Vende të lira të punës (11)

kpk e1623864352872
Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Objavljeno
04/11/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

  • Zyrtar/e i Lartë Ligjor (1) - Prishtinë
  • Referent/e i Lartë (1) - Prishtinë
  • Zyrtar/e Ligjor/e (5) - Prishtinë, Gjilan, Ferizaj
  • Zyrtar/e për Përkthime (shqip serbisht dhe anasjelltas),  (3) Prishtinë, Mitrovicë 
  • Asistent/e për Shërbime të Sigurisë (1) - Prizren

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit  Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për  Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref  AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës  KPK/Nr. 193/2021 të datës 26 Mars 2021, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall  këtë: 

K O N K U R S 

Zyrtar i Lartë Ligjor 

  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, një (1) pozitë 
  • Referenca: KPK/SKPK/POZ – 016 
  • Emri pozitës: Zyrtar i Lartë Ligjor 
  • Pozita: Pozitë e karrierës 
  • Niveli: Profesional 
  • Raporton tek: Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit 
  • Numri i pozitave: Një (1) pozitë 
  • Koeficienti: Nëntë (9) 
  • Akti i emërimit: Pa afat 
  • Puna Provuese: 12 muaj 
  • Vendi: Prishtinë 

Qëllimi i vendit të punës:

Ndërmerr të gjitha veprimet konkrete dhe iniciativa profesionale për kryerjen sa më efektive  dhe kualitative të punëve, duke ofruar mbështetje profesionale juridike në hartimin e akteve  normative dhe akteve te tjera juridike. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Harton akte normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e Këshillit  dhe Prokurorit të Shtetit; 
  • Siguron përputhshmërinë e akteve nënligjore me legjislacionin në fuqi në Kosovë; Kujdeset që përmbajtja dhe forma e aktit normativ është e saktë e hartuar sipas teknikave  standarde të shkrimit ligjor dhe identike në të tri gjuhët zyrtare; 
  • Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga mbikëqyrësi dhe identifikon  opsionet ose çështjet për shqyrtim dhe zgjidhje; 
  • Sipas kërkesës dhe udhëzimeve të udhëheqësit të drejtpërdrejtë jep opinione ligjore si dhe bën  hartimin e projekt akteve të kërkuara për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit;
  • Bashkëpunon dhe komunikon me njësitë organizative të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit për  realizim të aktiviteteve nga fusha e legjislacionit; 
  • Ndihmon në zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve të Këshillit, përmes dhënies së mendimeve  profesionale dhe keshillave juridike; 
  • Bën rekomandime profesionale dhe analiza ligjore me qëllim të nxerrjes dhe zbatimit të  vendimeve të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen nga  mbikëqyrësi.

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike, të fituar përmes  arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse; 
  • Njohuri të mira të procesit politikbërjes dhe të planifikimit të përgjithshëm strategjik;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në hartimin e dokumenteve strategjike, politikave, planeve, analizave,  raporteve dhe dokumenteve tjera përkatëse;
  • Aftësi të mira organizative, aftësi pune në ekip, koordinimi, komunikimi, si dhe aftësi për të  punuar nën presion;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës, shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe  në formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power, Point Access);
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze si dhe njohja e gjuhëve tjera të BE-së e mirëseardhur.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universitare, Fakultetit Juridik. 

Përvoja e Punës:

  • Tri (3) vite përvojë pune profesionale. 

