Vende të lira të punës (12)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Opšta bolnica u Peći
Objavljeno
14/09/2021
Grad
Peć
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

RN00007505
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 16/08/2021
Afati për aplikim: 15/09/2021 - 29/09/2021

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publikë nr. 06/L-l 14, Nenit 7 dhe 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr, 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publikë, Spitali i Përgjithshëm në Pejë, shpallë:

KONKURS

Për pranimin në marrëdhenie pune dhe atë:

Grup-pozita Personel professionai

Grup-pozita | Kerkohen

  1. Infermier i përgjithshëm (Bch) | 4
  2. Infermier i përgjithshëm (SHM) | 4
  3. Mami | 2

Pozita unike Personel i shërbimeve të përbashkëta

Pozita | Kërkohen

4. Administrator i protokolit | 1
5. Asistent i Teknologjisë informative | 1
6. Punëtor Teknik - Shtëpiak | 1
7. Punëtor i hixhienes - Pastrues | 1

Përshkrimi i Titullit të punës Detyrat dhe Përgjegjësit/Kualifikimi

  • TITULLI I PUNËS DHE KODI: Infermieri Përgjithshëm
  • Kof: Shkollimi i mesem 4.8/ H-68 Bachelor 5.4 /H-59
  • DEPARTAMENTI: Repartet
  • NËNPUNËSI MBIKQYRËS : Kryeinfemieri i Repartit
  • LLOJ I KONTRATËS: Në kohë të pacaktuar me periudhë provuese 90 ditë
  • NORMA E PUNËS: (E Plotë).

QËLLIMII POZITËS:

Ofron shërbim të standardit me të lartë të kujdesit shëndetësor të përqendmar në pacientin, duke sigumar në çdo kohë kujdes të duhur dhe të sigurt për pacientët.

DETYRAT E PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Zbaton dhe dokumenton kujdesin e pacientëve me kushte të ndryshme të sëmundjes sipas standardeve të punës;
  • Zbaton procedurat standarte në ofrimin e shërbimeve shëndetësore pa mbikqyrje
  • Kujdeset për sigurinë e pacientit dhe monitorimin e vazhdueshëm të tij;
  • Ndihmon në orientimin e punëtorëve të rinj në punë dhe organizimin e punës për nxënësit dhe studentët në praktikë;
  • Realizon aktivitete përmes punës ekipore;
  • Bashkëpunon me profile të tjera profesionale në menaxhimin e pacientëve;
  • Bashkëpunon me punëtorë nga njësitë tjera të institucionit;
  • Rregullon, pastron dhemirëmban hapësirën e punës, rrethinën e pacientit,pajisjet, instrumentet dhemjetet e tjera të punës(përgatitja për punë, kontrolli i rendit tëpunës, pastrimi, dezinfektimidhe magazinimi pas përfundimit të ditës së punës);
  • Trajton me kujdes racional dhe të saktë materialin, pajisjet, mjetet dhe veglat e punës;
  • Përgatit materialet dhe mjetet e punës për përdorim dhe intervenim;
  • Mbron pronën në vendin e punës kundër vjedhjes, zhdukjes, dëmtimit dhe shkatërrimit;
  • Kryen detyra të tjera të punës sipas rendit të punës ose punët e mbetura nga ekipi i ndërrimit paraprak, ose punë tjera të kërkuara prej kryeinfermieres ose shefit të repartit;
  • Cakton, planifikon, implementon dhe vlerëson kujdesin ndaj të sëmurit në përputhje me praktikat klinike të aprovuara
  • Mbledh dhe proceson të dhëna të sakta mbi pacientin;
  • Siguron komunikim të mirë gjatë dorëzimit të detyrës pas orarit të punës si dhe të dhëna të sakta për pacientët e përkujdesur gjatë orarit të tij/saj të punës.
  • Ndan infonnata të sakta për pacientët lidhur me kujdesin që ju ofrohet;
  • Administron terapinë e përshkruar në pëiputhje me praktikat klinike institucionale;
  • Asiston në hartimin e udhëzuesve dhe procedurave të shkruara mbi punën e profesionale sipas nevojës;
  • Merr pjesë në mbledhjet e ekipit kur është e nevojshme;
  • Merr pjesë në aktivitetet e organizuara me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe informatave në mes të personelit shëndetësor;
  • Ruan konfidencialitet të plotë për çështjet që kanë të bëjnë me trajtimin e pacientit apo punën e institucionit, përveç në rastet kur autorizohet me shkrim, në përputhje me rregullat institucionale;
  • Merr pjesë në aktivitetet e edukimit të vazhdueshëm profesional në mënyrë që të freskojë dhe avancojë njohuritë dhe standardet e punës infermierike.

