Vende të lira të punës (26)

qkuk 1 e1632724536844
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Objavljeno
12/12/2021
Ističe
20/12/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

RN00007876
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 12/11/2021
Afati për aplikim: 12/12/2021 - 20/12/2021

Në bazë të nenit 9,nenit 66 paragrafi 1, nenit 67, paragrafi. 1, pika 3.2, paragrafi 5, 6 dhe 10, nenit 68, nenit 69 paragrafi 2 e Ligjit Nr. 067L-114 për Zyrtarët Publik, Nenit 10 dhe 13, paragrafi li Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, (SHSKUK) nenit 62 paragrafi 6 të Ligjit Nr. 04L-125, për Shëndetësi, Nenit 13 paragrafi 1 të Statutit të QKUK-së: dhe shkresës së aprovuar nga Bordi Drejtues i SHSKUK me nr. protokoli 1662, datë 29.07.2021: Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së publikon:

KONKURS

Institucioni: Shërbimi Spitalor dhe Klinikë Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

N.r. |  Pozitat e Kërkuara në QKUK | janë kërkuar: | Koeficie.
1. Inxhinier Biomjekësor | 2 | 8.4
2. Teknik Biomjekësor | 2 | 5.4
3. Inkasant | 4 | 4.8
4. Servuese të ushqimit  | 4 | 4.0
5. Kuzhiner/e 2 4.8
6. Ndihmës kuzhinerfe | 2 | 4.0
7. Bartës | 10 | 4.0
Gjithsej: 26

Titulli i punës: Inxhinjer i Paisjeve Biomjeksor (2 pozita në QKUK)
Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Koeficienti: 8.4
Raporton: Shefit të Sherbimit i Paisjeve Biomjeksor
Sektori : Sherbimi i Paisjeve Biomjeksor
Kohëzgjatja: Kontrata me afat të pa caktuar
Nr. i Referencës: QKUK- 0972021-11726

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të mirëmbajë dhe servisoj pajisjet mjekësore, të eliminoj defektet e natyrës elektronikefsoftverike, të bashkëpunoj dhe përkrahë personelin tjetër përgjatë procesit të ekzaminimit të defekteve në pajisjet mjekësore, zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe t'u ndihmoj në ngritjen e të kuptuarit të funksionalitetit të pajisjeve apo pjesëve vitale të caktuara të tyre si nga aspekti hardverik, po ashtu edhe softverik. Përkrahja e personelit të sektorit dhe pjesëmarrja direkte në hartimin e specifikacionit teknik për furnizim me pajisje mjekësore, pjesë rezervë, instrumente kirurgjike, material shpenzues, material tjetër medicinal dhe inventar medicinal.
  • Të aplikoj masat mbrojtëse në punë, ruajtjes së ambientit, respektimit të kritereve të kërkuara për qasje në hapësira të caktuara gjatë intervenimit në mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore. Parandalimi i pasojave të padëshirueshme përgjatë përdorimit të pajisjeve mjekësore si goditja elektrike, rrezatimi jonizues, rrezatimi jojonizues, lëndimet e tj.
  • Të ndihmoj personelin e sektorit në planifikimin dhe realizimin e servisimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore, përgjatë intervenimeve dhe evitimit të defekteve të çastit, mirëmbajtjes preventive, servisimit të rregullt si dhe të monitoroj dhe siguroj që realizohen servisimet nga ofruesit e shërbimit të jashtëm për pajisjet nën garancion apo nën kontratë valide të mirëmbajtjes.
  • Të përkujdeset në hartimin e kërkesave të listuara dhe teknikisht të specifikuara në suaza javore, mujore apo vjetore për furnizim të komponenteve dhe pllakave elektronike të nevojshme për procesin e mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore.
  • Të ndihmoj personelin e sektorit në zgjerimin e diapazonit të njohurive dhe funksionalitetit praktik të komponenteve elektronike, pllakave elektronike dhe sistemit softverik të pajisjeve, njëkohësisht të angazhohet në evitimin e defekteve të tyre.
  • TË asistoj dhe ndihmoj në formulimin e specifikacioneve teknike për furnizim me pajisje mjekësore të reja, pjesë rezervë, instrumente kirurgjike, inventar medicinal si dhe material shpenzues tjetër medicinal.
  • Të asistoj në rregullimin e pajisjeve mjekësore të sofistikuara të cilat kërkojnë trajnim special, sidomos të përkujdeset në eliminimin e defekteve të natyrës elektronike dhe softverike.
  • Të përkujdeset në kompletimin dhe ruajtjen e dokumentacionit teknik të pajisjeve mjekësore në shfrytëzim, kryesisht nga aspekti i përdorimit, mirëmbajtjes dhe servisimit elektronik dhe softverik.
  • Të siguroj që produktet e reja plotësojnë nevojat e praktikës mjekësore të së nesërmes.
  • Të angazhohet edhe në cilësinë e inxhinierit klinik për t'u dalur në ndihmë personelit shëndetësorë rreth përcaktimit të nevojave aktuale dhe prioriteteve për furnizim me pajisje mjekësore të reja konform organizimit dhe aplikimit të metodava sheruese të avansuara.
  • Të përcaktoj nevojat e trajnimit vetanak, personelit tjetër të mirëmbajtjes dhe njëkohësisht të ndihmoj në arritjen e këtyre objektivave.
  • Të kryej edhe detyra tjera sipas kërkesës që dalin nga fushëveprimtaria e përgjegjësive dhe detyrave të vendit të punës.