Referent i Lartë 

  • Prokuroria Themelore Prishtinë, një (1) pozitë 
  • Referenca: KPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ- 017 
  • Emri Pozitës: Referent i Lartë 
  • Pozita: Pozitë e karrierës 
  • Niveli: Profesional  
  • Kodi punës: DR/850
  • Raporton tek: Administratori i Prokurorisë
  • Numri i Pozitave: Një (1) pozitë
  • Koeficienti: Shtatë (7)
  • Akti i emërimit: Pa afat
  • Puna Provuese: 12 muaj
  • Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës:

Ofron përkrahje të gjerë administrative dhe teknike lidhur me lëndët e pranuara në njësinë  organizative ku është punësuar, mban evidenca të sakta dhe me kohë në regjistrin e regjistrimit  të lëndëve dhe regjistrin e çregjistrimit të lëndëve sipas kërkesave të specifikuara të vetë  regjistrit, kujdesi për lëndët dhe shkresat e lëndëve. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Regjistron me kohë lëndët në regjistrin e pranimit të lëndëve me të gjitha të dhënat që kërkohen  sipas regjistrit duke mbajtur evidenca të sakta të lëndëve dhe shkresave të lëndës duke e  mbajtur edhe evidencën elektronike;  
  • Çregjistron lëndët dhe mbanë evidenca të sakta në regjistrin përkatës dhe në mënyrë  elektronike, mbanë evidenca për lëndë specifike dhe të rëndësisë së veçantë, duke vepruar me  vetë-iniciativë dhe pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë;  
  • Përgjegjës për afate dhe saktësi të punës;  
  • Mbikëqyrë sistemin e përcjelljes së lëndëve dhe menaxhon me lëndët sipas punës së ngarkuar; 
  • Kontrollon lëndët dhe lëvizjen e tyre brenda institucionit, duke qenë në gjendje që në çdo kohë  ta sigurojë lëndën për përfaqësim në Gjykatë;  
  • Mbanë evidenca të sakta e të plota lidhur me dosjet dhe shkresat e lëndëve, akteve, shkresave dhe dokumenteve tjera zyrtare, përfshirë edhe përgatitjen e raporteve për punën e kryer në  periudha të caktuara raportuese;
  • I gatshëm për kryerjen e çdo detyre tjetër si referent në shkrimore në përputhje me ligjet dhe  rregulloret aktuale;  
  • Kryen edhe punë tjera të lidhura me punën e referentit të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe.  
  • Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:  
  • Shkathtësi të mirë komunikimi me shkrim dhe me gojë;  
  • Aftësi të rregullimit dhe të ruajtjes së kujdesshme të dosjes së lëndëve dhe shkresave;  Aftësi të punojë e pavarur dhe në mënyrë ekipore;  
  • Shkathtësi të mira të punës me kompjuter (Word dhe Excel).  
  • Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:
  • Diplomë Universitare, Fakulteti Juridik, Administratë Publike, Shkenca Sociale.

Përvoja e Punës:

  • Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale. 

Zyrtar Ligjor 

  • Prokuroria Themelore Prishtinë, dy (2) pozita 
  • Prokuroria Themelore Gjilan, një (1) pozitë 
  • Prokuroria Themelore Ferizaj, dy (2) pozita 

Referenca: KPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ- 018 

  • Emri pozitës: Zyrtar Ligjor 2 
  • Pozita: Pozitë e karrierës 
  • Kategoria funksionale: Profesional  
  • Kodi punës: Ll/060  
  • Raporton tek: Administratori i Prokurorisë 
  • Numri i pozitave: Pesë (5) pozita 
  • Koeficienti: Shtatë (7) 
  • Akti i emërimit: Pa afat  
  • Puna Provuese: 12 muaj 
  • Vendi : Prishtinë, Gjilan, Ferizaj 

Qëllimi i vendit të punës:

Ndërmerr të gjitha veprimet konkrete dhe iniciativa profesionale për kryerjen sa më efektive  dhe kualitative të punëve të Prokurorit duke i ofruar mbështetje profesionale juridike në  hartimin e akteve, shkresave dhe daktilografimin e tyre si dhe mbajtjen e evidencave për lëndët  në proces dhe të kryera nga Prokurori e në bashkëpunim me Mbikëqyrësin e Shkrimores së  Prokurorisë dhe Udhëheqësin e Administratës. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Ndihmon në mënyrë profesionale Prokurorin me daktilografim profesional të akteve që i  nxjerrë prokurori lidhur me lëndët konkrete të besuara për ndërmarrjen e veprimeve akuzuese  nga prokurori;  
  • Pranon lëndët e ndara për prokurorin me të cilin punon, evidentimin e tyre në mënyrë  elektronike dërgimin e lëndëve me shkresat përcjellëse në shkrimore, mbajtjen e evidencës për  lëndët në proces dhe lëndët e kryera, raporton për punën e vet te Udhëheqësi i Administratës; 
  • Merr pjesë në procesin e dëgjimit të palëve duke e mbajtur procesverbalin e marrjes në pyetje,  ruan konfidencialitetin e lëndës dhe palëve; 
  • Kryen të gjitha punët përgatitore për praninë e palëve para prokurorit me dërgesën e ftesave  dhe pranimin e konfirmimeve nga dorëzuesit e shkresave;
  • Gjithnjë kujdeset për informimin e Prokurorit lidhur me praninë e tij në gjykime, duke mos e lënë anash informimin lidhur me shkresat e ndryshme apo (corpora deliktet) që ndërlidhen me  lëndën gjyqësore;
  • Përgjegjës për kryerjen e punës në mënyrë sa më profesionale, duke u kujdesur që gjatë punës  së besuar të ketë sa më pak lëshime;
  • Për punën e vet i përgjigjet udhëheqësit të administratës, ndërsa për punën e kryer me  prokurorin lidhur me lëndët mbanë edhe përgjegjësi tek prokurori i çështjes, andaj kërkohet një  sy çelësi dhe vëmendje e veçantë;
  • I obliguar të respektojë Kodin e Etikës Profesionale të stafit mbështetës dhe Kodin e Shërbimit  Civil;
  • Kryen edhe punë tjera që ndërlidhen me pozitën e tij/saj duke i zëvendësuar kolegët tjerë në  punë.

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:

  • Njohuri të shkëlqyera e gjithëpërfshirëse profesionale nga lëmi juridik dhe administratë  publike;
  • Njohuri të mirë të gjuhës shqipe, dhe/ose serbe e dëshirueshme, në të shprehur me gojë dhe me  shkrim duke përfshirë aftësi të zhvilluara në hartimin e dokumenteve;
  • Njohuri me aftësi të mira të punës me kompjuter me aplikim të programeve (Microsoft Word,  Excel, Power Point, etj.) dhe internetin;
  • Shkathtësi për shqyrtimin e lëndëve, aktakuzave dhe shkresave tjera të nevojshme; I/E gatshëm/e të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme;
  • Aftësi për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur me të;
  • Aftësi për ta mbajtur kualitetin e punës edhe në kushte të punës nën presion.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi

  • Diplomë universitare, Fakulteti Juridik. 

Përvoja e Punës:

  • Një (1) vit përvojë pune profesionale. 

Zyrtar për Përkthime (shqip serbisht dhe anasjelltas),  (3) Prishtinë, Mitrovicë 

  • Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dy (2) pozitë 
  • Prokuroria Themelore Mitrovicë, një (1) pozitë 

Referenca: KPK/ZKPSH/SKPK/PA/PSRK/PTH/POZ- 019 

  • Emri Pozitës: Zyrtar për Përkthime 
  • Pozita: Pozitë e karrierës 
  • Niveli: Profesional 
  • Kodi i punës: IN/040  
  • Raporton tek: Administratori i Prokurorisë 
  • Numri i Pozitave: Tri (3) pozita 
  • Koeficienti: Shtatë (7)  
  • Akti i emërimit: Pa afat  
  • Puna provuese: 12 muaj  
  • Vendi: Prishtinë, Mitrovicë 

Qëllimi i vendit të punës:

Ofron përkrahje të gjerë administrative dhe teknike për stafin Profesional të një njësie  organizative në fushën kryesore të punës, për përkthimin e të gjitha materialeve, duke siguruar  përkthim cilësor. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Bën përkthim profesional të materialeve të shkruara nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe  anasjelltas.
  • Bën përkthim profesional simultan në takimet e ndryshme;
  • Përgjegjës për respektimin e afateve dhe për saktësinë e përkthimeve që kryen;
  • Merr përgjegjësi specifike lidhur me përkthimin e materialeve që kërkohen nga institucioni;
  • Është përgjegjës për përkthimin e dokumenteve dhe ruajtjen e konfidencialitetit te njëjtave;
  • Kontrollon/Lekturon materialet e përkthyera dhe është përgjegjës për përkthim cilësor, si me  shkrim, konsekutiv dhe simultan;
  • Mbanë evidencën e saktë e të plotë të aktiviteteve, dosjeve, punimeve, dokumenteve zyrtare,  përfshirë përgatitjen e raporteve për tërë punën e kryer;
  • Kryen edhe detyra tjera të punës në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të  kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:

  • Shkathtësi të shkëlqyera të njohjes së gjuhës gjatë komunikimit me gojë dhe me shkrim; 
  • Njohuri të mirë në të shkruar të gjuhës Shqipe dhe Serbe; 
  • Njohja e punës me kompjuter (Word dhe Excel).

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universitare.  

Përvoja e Punës:

  • Dy (2) vite përvojë pune. 

Asistent për Shërbime të Sigurisë 

  • Prokuroria Themelore në Prizren, një (1) pozitë 
  • Referenca: KPK/ZKPSH/SKPK/PA/PSRK/PTH/POZ- 020 
  • Emri Pozitës: Asistent për Shërbime të Sigurisë 
  • Pozita: Pozitë e karrierës 
  • Niveli: Administrativ 3 
  • Kodi punës: AD/880 
  • Raporton tek: Administratori i Prokurorisë 
  • Numri i Pozitave: Një (1) pozitë 
  • Koeficienti: Pesë (5)  
  • Akti i emërimit: Pa afat  
  • Puna provuese: 12 muaj  
  • Vendi: Prizren 

Qëllimi i vendit të punës:

Përgjegjës për sigurinë e objektit dhe personelit. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjës për përcjelljen, kontrollimin dhe mënjanimin e mundësisë së shkaktimit të rrezikut  për objektin dhe personelin e prokurorisë; 
  • Ofron mbështetje teknike operative për zbatimin e praktikave me te mira te sigurimit;
  • Mbanë shënime mbi të gjitha lëvizjet dhe ngjarjet gjatë orarit të punës, duke i vëzhguar dhe  ndaluar automjetet e pa autorizuara;
  • Ruan konfidencialitetin;
  • Paraqet kërkesat për furnizim ose blerje të materialit të nevojshëm për ndriqim, kamera , mjete  të shurjes së zjarrit, libra të evidencës dhe për çdo gjësend tjetër që i ndihmon kryerjen më  efikase të punës;
  • Kujdeset për respektimin e kodeve të mirësjelljes të shërbimit civil;
  • Sipas nevojës kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Administratorit.

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës

  • Njohuri të duhura për mbikëqyrje efektive dhe kryerjen e punës së sigurisë;
  • Njohuri të shkëlqyera e gjithëpërfshirëse profesionale nga lëmi sigurisë;
  • Shkathsi të punës dhe menjanimit të suksesshëm të rreziqeve për objekt dhe staf;
  • I gatshëm të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme;
  • Aftësi për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur me te;
  • Aftësia për ta kryer punën edhe në kushte të punës nën presion;
  • Reagimi duhur në zgjidhjen e problemeve.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi

  • Shkolla e Mesme. 

Përvoja e Punës:  

  • 3 vite përvojë pune. 

---

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të  Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 04.11.2021 deri me datë 18.11.2021 si  datë e mbylljes së konkursit. 
  • Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria-rks.org Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati  VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë.
  • Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në  Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan  Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.
  • Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për  aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh,  aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
  • Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.  Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:
  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë  për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe  aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha  komunitetet në Kosovë.
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të  Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.”

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:  - Dëshminë e kualifikimit shkollor;

  • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet  si dëshmi mbi përvojën e punës);
  • Dy rekomandime (nëse keni);
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla); - Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime. 

Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e  parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email