Vende të lira të punës (29)

qkuk 1 e1632724536844
Opšta bolnica Mitrovica
Objavljeno
27/09/2021
Grad
Mitrovica
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të nenit, 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik /Ligji nr. 06/L-114/ dhe Satutit të Spitalit të Përgjithshëm - Mitrovicë, u.d. drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” - Mitrovicë, mori vendim dhe shpallë:

KONKURS

  • Mjek Specialist - Pediatër /katër (4) pozita
  • Mjek Specialist - Infektolog /një (1) pozitë/
  • Infermier/e të Përgjithshëm - Bachelor /nëntë (9) pozita
  • Infermier/e të Përgjithshëm - Shkolla e Mesme /pesë (5) pozita
  • Mami - Bachelor /katër (4) pozita
  • Mami - Shkolla e Mesme /katër (4) pozita
  • Laborant të Mjekësisë (Biokimi) - Bachelor /një (1) pozitë
  • Teknik Laborant-drejtimi Mjekësor-Shkolla e Mesme /një (1) pozitë

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë veprimi, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësitë e kërkuara profesionale për kryerjen e detyrave.

“Spitali i Përgjithshëm - Mitrovicë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo shumicë dhe pjestarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporeionaI“.

Procedurat e konkurimit: Hapja e procedurës së konkurimit shpallet nga NJBNJ në ueb faqen e konkurimeve të SIMBNJ, të paktën 30 ditë (nga data 27.08.2021 deri 26.09.2021) para datës së planifikuar për paraqitjen e aplikimit nga kandidatët e interesuar.

Afati për pranimin e aplikacioneve fillon pas 30 ditëve nga hapja e procedurës së konkurimit të shpallur në ueb faqen e konkurimeve të SIMBNJ.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë kalendarike dhe fillon nga data 27.09.2021 deri inë 11.10.2021.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën e Arkivës në Spitalin e Përgjithshëm „Dr. Sami Haxhibeqiri“ - Mitrovicë, Lagja Bair - 40.000, Mitrovicë. Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës. Gjatë marrjes dhe dorëzimit të aplikacioneve duhet të respektohen masat anti Covid-19 me maska dhe distancë.

Kontaktet me telefon mund ti bëni në 028-530 -811.

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

29/11/2021
29/11/2021
27/11/2021
Ciceron/e   Podujevo
26/11/2021
26/11/2021