Njohuria, shkathtësitë dhe përvoja e kërkuar

  • Diplomë universitare Inxhinier i diplomuar ose Bachelor në drejtimin përkatës për Bioinxhinieri, apo i diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike,
  • Njohuri dhe pervojë substanciale në identifikimin dhe përshkrimin e funksionalitetit të pajisjeve mjekësore apo pajisjeve të sofistikuara
  • Shkathtësi të lartë në përcaktim të objektivave, komunikim, planifikim dhe bashkëpunim:
  • Aftësi në përshkrimin e funksionalitetit të pjesëve vitale të pajisjeve mjekësore apo atyre të sofistikuara me theks të veçantë të pllakave elektronike dhe komponenteve softverike
  • Qasje fleksibile ndaj zgjidhjes së problemeve hardverike dhe softverike në pajisjet mjekësore si dhe njohja e programeve aplikative të tyre
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve(VYord, Excel, Povver Point, Access, Internet),
  • Aftësi komunikative me stafin
  • Dëshmi mbi përvojën e punës së paku dy vjet
  • Certifikata e Lindjes — fotokopje
  • Letërnjoftimi
  • Të jetë i aftë në pikpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i denuar me vendimin të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik,të pushuar sipas këtij ligji:

Titulli i punës: Teknik i Paisjeve Biomjeksor (2 pozita në QKUK)

Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Koeficienti: 5.4
Raporton: Shefit të Sektorit i mirëmbajtjes së paisjeve mjekësore
Sektori : Sherbimi i paisjeve mjekësore
Kohëzgjatja: Kontrata me afat të pafcaktuar
Nr.i Referencës: QKUK- 09/2021-11/26

