me normë të plotë.
  • Një mësimdhënës/e për Gjuhë Shqipe, vend i lirë i punës nga data 04.04.2022 norme e plotë.

IP “Shpresa Jonë” Banjë

  • Një asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore (për fëmijët e komunitetit boshnjak).

Gjithashtu, Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog, duke u bazuar në rekomandimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shpallë edhe 4 (katër) pozita pune për Asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, Kandidatëve për këto pozita , sipas nenit 8 pika 6 e Udhëzimit Administrativ Nr.0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, u kërkohet kualifikimi si me poshtë:

  • Niveliti 5-të (post sekondar) i kualifikimit asistent për fëmijë, nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
  • Për vendin e punës punëtore ndihmësje është obligative që kandidatët ta kenë të përfunduar shkollën e Mesme të Lartë.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati,
  • Rezymeja personale (CV),
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit),
  • Certifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 muaj,
  • Kopja e diplomës e vërtetuar të Noteri, ose certifikata në vend të diplomës jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t'i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit,
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor:

Përzgjedhja c kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ, MASHTI, Nr.0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin ec marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 06.08.2021 deri 20.08.2021.

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë. Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili dorëzohet pas afatit nuk do të shqyrtohet . Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën) do të refuzohet.

Në testin me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret, bazuar në aktet normative dhe legjislacionin në fuqi, kurse intervistës do t'i nënshtrohen vetëm kandidatët - kandidatet, të cilët- të cilat arrijnë të kenë me shumë se 50 për qind të kalueshmërisë se testit më shkrim.