DETYRAT SPECIFIKE:

  •  Ndihmon në lëvizjen dhe ngritjen e pacientëve të palëvizshëm ose pjesërisht të lëvizshëm;
  • Pastron, dezinfekton, përgatit dhe ndihmon në kujdesin e pacientit;
  • Menaxhon dokumentacionin mjekësor dhe largimin e tij nga njësia organizative ku punon;
  • Kujdeset për dietën e pacientit.
  • Kryen procedurat diagnostike/laboratorike
  • Kryen pune dhe detyraprofesionale shëndetësore sipas lëmisë përkatëse profesioanle infermierore.

KUALIFIKIMET:

  • Arsimimi Univeristar /Mesem:( Infermier i Përgjithshëm);
  • Anëtarësimi në regjistrin e infermierëve (Oda përkatëse e profesionistëve shëndetësor);
  • Licenca e vlefshme profesionale (e punës);
  • Njohja e një gjuhe të huaj (e preferuar);
  • Njohuri për të punuar me kompjuter dhe mjete softueri (Ëord, Exccl, ose të tjera).

TITULLI I PUNËS DHE KODI:-Mami-H- 59/Kof: 5.4,

  • DEPARTAMENTI: Reparti Gjinekologjik me Obstetrik
  • NËNPUNËSI MBIKQYRËS : Kryeinfermierit të Repartit,
  • LLOJ I KONTRATËS: Në Kohë të pa caktuar, me periudhë provuese 90 ditë
  • NORMA E PUNËS: (E Plotë).

DETYRAT E PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Zbaton dhe dokumenton kujdesin e pacientëve me kushte të ndryshme të sëmundjes sipas standardeve tëpunës;
  • Zbaton procedurat standartenë ofrimin e shërbimeve shëndetësorepa mbikqyrje
  • Kujdeset për sigurinë e pacientit dhe monitorimin e vazhdueshëm të tij;
  • Ndihmon në orientimin e punëtorëve të rinj në punë dhe organizimin e punës për nxënësit dhe studentët në praktikë;
  • Realizon aktivitete përmes punës ekipore;
  • Bashkëpunon me profile të tjera profesionale në menaxhimin e pacientëve;
  • Bashkëpunon me punëtorë nga njësitë tjera të institucionit;
  • Rregullon, pastron dhe mirëmban hapësirën e punës, rrethinën e pacientit,pajisjet, instrumentet dhemjetet e tjera të punës(përgatitja për punë, kontrolli i rendit të punës, pastrimi, dezinfektimi dhe magazinimi pas përfundimit të ditës së punës);
  • Trajton me kujdesracional dhetë saktë materialin, pajisjet, mjetet dheveglat e punës;
  • Përgatit materialet dhe mjetet e punës për përdorim dhe intervenim;
  • Mbron pronën në vendin e punës kundër vjedhjes, zhdukjes, dëmtimit dhe shkatërrimit;
  • Kryen detyra të tjera të punës sipas rendit të punës ose punët e mbetura nga ekipi i ndërrimit paraprak, ose punë tjera të kërkuara prej kryeinfermieres ose shefit të repartit;
  • Mbledh dhe proceson të dhëna të sakta mbi pacientin;
  • Siguron komunikim të mirë gjatë dorëzimit të detyrës pas orarit të punës si dhe të dhëna të sakta për pacientët e përkujdesur gjatë orarit të tij/saj të punës,
  • Ndanë informata të saktapër pacientët lidhur me kujdesin që ju ofrohet;
  • Merr pjesë në mbledhjet e ekipit kur është e nevojshme;
  • Merr pjesë në aktivitetet e organizuara me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe informatave në mes të personelit shëndetësor;
  • Ruan konfidencialitet të plotë për çështjet që kanë të bëjnë me trajtimin e pacientit apo punën e institucionit, përveç në rastet kur autorizohet me shkrim, në përputhje me n'egullat institucionale;
  • Merr pjesë në aktivitetet e edukimit të vazhdueshëm profesional në mënyrë që të freskojë dheavancojë njohuritë dhe standardet e punës infermierike.