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ti përgadis, mbikqyrë performancën e tyre përgjatë gjithë procesit punues dhe mirëmbajë pajisjet mjekësore nën domenin e përkujdesjes së tij, kryesisht aparatet e hemodializes dhe sistemeve për trajtim të ujit, të sanoj defektet në po të njëjtat, të realizoj aktivitetet punuese në mirëmbajtjen preventive si dhe të menaxhoj punët e zhvilluara nga ofruesit e shërbimeve në mirëmbajtjen dhe servisimin e pajisjeve mjekësore.
  • Të aplikoj masat mbrojtëse në punë, ruajtjes së ambientit, respektimit të kritereve të kërkuara për qasje në hapësira të caktuara gjatë intervenimit në mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore.
  • Të përkujdeset që sa më parë të sanohen problemet rreth mirëmbajtjes dhe servisimit të pajisjeve mjekësore, eliminimit të defekteve të çastit, mirëmbajtjes preventive dhe të sygjeroj operuesit me pajisje për përdorim të drejtë të po të njëjtave.
  • Të plotësoj rregullisht raportet e punës për intervenime në pajisje të caktuara si dhe të informoj me kohë përgjegjësin për rezultatin apo nevojat për pjesë rezervë duke ua bashkangjitur specifikat teknike minimale të domosdoshme.
  • Të përkujdeset në definimin e pjesëve rezervë dhe materialit shpenzues të nevojshëm dhe domosdoshëm që duhet paraparë për furnizim në suaza mujore apo vjetore për pajisje të caktuara.
  • Të asistoj dhe mbikqyrë aktivitetet punuese përgjatë rregullimit dhe servisimin nga ofruesit e shërbimeve të jashtëm të gjitha pajisjeve të integruara për zhvillim të procesit të hemodializes.
  • Të bashkëpunoj dhe koordinoj aktivetetet rreth mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore me personelin mjekësorë.
  • Të përkujdeset për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veglave të punës, instrumenteve matëse dhe testuse, inventarit si dhe pasurisë.
  • Të përkujdeset dhe të asistoj në veprimtaritë e ndryshme të cilat shpiejnë në ngritjen dhe zgjerimin e diapazonit të njohurive dhe aftësive rreth mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore.
  • Të përcjell rregullisht funksionalitetin e pajisjeve të dializës dhe të ndërmerr masat parapërgatitore për punë optimale të tyre.
  • Të kryej edhe detyra tjera sipas kërkesës që dalin nga fushëveprimtaria përgjegjësive dhe detyrave të vendit të punës.

Njohuria, shkathtësitë dhe përvoja e kërkuar

  • Diplomë e shkollore e mesme, drejtimet teknike, certifikatë nga ofruesit joformal të
    trajnimit për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore.
  • Njohuri dhe pervojë substanciale në identifikimin dhe përshkrimin e pajisjeve mjekësore, kryesisht atyre për hemodializë
  • Shkathtësi në eliminimin e defekteve të çfaqura duke racionalizuar kohën dhe mjetet
  • Aftësi për bashkëpunim dhe kordinim në zgjidhjen e problemeve nga aspekti i mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore
  • Shkathtësi në identifikimin dhe përshkrimin e pjesëve të pajisjeve mjekësore, kryesisht atyre për hemodializë
  • Njohja e punës me kompjuter dhe një gjuhe të huaj e preferuar
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore për dializë apo të natyrës së ngjajshme. Shkathtësi në kryerjen e punëve sipas nevojave
  • Aftësi komunikative me stafin:
  • Dëshmi mbi përvojën e punës së paku dy vjet
  • Certifikata e Lindjes — fotokopje
  • Letërnjoftimi
  • Të jetë i aftë në pikpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i denuar me vendimin të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik,të pushuar sipas këtij ligji

Titulli i punës: Inkasant (4 pozita në QKUK)

Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Koeficienti i pagës: 4.8
Raporton: Zyrtarit për të hyra vetanake
Sektori : Buxhet dhe Financa
Kohëzgjatja: Kontrata me afat të pafcaktuar
Nr.i Referencës: QKUK- 09/2021-11/26

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën pranimin e bilokave të participimit nga Arkatari Kryesor
  • Mban evidencë për bllokat e participimit
  • Bën regjistrimin e arkës ditore sipas specifikacioneve
  • Bën dorëzimin e participimit ditor te Arkëtari Kryesor
  • Bën evidentimin dhe lëshuarjen e faturave për pacientet e siguruar
  • Siguron ndarjen dhe ruajtjen e kopjeve përkatëse nga blloku i participimit
  • Siguron kryerjen e participimit në pajtim me legjislacionin në fuqi
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Njohuria, shkathtësitë dhe përvoja e kërkuar

