Vende të lira të punës (16)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Objavljeno
16/12/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

Në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ. 1583/20 në rastin nr. KO203/19 të Gjykatës Kushtetuese datë 09  Korrik 2020, nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 të Ligjit Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil Të Republikës së  Kosovës, Rregullores nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Neni 35 paragrafi 1 pika  1.2 Ligji 06 /L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Udhëzimi Administrativ (Nr. 01/2019) Për Ndarjen e  Përgjegjësive të SKGJK-së dhe të Gjykatave në Çështjet e Personelit, Buxhetit dhe Financave, Logjistikës  dhe Prokurimit dhe Vendimit KGJK.Nr. 67/2021 datë 24 Mars 2021 për Aprovimin e planit të përgjithshëm  të personelit për Administratën e Gjyqësore për vitin 2021 duke përfshirë të gjitha nivelet e Gjykatave dhe  Sekretariatin e KGJK-së dhe Vendimit KGJK nr. 293/2021 datë 18 Tetor 2021 për dhënjen e Autorizimit për Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit për fillimin e procedurave për rekrutim: 

SEKRETARIATI I KESHILLIT GJYQESOR TE KOSOVE
publikon: KONKURS I JASHTËM Nr. 04/2021 

1. Referent i larte; kodi: DR/850; Koeficienti – 7; - 1 (një) pozita;

  • Gjykata Themelore Gjakovë - dega Malishevë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë; 

2. Zyrtar për Përkthime; kodi: IN/040; Koeficienti – 7; - 2 (dy) pozita;

  • Gjykata Themelore Prishtinë – dega Lipjan: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Mitrovicë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë; 

3. Zyrtar ligjor 1; kodi: LI/070; Koeficienti - 7; - 9 (nëntë) pozita;

  • Gjykata Themelore Prizren: numri i ekzekutuesve – 5 (pesë) pozita;
  • Gjykata Themelore Ferizaj: numri i ekzekutuesve – 4 (katër) pozita; 

4. Zyrtar i Teknologjisë Informative; kodi: TIK/470; Koeficienti - 7; - 4 (katër) pozita;

  • Gjykata Themelore Prishtinë – dega Graçanicë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Gjakovë – dega Malishevë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Ferizaj – dega Shtërpcë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Gjilan – dega Novobërdë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë 

Përshkrimet e detyrave të punës

VËREJTJE: 

  • Procedura e konkursit është hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi Shërbimin Civil Nr.03/L 149 dhe Rregulloren, Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit të Shërbimit Civil.
  • Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe  proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet në  Nenin 11, par.3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. 
  • Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe  mirëpret aplikacionet nga të gjithë përsonat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet  në Kosovë.  
  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe propocional në  organet e shërbimit civil të administratës publike qëndrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11,  pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. 
  • Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare.

Konkursi është publikuar më datë: 16 dhjetor 2021 dhe mbyllet 30 dhjetor 2021

APLIKACIONI:

 

  • Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm;  
  • Aplikacionit duhet bashkangjitur kopjen e kualifikimeve arsimore të kërkuara sipas konkursit; 
  • Aplikacionit duhet bashkangjitur kopjen e kontratës së punës dhe dëshmive të punës; 
  • Specializimet e ndryshme profesionale 
  • Certifikata e përvojës së punës, certifikata të tjera, vërtetime, dy rekomandime etj. Kopjen e letërnjoftimit;

VËREJTJE: Nëse aplikacionit nuk ia keni bashkëngjitur dokumentet e kërkuara më  lartë dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u  futur në listën e ngushtë. 

MENYRA E APLIKIMIT:  

  • Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni pranë Zyreve të Personelit në Gjykatat / Institucionin ku janë publikuar pozitat e lira;
  • Aplikacionet e dorëzuara pas përfundimit të afatit të konkurrimit nuk pranohen;
  • Aplikacionet mund t’i shkarkoni në mënyrë elektronike në Ueb portalin e KGJK: www.gjyqesori-rks.org . 

Shkarko Aplikacionin 

Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.

Potpuno saopštenje.