DETYRAT SPECIFIKE:

  • Përgatit pacientin për kontroll dhe vendosnë bazë të rekomandimit mjekut specialist në dhomat përkatese;
  • Kujdeset për marrjen e menjëhershme të analizave të cilat i rekomandon rnjeku në pranim si dheaplikimin e barërave të cilat ja ka rekonranduar mjeku specialist përkatës;
  • Asiston mjekun specialist në intervenimet me të vogla të cilat kryen aty për aty sidomos në raste urgjente;
  • Përgatit materialin pcr sallen e lindjes si dhe sterilizimin e instrumenteve për intervenim gjatë aktit të lindjes dhe i asiston mjekut gjatë intervenimeve në sallen e lindjes;
  • Përgatit shtatëzenën pë lindje si dhc udhëheq Iindjet normale në prani të mjekut specialist;                                                                               ’
  • Bënë marrjen e gjakut nga kordoni umbilikal, kontrollin e placentes pas lindjes së saj, matjen dhe përshkrimin e saj sebashku me mjelcun në sallen e lindjes, kujdesin ndaj lehones si dhebartjen e saj nga salla e lindjes në dhomen përgatesë për lehona dhe aplikin e terapisë nëse është përshkruar nga ana e mjekut specialist;
  • Bënë manjen e analizave nga vena kubitale për biokimi dhe grupin e gjakut dhe RH faktorin, marrjen e urines për analiza laboratorike, matjen e temperatures së pacientcve, rregullimin e shtratit të tyre si dhe infomion mjekun pë çdo ndryshim për gjendjen e pacientes;

KUALIFIKIMI:

  • Arsimimi Universitar / Mesem :(Bachelor)- Drejtimi Mami),
  • Anëtarësimi në Odën e Infermiereve (Oda përkatëse e profesionistëve shëndetësor);
  • Licenca e vlefshme profesionale (e punës);
  • Njohja e një gjuhe të huaj (e preferuar);
  • Njohuri për të punuar me kompjuter dhe mjete softueri (Word, Excel, ose të tjera).

Pozitat unike:

  • TITULLI I PUNËS DHE KODI:-Administrator i Protokolit-H- 65/ KOF:5.4,
  • DEPARTAMENTI: AdministratëdheShërbime të Përbashketa,
  • NËNPUNËSI MBIKQYRËS : Shefii Njësisë përShërbime Juridike,
  • LLOJ I KONTRATËS: Nëkohë tëpa caktuar, me periudhë provuese 90 ditë
  • NORMAE PUNËS: (E Plotë).

QËLLIMII POZITËS:

Sigurimin e funksionimit i zyres se protokollit, sistemimit dhe mbajtja azhure e dokumenteve dhe lëndëve të institucionit.     '

DETYRAT E PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Pranon posten e hapur të drejtuar nga ana e personit të autorizuar;
  • Posten e pranuar e evidenton në menyrë të rregulltë në librat e protokolit dhe të njëjten e shpërndan në reparte dhe njësitë e spitalit;
  • Ekspedon posten në vendet e caktuara të dorëzuar nga ana e personave përgjegjës;
  • Me kërkesë të pales dhe në bazë të dokumentacionit të leshuar nga mjeku përkatës plotëson çertefikata mjekësore;
  • Pranon kërkesa nga palet në lidhje me ndonje konkurs, shpallje, për dhënien e çertefikatave mjekësore etj;
  • Bënë furnizimin dhe raportin për shpenzimin e pullave postale dhe të njëjtin ja dorezon shërbimit të kontabilitetit material;
  • Bënë radhitjen e librave të protokollit dhe ja dorezon shtypshkronjes ( në qoftë se nuk ka të gatshme) për lidhje;
  • Mbanë dokumentacionin deri në afatin e caktuar dhe pastaj të njëjtin e dorezon në arkivin e Spitalit për ruajtje të metjshme;
  • Përcjellë lendet dhe pranon nga ekspedituesi që të njëjtat ti vendos sipas rregullit në arkiv për ruajtje të mëtejshme të tyre;
  • Pranon fatura nga fumizuesit dhe i ekspedon pranë shërbimit përkatës;
  • Në afat regjistron të gjitha kërkesat, vendimet, aktvendimet dhe kontratat që kanë të bejnë me punen e punëtorëve të spitalit dhe të kujdeset që të njëjtat në afat të shpëmdahen tek punonjësit e spitalit nëpermjët bartesit të postes;
  • Siguron prova shërbimit juridik që disa dërgesa janë dërguar në menyrë rekomanduese;
  • Kryen edhe punë të tjera brenda fushes përkatesë në përputhje me aktet ligjore në fuqi që caktohen nga nënpunësi mbikqyres ose udhëheqësi i Departamentit dhe Shërbimeve të Përbashketa.