  • Shkolla e mesme jo mjekësore
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrati vefteknike në një fushë të njohur teknike ose administrative
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhë në udhëzime dhe përcjellë informatat e të tjerët
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel)
  • Dëshmi mbi përvojën e punës
  • Certifikata e Lindjes — fotokopje
  • Letërnjoftimi
  • Të jetë i aftë në pikpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i denuar me vendimin të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik,të pushuar sipas këtij ligji:

Titulli i punës: Servuese e ushqimit (4 pozita në QKUK)

Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Koeficienti i pagës: 4.0
Raporton: mbikqyrësit të sektorit të ushqimit:
Sektori : Sektori i ushqimit dhe shërbimit të tij:
Kohëzgjatja: Kontrata me afat të parcaktuar
Nr. i Referencës: QKUK- 09/2021-11/26

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Së bashku me udhëheqësen e servueseve në klinika bënë pranimin e ushqimit nga kuzhina qendrore
  • Bënë bartjen e ushqimit prej kuzhinës qendrore deri te kuzhina e klinikës
  • Pranon inventarin dhe tërë garniturën e ushqimit dhe me të ngarkohet materialisht
  • Bënë servimin me kohë të ushqimit për pacientë
  • Bënë mbledhjen e enëve dhe inventarit tjetër
  • Bënë pastrimin e tavolinave, karrigave, enëve dhe inventarit në përdorim
  • Bënë fshirjen e tyre dhe I palon deri në përdorimin e ardhshëm
  • Është përgjegjëse që pacientëve t'u ndajë sasinë dhe llojin e ushqimit sipas menysë së caktuar ditore
  • Është përgjegjëse për higjienën e lokaleve ku servohet ushqimi, për inventarin në përdorim dhe higjienën e vet personale
  • Me kërkesën e udhëheqësit kryen edhe punë të tjera.

Njohuritë, shkathtësitë dhe përvoja e kërkuar

  • Shkolla e mesme (jo mjekësore)
  • Shkathtësi në kryerjen e punëve sipas nevojave
  • Aftësi komunikative me stafin
  • Certifikata e Lindjes — fotokopje
  • Letërnjoftimi
  • Të jetë i aftë në pikpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i denuar me vendimin të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik,të pushuar sipas këtij ligji:

Titulli i punës: Kuzhinierre (2 pozita në QKUK)
Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Koeficienti i pagës:(4.8)
Raporton: mbikqyrësit të sektorit të ushqimit:
Sektori : Sektori i ushqimit dhe shërbimit të tij
Kohëzgjatja:Kontrata me afat të pafcaktuar
Nr.i Referencës: QKUK- 09/2021-11/26

Detyrat dhe përgjegjesite

  • Prodhimi i ushqimit sipas rregullave dhe procedurave të parapara me normativ
  • Është përgjegjës për prodhim cilësor të ushqimit dietal (standard), prej përgaditjes deri te distribuimi
  • Është përgjegjës për higjienën e ambientit të kuzhinës ku përgaditet ushqimi dietal (standard)
  • Siguron artikujt ushqimorë për ushqimin dietal (standard) gjate ndërrimit të vet dhe i klasifikon sipas dietave
  • Përgjigjet për mjetet e punës që i shërbejnë për kryerjen e detyrave të punës në ndërrimin e tij
  • Kryen sipas nevojës edhe punë të tjera në interes të QKUK-së.

