Vende të lira të punës (20)

kostt kosovo e1604594924389
KOSTT
Objavljeno
28/07/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Bazuar në nenin 8 dhe 16 (paragrafi 1 ) të Ligjit të punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenin 4 të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, paragrafi 1,2,3,4  dhe 5, nenin 5 të udhëzimit si dhe pikën 8.2, 5.1.1, 7.6 dhe 7.6.1 të Politikës të Rekrutimit dhe Selektimit të KOSTT-it, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a. shpall:

KONKURS PUBLIK

Për pranimin në punë:

  1. 3 (tre) Inxhinier të Inxhinierisë Elektrike
  2. 14 (katërmbëdhjetë) Operatorë për Operim në Nënstacione
  3. 1 (një) Teknik për sistemin e ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit
  4. 1 (një) Vozitës
  5. 1 ( një) Vozitës për makina speciale

Kushtet e përgjithshme:

Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar.

Në tekstin në vijim përdorimi e njërës gjini nuk përjashton gjininë tjetër.

Orari i punës: Puna me orar të plotë. Lartësia e pagës do të përcaktohet në harmoni me politikat e aprovuara të KOSTT-it.

Pasi që veprimtaria e kompanisë është e natyrës specifike dhe punohet në kushte të veçanta pune, por edhe në disa sektorë zhvillohet procesi i punës 24 orësh dhe në bashkëpunim me rajonin, kompania ka nevojë për aftësimin dhe përgatitjen e të punësuarve të rinj si Inxhinierë të Inxhinierisë elektrike, përkatësisht si Teknikë të elektroteknikës për operatorë për operim në nënstacione, për kyçje në procesin e punës pas aftësimit paraprak profesional që të pavarësohen në kryerje të detyrave të caktuara të punës specifike. Për këtë arsye për Inxhinierët e Inxhinierisë elektrike do të aplikohet periudha e stazhit të praktikantit prej 12 muajve, derisa për Operator për Operim në Nënstacione do të aplikohet periudha e stazhit të praktikantit prej 6 muajve, konform dispozitave ligjore dhe politikave të brendshme të kompanisë. Pas kalimit të këtij afati do të bëhet vlerësimi i aftësive të arritura profesionale konform politikave dhe procedurës përkatëse dhe varësisht nga suksesi i arritur, do të përcaktohen në pozitat përkatëse të punës, sipas kërkesave dhe nevojave të procesit të punës konform vendeve të punës të parapara në dokumentin aktual SVP (Sistematizimin e vendeve të punës).

Kërkesat profesionale:

3 (tre) Inxhinier të Inxhinierisë elektrike

Numri i kryesve: 3 (tre)

Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar

Inxhinierët e Inxhinierisë elektrike fillimisht për periudhën 1 (një) vjeçare do të jenë në cilësinë e praktikantit, të cilët themelojnë për herë të parë marrëdhënie pune, që të aftësohen profesionalisht për kryerjen e pavarur të detyrave të caktuara të punës. Në pajtim me Politikat e KOSTT-it, inxhinierët e Inxhinierisë elektrike, gjatë periudhës të stazhit të praktikantit do të përfshihen në Departamentet: Operatori i Transmisionit, Operatori i Sistemit dhe Zhvillimi i Rrjetit dhe Projekteve sipas programeve zhvillimore të përgatitura nga Sektorët përkatës profesional të KOSTT dhe do të monitorohen nga një mentor, i cili do të caktohet si person përgjegjës për aftësimin  e tyre profesional.

Pas përfundimit të programit të praktikës, inxhinierët e Inxhinierisë elektrike, do t’i nënshtrohen provimit të praktikantit para komisionit profesional dhe varësisht vlerësimeve nga provimi profesional, do të përcaktohen në pozita përkatëse të punës për të cilat janë aftësuar profesionalisht.

Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera për Inxhinier të Inxhinierisë elektrike:

Kandidatët/et përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të kenë diplomë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike-drejtimi: Elektroenergjetikë apo të ngjashme, niveli Bachelor ose Master
  • Njohja e punës me kompjuter
  • Kapacitet për punë ekipore dhe punë në teren
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Njohuri bazike të sistemit elektroenergjetik të Kosovës

Kushtet e punës: Puna në zyre dhe në teren sipas nevojës

Vendi/Lokacioni: Prishtinë.

14 (katërmbëdhjetë) Operatorë për Operim në Nënstacione

Numri i kryesve: 14 (katërmbëdhjetë)

Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar

Operatorët për Operim në Nënstacione fillimisht për periudhën 6 (gjashtë) mujore do të jenë në cilësinë e praktikantit, të cilët themelojnë për herë të parë marrëdhënie pune, që të aftësohen profesionalisht për kryerjen e pavarur të detyrave të caktuara të punës në Nënstacionet elektrike që operojnë në komunat si në vijim: Prishtinë (1 operator), Vushtrri (3 operatorë), Deçan (2 operatorë), Klinë (1 operator), Pejë (1 operator), Drenas (3 operatorë), Gjakovë (1 operator), Kastriot (1 operator) dhe Prizren (1 operator).

Në pajtim me Politikat e KOSTT-it, Operatorët për Operim në Nënstacione gjatë periudhës të stazhit të praktikantit do të përfshihen në programet zhvillimore në Nënstacionet elektrike të cekura më lartë, sipas programit të përgatitur nga Sektori përkatës për Operim të Nënstacioneve të KOSTT dhe do të monitorohen nga një mentor, i cili do të caktohet si person përgjegjës për zhvillimin dhe aftësimin e tyre profesional.

Pas përfundimit të programit të praktikës, Operatorët për Operim në Nënstacione do t’i nënshtrohen provimit të praktikantit para komisionit profesional dhe varësisht vlerësimeve nga provimi profesional, do të përcaktohen në pozitat përkatëse të punës Operatorë në nivelin 110(220)/x kV/kV, për të cilat janë aftësuar profesionalisht.

Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera për Operatorë për Operim në Nënstacione:

Kandidatët/et përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të kenë diplomë të Shkollës së mesme elektroteknike apo teknike-drejtimi/lëmi: Elektroteknikë, Elektroenergjetikë, Teknik i kompjuterëve, Elektronikë, Instalime elektrike apo të ngjashme
  • Njohja bazike e punës me kompjuter;
  • Njohja e gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Aftësi të mira të komunikimit.

Kushtet e punës: Puna me ndërrime në NS (Nënstacione elektrike)

Vendi/Lokacioni: Prishtinë (1 operator), Vushtrri (3 operatorë), Deçan (2 operatorë), Klinë (1 operator), Pejë (1 operator), Drenas (3 operatorë), Gjakovë (1 operator), Kastriot (1 operator) dhe Prizren (1 operator).

1 (një) Teknik për sistemin e ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit

Numri i kryesve: 1 (një)
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Numri referues i pozitës: 1.14.5.10

Tekniku për sistemin e ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit fillimisht për periudhën 6 (gjashtë) mujore do të jetë në cilësinë e praktikantit, i cili themelon për herë të parë marrëdhënie pune, që të aftësohet profesionalisht për kryerjen e pavarur të detyrave të caktuara të punës për pozitën Teknik për sistemin e ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit.

Në pajtim me Politikat e KOSTT-it, Tekniku për sistemin e ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit gjatë periudhës të stazhit të praktikantit do të përfshihet në punët e mirëmbajtjes sipas programit të përgatitur nga Sektori përkatës për Menaxhimin e Objekteve të KOSTT dhe do të monitorohet nga një mentor, i cili do të caktohet si person përgjegjës për zhvillimin dhe aftësimin e tij profesional.

Pas përfundimit të stazhit të praktikantit, Tekniku për sistemin e ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit do t’i nënshtrohet provimit të praktikantit para komisionit profesional dhe varësisht vlerësimit nga provimi profesional, do të përcaktohet në pozitën përkatëse të punës Teknik për sistemin e ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit për të cilën është aftësuar profesionalisht.

Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

Kandidatët/et përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të kenë diplomë të Shkollës së mesme profesionale, profili Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit apo të ngjashme
  • Njohuri elementare të sistemit të ngrohjes dhe klimatizimit
  • Aftësi për punë ekipore
  • Aftësi komunikimi

Kushtet e punës: Puna në objektet e KOSTT- Drejtoria dhe në të gjitha NS sipas nevojës

Vendi/Lokacioni: Prishtinë

1 (një) Vozitës

Numri i kryesve: 1 (një)
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Numri referues i pozitës: 1.6.6.7

Detyrat e përgjithshme:

Vozitësi aranzhon transportin e punëtorëve sipas nevojave dhe kërkesave të punës.

Detyrat specifike:

Detyrat dhe përgjegjësitë e tij specifike janë që të:

  • Organizoj planifikimin e itinerarit,
  • Përkujdeset që vetura të mirëmbahet me rregull, pastrohet dhe mbushet me derivate,
  • Vozitë sipas porosisë,
  • Sipas nevojës merret me procedurat e regjistrimit të automjeteve,
  • Punon në autopark kur nuk vozitë.

Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera për Vozitës:

Kandidatët/et përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të kenë diplomë të Shkollës së mesme,
  • Të kenë patentë shoferin “kategorinë B”, së paku prej tri vitesh deri në datën e mbylljes se konkursit,
  • Besueshmëri dhe përpikëri në punë.

Kushtet e punës: Puna në teren dhe autopark

Vendi/Lokacioni: Prishtinë

1 (një) Vozitës për makina speciale

Numri i kryesve: 1 (një)
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Numri referues i pozitës: 1.6.6.6

Detyrat e përgjithshme

Vozitësi për makina speciale vozitë dhe mirëmban automjetet për qëllime të posaçme si dhe automjetet tjera të autoparkut.

Detyrat specifike:

Detyrat dhe përgjegjësitë e tij specifike lidhur me vozitjen dhe masat e mirëmbajtjes në autopark janë:

  • Vozitja e automjeteve të posaçme si makineritë me peshat e larta
  • Mirëmbajtja e automjeteve për qëllime të posaçme
  • Kryerja e mirëmbajtjes së rregullt preventive dhe masat riparuese në autopark
  • Riparimi dhe zëvendësimi i pjesëve të vjetruara dhe dëmtuara

Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera të Vozitës për makina speciale:

Kandidatët/et përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të kenë diplomë të Shkollës së mesme
  • Të kenë patentë shoferin “kategoria C”, së paku prej tri vitesh deri në datën e mbylljes së konkursit,
  • Besueshmëri dhe përpikëri në punë

Kushtet e punës: Puna në teren dhe autopark, fillimisht nën mbikëqyrjen e vozitësve për makina speciale me eksperiencë.

Vendi/Lokacioni: Kastriot

Forma e aplikimit:

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes internetit duke i plotësuar aplikacionet të cilat mund t’i shkarkojnë nga ueb faqja e KOSTT-it: www.kostt.com

E-mail adresa ku duhet të aplikohet është:  punesimi@kostt.com

Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët, të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara si në konkursin publik të shpallur në mjetet e informimit publik dhe në web faqen zyrtare të KOSTT-it. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e diplomës së shkollimit, kurse për pozitat 4 dhe 5 edhe kopja e patentë shoferit. Dokumentet origjinale duhet të prezantohen në momentin e intervistimit ose para intervistimit nëse kërkohen.

Selektimi i kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit, testimi me shkrim, intervista, përzgjedhja dhe informimi i kandidatëve do të bëhen në përputhje me afatet dhe kriteret sipas udhëzimit administrativ për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nr.07/2017.

Konkursi publik mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik dhe në ueb faqen e KOSTT, nga data 28.07.2021 deri më 11.08.2021 ora 24:00.

Aplikacionet pas afatit të paraparë apo të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

KOSTT ofron mundësi të barabarta të punësimit dhe inkurajon kandidatët e gjinisë femërore dhe të rinjtë që të aplikojnë për këto vende pune.

Potpuno saopštenje.

Slični oglasi