KUALIFIKIMI:

  • Arsimimi Univeristar (Juridik/ Ekonomik) ose i mesem (gjimnazi/ekonomike)
  • Njohja e një gjuhe të huaj (e preferuar),
  • Njohuri për të punuar me kompjuter dhe mjete softueri (Ëord, Excel, ose të tjera).

TITULLI I PUNËS DHE KODI:-Asistent i Teknologjisë Informative-H-65/KOF:4.8,

  • DEPARTAMENTI: Administratë dhe Shërbime të Përbashketa,
  • NËNPUNËSI MBIKQYRËS : Menaxheri i Teknologjisë Informative,
  • LLOJ I KONTRATËS: Në Kohë të pa caktuar me periudhë provuease 90 ditë
  • NORMAE PUNËS: (E Plotë).

DETYRAT E PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Ofron ndihmë në përdorimin e pajisjeve kompjuterike dhe softuerëve;
  • Vendos dhe konfiguron kompjuterët Desktop, Printerët dhe pajisja tjera të fushës dhe pajisja tjera të fushës së IT;
  • Instalon softuerdhe riparon pajisje harduerike;
  • Zgjidhje të problemeve, diagnostikon probleme, zbaton procedura korrigjuese të veprimit brenda udhëzime tëpërcaktuara;
  • Mirëmban sistemet, bazat e të dhënave, administron te dhënat sipas detyrave qe i pranon nga mbikëqyrësi;
  • Ruajtja e konfidencialitetit të plotë në lidhje me të dhënat e spitalit gjatë dhe pas futjes në sisteme;
  • Kryen edhe punë të tjera brenda fushes përkatesë në pëiputhje me aktet ligjore në fuqi që i caktohen nganënpunësi mbikqyres ose udhëheqësi i Departamentit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashketa.

KUALIFIKIMET

  • Arsimimi i mesëm (Gjimnazi, Ekonomike, Teknike);
  • Njohuri bazike ne fushën e IT-së;
  • Njohja e një gjuhës angleze (e preferuar);
  • IT Essentials, CCNA (Çertifikatë);
  • Njohuri për të punuar me kompjuter dhe mjete softueri (Word, Excel, Access).

TITULLII PUNËS DHE KODI: Shtepiak H-71 Kof:4.5,

  • DEPARTAMENTI: Administratë dhe Shërbime të Përbashketa ,
  • NËNPUNËSI MBIKQYRËS : Shefii Shërbimit Tekmk ,
  • LLOJ I KONTRATËS: Në kohë të pa caktuar, me periudhë provuese 90 ditë
  • NORMAE PUNËS: (E Plotë).

DETYRAT E PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Bënë riparime të vogla dhetë medha të ndërtesave, pajisjeve ose sistemeve sipas shkathtësive dhe përvojes specifike siç janë punët në: ujësjellës, kanalizim, elektrike, mekanike, betonim, suvatim, ngjyrosje etj;
  • Bënë mirëmbajtjen e objekteve , pajisjeve ose sistemeve në bazë të planevë ditore dhe mujore të caktuara nga mbikqyresi;
  • Bënë riparimin e dyerve dhe dritareve të objekteve brenda hapsriave të spitalit;
  • Bënë raportimin e problemeve, shkeljen e rregullave ose methanat jo të zakonshme të cilat mund të jenë të dëmshme për personelin, pacientet ose vizitoret në menyrë efikase tek mbikqyresi i tij;
  • Sipas kërkesave ndihmon në instalimin e sistemeve të reja siç janë: Ujësjelles-kanalizime, elektrike, shpëmdarjen e kabllove të IT-së etj;
  • Sipas kërkesave ndihmon në dekorimin dherenovimin e objekteve;
  • Kërkesave emergjente u përgjigjet në menyrë efikase për mirëmbajtje ashtu siç kërkohet;
  • Bënë vlersimin për furnizime me pjese dhe materiale tjera për riparimin dhe i porosit ato në menyrë të rregulltë;                                                        '                     ‘
  • Kryen edhepunë të tjera brenda fushes përkatesë në pëiputhje me aktet ligjore në fuqi që i caktohen nga nënpunësi mbikqyres ose udhëheqësi i Departamentit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashketa.

KUALIFIKIMI:

  • Arsimi i mesëm ose fillorë;
  • I aftë fizikisht;
  • Komunikativ;
  • I gatshem për të punuar me kolektiv.

