Vende të lira të punës (12)

kpk e1623864352872
Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Objavljeno
16/08/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK/Nr. 193/2021 të datës 26 Mars 2021, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall këtë:

KONKURS

Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional, nëntë (9) vende pune

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, një (1) pozitë
Prokuroria Themelore Prizren, një (1) pozitë
Prokuroria Themelore Pejë, një (1) pozitë
Prokuroria Themelore Mitrovicë, katër (4) pozita
Prokuroria Themelore Gjakovë, dy (2) pozita

Referenca: KPK/SKPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ – 012
Emri pozitës: Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional
Pozita:Pozitë e karrierës
Niveli: Profesional
Kodi punës: DR/470
Raporton tek: Administratori i Prokurorisë
Numri i pozitave: Nëntë (9) pozita
Koeficienti: Nëntë (9)
Akti i emërimit: Pa afat
Puna Provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
Vendi: Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë

Qëllimi i vendit të punës:

Bashkëpunëtori profesional, ofron mbështetje profesionale për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të prokurorit të shtetit, përmes hulumtimit, këshillimit dhe hartimit të akteve ligjore në fushëveprimtarinë e institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillon dhe arrinë pëlqimin për planet e punës dhe afatet, në koordinim me mbikëqyrësin, për zbatimin e procedurave përkatëse, shërbimeve dhe produkteve përkatëse në fushën profesionale specifike;
  • Kryen detyrat e parapara me plan të punës të miratuar në përputhje me ligjin, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
  • Bënë hulumtime ligjore, analiza, vlerësim të opcioneve dhe rekomandon për shqyrtim dokumentacionin me mbikëqyrësin e lëndës detyrën dhe aktet e specializuara për miratim, Mbështetë prokurorët në ushtrimin e funksionit të tyre;
  • Merr pjesë në cilësinë e eskspertit në seanca dëgjimore dhe në seanca gjyqësore kur kjo i kërkohet;
  • Kujdeset për ruajtjen e fshehtësisë zyrtare lidhur me lëndët dhe informatat të cilat I bëhen të ditura gjatë punës;
  • Koordinon punën me pjesët tjera të institucionit dhe komunikon, sipas nevojes edhe me autoritetet e jashtme, gjithnjë duke u kujdesur për paraqitje të denjë të institucionit;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arësyeshme kohë pas kohe.

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:

  • Njohuri të shkëlqyera e gjithëpërfshirëse profesionale nga lëmi Juridik;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter me aplikim të programeve (Microsoft Word, Excel, Power Point,etj).
  • Shkathtësi për shqyrtimin e lëndëve, hartim të propozim akuzave, aktakuzave dhe shkresave tjera të nevojshme;
  • I gatshëm të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme; Aftësi për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur me te;
  • Aftësia për ta mbajtur kualitetin e punës edhe në kushte të punës nën presion.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Diplomë universitare, Fakulteti Juridik. Provimi i jurisprudencës.

Përvoja e Punës:

  • Tri (3) vite përvojë pune profesionale.

Zyrtar i Lartë Ligjor, një (1) pozitë

Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Referenca: KPK/SKPK/POZ – 013
Emri pozitës: Zyrtar i Lartë Ligjor
Pozita: Pozitë e karrierës
Niveli: Profesional
Raporton tek: Drejtori të Sekretariatit
Numri i pozitave: Një (1) pozitë
Koeficienti: Nëntë (9)
Akti i emërimit: Pa afat
Puna Provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:

Ndërmerr të gjitha veprimet konkrete dhe iniciativa profesionale për kryerjen sa më efektive dhe kualitative të punëve duke ofruar mbështetje profesionale juridike në hartimin e akteve normative dhe akteve te tjera juridike.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Harton akte normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;
  • Siguron përputhshmërinë e akteve nënligjore me legjislacionin në fuqi në Kosovë;
  • Kujdeset që përmbajtja dhe forma e aktit normativ është e saktë e hartuar sipas teknikave standarde të shkrimit ligjor dhe identike në të tri gjuhët zyrtare;
  • Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga mbikëqyrësi dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim dhe zgjidhje;
  • Sipas kërkesës dhe udhëzimeve të udhëheqësit të drejtpërdrejtë jep opinione ligjore si dhe bën hartimin e projekt akteve të kërkuara për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit;
  • Bashkëpunon dhe komunikon me njësitë organizative të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit për realizim të aktiviteteve nga fusha e legjislacionit;
  • Ndihmon në zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve të Këshillit, përmes dhënies së mendimeve profesionale dhe keshillave juridike;
  • Bën rekomandime profesionale dhe analiza ligjore me qëllim të nxerrjes dhe zbatimit të vendimeve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen nga mbikëqyrësi.

