Thirrje për mbështetje të projekteve të OJQ-ve dhe individëve

Ministarstvo kulture, omladine i sporta
Objavljeno
13/08/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

Njoftohen të interesuarit se afati për aplikim për  Thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve / programeve të OJQ-ve dhe individëve - Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, publikuar më 13 Gusht 2021 shtyhet deri më datën 10.09.2021.

---

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve dhe individëve

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

Me qëllim të fuqizimit të rolit të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore si kontribues në mirëqenien shoqërore dhe ekonomike, si dhe promovimit të vlerave të përbashkëta dhe identitetit shtetëror, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës dhe individëve të aplikojnë për mbështetje financiare publike me projekte që kontribuojnë në fuqizimin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, duke inkurajuar projektet e ndryshme të: promovimit, edukimit, dokumentimit/hulumtimit kulturor, nxitjes së veprimtarisë kulturore në përgjithësi dhe të grupeve të margjinalizuara në veçanti, zhvillimit të diplomacisë kulturore, nxitjes së talentëve të rinj, mbështetjes së sektorit inovativ, ngritjes së kapaciteteve profesionale, nxitjes së ruajtjes së trashëgimisë kulturore, zhvillimit të projekteve kulturore në hapësira publike dhe mbështetjes së ngjarjeve tradicionale kulturore.

OJQ-të dhe Individët, në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projekt propozime / programe të cilët adresojnë dhe përmbushin njërën nga objektivat:

  • promovimi i kulturës dhe trashëgimisë kulturore si komponentë për ngritje të vetëdijes dhe edukimit të gjeneratave të reja në Kosovë;
  • mbështetja e aktiviteteve të edukimit kulturor joformal dhe zhvillimi i kuadrove profesionale;
  • zhvillimi i hulumtimit dhe dokumentimit në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore përmes botimit, blerjes, përkthimit;
  • ngjarjet tradicionale kulturore dhe programet vjetore;
  • mbështetja e sektorit inovativ dhe digjital kulturor;
  • fondi i mobilitetit për fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore;
  • mbështetja e projekteve të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore që zhvillohen në hapësira publike;
  • integrimi dhe promovimi i kulturës dhe trashëgimisë kulturore për zhvillim të turizmit;
  • ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore.

Promovimi i kulturës dhe trashëgimisë kulturore si komponentë për ngritje të vetëdijes dhe edukim të gjeneratave të reja në Kosovë

Me qëllim të zhvillimit pozitiv të debatit bashkëkohor në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore në Kosovë ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Organizimin e kampeve të restaurimit për lokalitetet e trashëgimisë kulturore duke i targetuar të rinjtë, mjeshtrit dhe pronarët;
  • Shënimi i ditëve ndërkombëtare kulturore dhe të trashëgimisë kulturore;
  • Organizmi i kampanjave të vetëdijesimit rreth zbatimit të politikave publike (legjislacioni për kulturë, ligji për trashëgiminë kulturore dhe strategjia kombëtare për trashëgimi kulturore);
  • Promovimi i njohjeve tradicionale; transmetimi i kujtesës kolektive dhe rrëfimeve gojore nga brezi i vjetër te brezi i ri;
  • Promovimi i kulturës, diversitetit kulturor, industrisë kreative, trashëgimisë kulturore të Kosovës për të rinjtë;

Grupet e synuara të kësaj objektive janë:

  • Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme;
  • Studentët;
  • Mësimdhënësit;
  • Të moshuarit;
  • Personat me nevoja të veçanta;
  • Gratë;
  • Komunitetet pakicë;
  • Komuniteti LGBTI.
  • Individët

Mbështetja e aktiviteteve të edukimit kulturor joformal dhe zhvillimi i kuadrove profesionale   

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe zhvillimit të brezave të rinj të edukuar, rreth rolit dhe rëndësisë së artit dhe kulturës si kontribues qenësor në mirëqenien sociale e ekonomike të qytetarëve, ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Zhvillimi i programeve joformale për pjesëmarrje të rregullt të nxënësve në ngjarje kulturore;
  • Nxitja e bashkëpunimit mes institucioneve kombëtare dhe lokale të kulturës, shoqërisë civile dhe të komunitetit, për ta bërë krijimtarinë artistike dhe kulturore më të qasshme për të rinjtë anekënd Kosovës;
  • Zhvillimi i programeve të edukimit joformal për përfshirje të kulturës dhe trashëgimisë kulturore në programe mësimore;
  • Nxitja e talentëve të rinj (Projekte të të gjitha sferave kulturore dhe të trashëgimisë kulturore: Artizanate/industri kreative; Muzikë dhe vallëzim; Art Vizual /Dizajn (instalacion, pikturë, performancë arti, fotografi, skulpturë, art zanor, video, grafikë, etj.); Film; Media; Teatër & Performanca (regjia, eksperimenti, monodrama, shkrimi i dramës, kukulla, shfaqja taktike, etj.); Promovim / Arte Tradicionale (punë në lidhje me vazhdimësinë dhe evolucionin e një tradite dhe / ose trashëgimie kulturore zanatet tradicionale, etj.); Diversitet kulturor;  Shkrim / botim (letërsi artistike, poezi, letërsi për fëmijë, kritikë, gazetari, shkrim arti, etj.); Diplomaci kulturore; projekte interdisciplinare)
  • Bursa për studime në të gjitha fushat e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore të nivelit bachelor, master dhe doktoraturë; (të gjitha format e artit,  dokumentimit kulturor, menagjiimit kulturor, diplomaci kulturore, trashëgimi kulturore, arkitekturë - konservim, arkeologji, antropologji, etnologji, muzikologji, muzeologji, arkivistikë, programe kuratoriale, profilet e teknikës mbështetëse për ngjarje kulturore), përkatësisht programe nga këto fusha të cilat nuk ofrohen nga institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Republikën e  Kosovës;