TITULLI I PUNËS DHE KODI: Punëtor i hixhienes-H- 74/KOF: 4.0,

  • DEPARTAMENTI: Administratë dhe Shërbime të Përbashketa,
  • NËNPUNËSI MBIKQYRËS : Shefi i Shërbimit Teknik ,
  • LLOJ I KONTRATËS: Në Kohë të pa caktuar, me periudhë provuese 90 ditë
  • NORMAE PUNËS: (E Plotë).

DETYRAT E PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Bënë pastrimin e dhomave në reparte dhe njësi;
  • Bënë pastrimin e të gjitha hapësirave të brendshme dhe tëjashtme të objekteve të spitalit;
  • Numëron dhe sorton rrobat e pa pasterta;
  • Bënë fumizimin me kohë për mjete dhe materialin për punë;
  • Kujdeset që mjetet dhe materialin për pastrim ta mirëmbaj dhe shpenzoi në menyrë racionale;
  • Kryen edhe punë të tjera brenda fushes përkatesë në pëiputhje me aktet ligjore në fuqi që i caktohen nga nënpunësi mbikqyres ose udhëheqësi i Departamentit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashketa.

KUALIFIKIMI:

  • Arsimi mesem ose fillorë;
  • Njohuri dhepërvojë pune nga lëmia përkatëse;
  • I aftë fizikisht;
  • Komunikativ;

Dokumentacioni i kerkuar

Përpikën 1,2 dhe 3 të konkursit Grup -pozita/ Infermieri e përgjithëshme/Mami

  • Diploma e fakultetit (Bachelor) apo diploma e shkolles së mesme (varesisht për cilen pozitë konkuron Infermieri e përgjithëshme/Mami) origjinal apo kopje e noterizuar
  • Licenca e punës nga Ministria e Shëndetësisë origjinal apo kopje e noterizuar
  • Certifikata e lindjes origjinal apo kopje e noterizuar dhe fotokopja e letërnjoftimit
  • Certifikata nuk jeni i dënuar ose nën hetime origjinal apo kopje e noterizuar
  • Çertifikata mbi gjendjen shëndetësore pas pranimit në marrëdhënie pune
  • Çertifikatat mbi kryerjen e trajnimve profesionale e preferaeshme.

Për pikën 4 të konkursit Pozita unike /Administrator i protokolit

  • Diploma e fakultetit (Juridik/Ekonomik) apo diploma e shkolles se mesme (Gjimnazi/Ekonomike) - origjinal apo kopje e noterizuar
  • Deshmi per njohjen e punes me kompjuter me mjete softveri origjinal apo kopje e noterizuar
  • Çertifikata e lindjes (origjinal apo kopje e noterizuar dhe fotokopja e letrnjoftimit
  • Çertifikata qe nuk je i dënuar ose nën hetime origjinal apo kopje e noterizuar
  • Çertifikata mbi gjendjen shendetësore pas pranimit në marrëdhënie pune

Per piken 5 te konkursit- Asistent i Teknologjise InformativeI

  • Diploma e shkolles se mesme (Gjimnazi/Ekonomike/Teknike) - origiinal apo kopje enoterizuar
  • Deshmi per njohuri baztke ne fushen e IT (IT Essencialis, CCNA (Qertifikate original apo kopje e noterizuar
  • Qertifikata e lindjes (origjinal apo kopje e noterizuar dhe fotokopja e letemjoftimit)
  • Qertifikata qe nuk jeni i denuar ose nen hetime origiinal apo kopje e noterizuar
  • Çertifikata mbi gjendjen shendetësore pas pranimit në marrëdhënie pune

Per piken 6 dhe 7 te konkursit Punetor Teknik /Shtepiak/ punetor i hixhienes

  • Diploma e shkolles se mesme apo certifikata mbi kryerjen e shkoiles fillore - origjinal apo kopje e noterizuar
  • Qertifikata e lindjes (origjinal apo kopje e noterizuar dhe fotokopja e letemjoftimit)
  • Qertifikata qe nuk jeni i denuar ose nen hetime origiinal apo kopje e noterizuar
    Çertifikata mbi gjendjen shendetësore pas pranimit në marrëdhënie pune

Aplikimi i kandidateve fillon pas 30 ditesht nga publikimi i Konkursit ne SMBNJ dhe zgjate 15 dite.

Aplikacioni meret online ne web faqen e Spitalit apo ne zyren nr.1 te Administrates se spitalit te pergjithshem ne Peje.

Aplikacioni me dokumentacion percjelles dorezohen ne ne zyren nr.1 te Administrates se spitalit ne Peje., rruga "Nena Tereze" p.n. cdo dite pune nga ora 08:00-14:00.

Prano njoftimet me email