Njohuritë, shkathtësitë dhe përvoja e kërkuar

  • Shkolla e mesme (jo mjekësore)
  • Shkathtësi në menaxhim, organizim dhe planifikim
  • Aftësi komunikative me stafin
  • Dëshmi mbi përvojën e punës së paku dy vjet
  • Certifikata e Lindjes — fotokopje
  • Letërnjoftimi
  • Të jetë i aftë në pikpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i denuar me vendimin të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarir publik,të pushuar sipas këtij ligji:

Titulli i punës: Ndihmës Kuzhinier/e (2 pozita në QKUK)

Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Koeficienti i pagës:(4.0)
Raporton: Mbikqyrësit të sektorit të ushqimit,
Sektori: Sektori i ushqimit dhe shërbimit të tij:
Kohëzgjatja: Kontrata me afat të pafcaktuar
Nr. i Referencës: QKUK- 09/2021-11/26

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgatitë produktet dhe ndihmon kuzhinierin në procesin e prodhimit të ushqimit
  • Së bashku me kuzhinierin i pranon artikujt ushqimor nga depoja interne
  • Punon në përgaditjen e artikujve të freskët ushqimor, në qërimin dhe prerjen e perimeve sipas llojeve të gjellërave, etj
  • Çdo ditë bënë pastrimin e furrave dhe pajisjeve të tjera në kuzhinë, mbart mbeturinat e ushqimit deri te kontejnerët e caktuar për hedhjen e mbeturinave, etj.
  • Bënë pastrimin dhe larjen e enëve dhe i vendos në vendet e caktuara
  • Kryen sipas nevojës edhe punë të tjera në interes të QKUK-së.

Njohuritë, shkathtësitë dhe përvoja e kërkuar

  • Shkolla e mesme (jo mjekësore)
  • Shkathtësi në kryerjen e punëve sipas nevojave
  • Aftësi komunikative me stafin
  • Dëshmi mbi përvojën e punës së paku dy vjet
  • Certifikata e Lindjes — fotokopje
  • Letërnjoftimi
  • Tëjetë i aftë në pikpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i denuar me vendimin të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarir publik,të pushuar sipas këtij ligji:

Titulli i punës: Bartës (10 pozita në QKUK)

Orari i punës: 40 orë në javë (orar të plotë)
Koeficienti i pagës: 4.0
Nëpunësi mbikëqyrës: Mbikqyrësit të sektorit të Shërbimve teknike
Sektori : Sektori i Sherbimeve teknike 5
Kohëzgjatja: Kontrata me afat të pafcaktuar
Nr. i Referencës: QKUK- 09/2021-11/26

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën bartjen e bombulave,
  • Bartjen e pacientëve prej klinike në klinike
  • Bartjen e Bombulave të gazrave deri te pacienti
  • Manipulon me gazra medicinal në sitemin qendror
  • Bartjen e bombulave të zbrasta prej klinike deri në vendin e caktuar
  • Bëjnë montimin dhe çmontimin e monometrave të pacienteve edhe pune te tjera sipas urdhërit të përgjegjësit
  • Si dhe kryen detyra shtesë në pajtim me ligjin.

Njohuritë, shkathtësitë dhe përvoja e kërkuar

  • Shkolla e mesme (jo mjekësore):
  • Shkathtësi në kryerjen e punëve sipas nevojave
  • Aftësi komunikative me stafin
  • Certifikata e Lindjes — fotokopje
  • Letërnjoftimi
  • Të jetë i aftë në pikpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mosjetë i denuar me vendimin të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarir
    publik,të pushuar sipas këtij ligji,

Dokumentacioni i bashkangjitur këtij aplikimi nuk kthehet.

Origjinalin e këtyre dokumenteve ose të vërtetuara të noteri do të kërkohet vetëm atëherë kur kandidati thirret për punë.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, sipas konkursit në fjalë.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. Hapja e procedurës së konkurrimit shpallet nga NJBNJ në vveb faqen e konkurrimeve të SIMBNJ, të paktën 30 ditë para datës së planifikuar.

Data e planifikuar e afatit për pranimin e aplikacioneve është 8 ditë kalendarike mbas
përfundimit të njoftimit 30 ditë në vveb faqe te SIMBNJ.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën e Sektorit të Personelit në QKUK. Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës (nr.rëndor të pozitës). (Gjatë dorëzimit të aplikacioneve duhet të respektoni masat anti- Covid-19, me maska dhe distanca)

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.