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike, të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të mira të procesit politikbërjes dhe të planifikimit të përgjithshëm strategjik;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në hartimin e dokumenteve strategjike, politikave, planeve, analizave, raporteve dhe dokumenteve tjera përkatëse;
  • Aftësi të mira organizative, aftësi pune në ekip, koordinimi, komunikimi, si dhe aftësi për të punuar nën presion;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës, shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe në formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power, Point Access); Të ketë njohuri të gjuhës Angleze si dhe njohja e gjuhëve tjera të BE-së e mirëseardhur.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

Diplomë universitare, Fakulteti Juridik.

Përvoja e Punës:

Tri (3) vite përvojë pune profesionale.

Zyrtar Ligjor 2, dy (2) pozita

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit
Referenca:   KPK/SKPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ   -   014
Emri pozitës: Zyrtar Ligjor 2
Pozita: Pozitë e karrierës
Kategoria funksionale: Profesional 2
Kodi punës: Ll/060
Raporton tek:  Administratori
Numri i pozitave: Dy (2) pozita
Koeficienti: Shtatë (7)
Akti i emërimit: Pa afat
Puna Provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
Vendi : Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:

Ndërmerr të gjitha veprimet konkrete dhe iniciativa profesionale për kryerjen sa më efektive dhe kualitative të punëve të Prokurorit duke i ofruar mbështetje profesionale juridike në hartimin e akteve, shkresave dhe daktilografimin e tyre si dhe mbajtjen e evidencave për lëndët në proces dhe të kryera nga Prokurori e në bashkëpunim me Mbikëqyrësin e Shkrimores së Prokurorisë dhe Udhëheqësin e Administratës.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Ndihmon në mënyrë profesionale Prokurorin me daktilografim profesional të akteve që i nxjerrë prokurori lidhur me lëndët konkrete të besuara për ndërmarrjen e veprimeve akuzuese nga prokurori;
  • Pranon lëndët e ndara për prokurorin me të cilin punon, evidentimin e tyre në mënyrë elektronike dërgimin e lëndëve me shkresat përcjellëse në shkrimore, mbajtjen e evidencës për lëndët në proces dhe lëndët e kryera, raporton për punën e vet te Udhëheqësi i Administratës;
  • Merr pjesë në procesin e dëgjimit të palëve duke e mbajtur procesverbalin e marrjes në pyetje, ruan konfidencialitetin e lëndës dhe palëve;
  • Kryen të gjitha punët përgatitore për praninë e palëve para prokurorit me dërgesën e ftesave dhe pranimin e konfirmimeve nga dorëzuesit e shkresave;
  • Gjithnjë kujdeset për informimin e Prokurorit lidhur me praninë e tij në gjykime, duke mos e lënë anash informimin lidhur me shkresat e ndryshme apo (corpora deliktet) që ndërlidhen me lëndën gjyqësore;
  • Përgjegjës për kryerjen e punës në mënyrë sa më profesionale, duke u kujdesur që gjatë punës së besuar të ketë sa më pak lëshime;
  • Për punën e vet i përgjigjet udhëheqësit të administratës, ndërsa për punën e kryer me prokurorin lidhur me lëndët mbanë edhe përgjegjësi tek prokurori i çështjes, andaj kërkohet një sy çelësi dhe vëmendje e veçantë;
  • I obliguar të respektojë Kodin e Etikës Profesionale të stafit mbështetës dhe Kodin e Shërbimit Civil;
  • Kryen edhe punë tjera që ndërlidhen me pozitën e tij/saj duke i zëvendësuar kolegët tjerë në punë;

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:

  • Njohuri të shkëlqyera e gjithëpërfshirëse profesionale nga lëmi juridik dhe administratë publike;
  • Njohuri të mirë të gjuhës shqipe, dhe/ose serbe e dëshirueshme, në të shprehur me gojë dhe me shkrim duke përfshirë aftësi të zhvilluara në hartimin e dokumenteve;
  • Njohuri me aftësi të mira të punës me kompjuter me aplikim të programeve (Microsoft Word, Excel, Power Point, etj) dhe internetin;
  • Shkathtësi për shqyrtimin e lëndëve, aktakuzave dhe shkresave tjera të nevojshme; I/E gatshëm/e të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme;
  • Aftësi për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur me të; Aftësi për ta mbajtur kualitetin e punës edhe në kushte të punës nën presion.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

Diplomë universitare, Fakulteti Juridik.

Përvoja e Punës:

1 vit përvojë pune profesionale.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 16.08.2021 deri me datë 30.08.2021 si datë e mbylljes së konkursit.

  • Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: prokuroria-rks.org
  • Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati VII, Zyra 702, Prishtinë, Kosovë.
  • Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: “Luan Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.
  • Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen
  • Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 16:00.
  • Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:
  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.”
  • Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:
  • Dëshminë e kualifikimit shkollor;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet si dëshmi mbi përvojën e punës);
  • Dy rekomandime (nëse keni);
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Dokumentin e identifikimitletërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën
  • Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email