Udhëheqës/e Artistik/e

50x50 prizren logo
Opština Prizren
Objavljeno
22/09/2021
Grad
Prizren
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për Zyrtarët Publikë, Neni 67, neni 37 i Ligjit Nr.02/L-57 për Institucionet e Kulturës, pika 2 e nenit 13 të Ligjit për Teatrot dhe neni 13 i Statutit të Teatrit të Qytetit të Prizrenit Bekim Fehmiu, Komuna e Prizrenit, shpallë:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport Tetari Profesional
Pozita – Udhëheqës Artistik
Koeficienti – 7 Mandati : 4 vjeçar
Numri i ekzekutuesit – 1

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Propozon politikat artistike të teatrit dhe i zbaton ato pas miratimit nga ana e Këshillit Drejtues të Teatrit.
  • Në konsultim me drejtorin e përgjithshëm, bënë propozimin e roportorit vjetor të
  • Udhëheqë punën kreative të
  • Bënë recension për çdo vepër skenike para hyrjes në repertorin vjetor të
  • Përcakton regjisorët dhe ndihmon drejtorin e përgjithshëm për zgjedhjen e ekipit artistik të
  • I propozon drejtorit të përgjithshëm për bashkëpunim artistik me artist dhe institucione
  • Ka përgjegjësi profesionale për çdo shfaqje publike të
  • Për punën e tij e njofton drejtorin e përgjithshëm, por i përgjigjet dhe raporton Këshillit Drejtues të Teatrit.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Kualifikimi:

  • Diplomë universitare – Fakulteti i Artit – dega regji, dramaturgji dhe aktrim (nostrifikimi i diplomës për të diplomuarit jashtë shtetit) me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me
  • Së paku 3 vite përvojë pune profesionale

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e letërnjoftimit
  • Ekstrakti i lindjes
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (Përvoja e dëshmuar me Vërtetim dhe me Trust);
  • Dy - rekomandime ( nëse keni )
  • Diploma e noterizuar
  • Çertifikata të trajnimeve
  • Çertifikatën që nuk jeni nën hetime

Konkursi ngel i hapur 8 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 22.09.2021 deri më datën 29.09.2021 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/si dhe në https://konkursi.rks-gov.net/jobs pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren. VËMENDJE: Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin në fuqi. Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Prano njoftimet me email