Grupet e synuara të kësaj objektive janë:

  • Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme;
  • Studentët e të gjitha niveleve;
  • Mësimdhënësit;
  • Profesionistët e rinj;
  • Profesionistët në fushën e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore;
  • Personat me nevoja të veçanta;
  • Komunitetet pakicë;
  • Komuniteti LGBTI.

Zhvillimi i hulumtimit dhe dokumentimit në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore përmes botimit, blerjes, përkthimit

Me qëllim të konsolidimit kualitativ dhe përmbajtjesor të veprimtarive që ndërlidhen me kulturën dhe trashëgiminë kulturore  ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Mbështetja e hulumtimeve, kërkimeve dhe prezantimeve në fushat e ndryshme të kulturës dhe trashëgimisë kulturore;
  • Mbështetje për autorët dhe botuesit (botim, blerje dhe përkthim i librave);
  • Prezantimi i gjetjeve dhe arritjeve kërkimore në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore;
  • Studimi dhe dokumentimi i zejtarisë dhe artizanateve;
  • Botimi i rezultateve të arritura;
  • Organizimi i konferencave, simpoziumeve dhe tryezave hulumtuese;

Grupet e synuara të kësaj objektive janë:

  • Studentët;
  • Profesionistët e rinj;
  • Autorët;
  • Profesionistët në fushën e trashëgimisë kulturore;
  • Personat me nevoja të veçanta;
  • Komunitetet pakicë;
  • Komuniteti LGBTI.

Ngjarjet tradicionale kulturore dhe programet vjetore

Me qëllim të zhvillimit dhe promovimit të skenës kulturore, në veçanti të ngjarjeve tradicionale kulturore dhe programeve vjetore të cilët kontrobuojnë në pasurimin e e jetës kulturore, dhe njëkohësisht paraqiten si promotor të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik, duke krijuar një ndërlidhje të ngushtë ndërmjet kulturës, trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit bashkëkohor të shoqërisë, ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:    

  • Projekte të të gjitha sferave kulturore dhe të trashëgimisë kulturore (arte vizuele, arte performuese, letërsi, kinematografi, dokumentim kulturor, edukim kulturor jo-formal, festivale, projekte interdisciplinare, hulumtim shkencor/kulturor, zejtari kulturore, aktivitete edukative (konferenca, seminare, shkollat verore etj);

Grupet e synuara të kësaj objektive janë:

  • OJQ kulturore, artistët, krijuesit dhe zejtarët e pavarur;
  • OJQ kulturore, artistët, krijuesit dhe zejtarët e pavarur të komuniteteve pakicë;
  • OJQ kulturore, artistët, krijuesit dhe zejtarët e pavarur të komunitetit me aftësi te kufizuar;
  • OJQ kulturore, artistët, krijuesit dhe zejtarët e pavarur të komunitetit LGBTI.

Mbështetja e sektorit inovativ dhe digjital kulturor

Ndërlidhja e kulturës dhe trashëgimisë kulturore me sektorin inovativ dhe digjital, paraqet një mundësi për të krijuar qasje te brezat e rinj, duke kombinuar përparësitë që ofron sektori inovativ për zhvillim kulturor. Në kuadër të kësaj objektive synohet përkrahja e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Projekte edukative kulturore digjitale,
  • Projekte video edukative kulturore,
  • Digjitalizim i databazave, enciklopedi dhe dokumentim digjital i fondeve arkivore, digjitalizim i bibliotekave dhe arkivave të pavarura, projekte AR dhe VR;
  • Dizajnim i Ueb faqeve, zhvillim i softuerëve, aplikacioneve mobile, UE dhe UI dizajn, kampanjë digjitale e marketingut, dhe të gjitha llojet tjera të projekteve digjitale, të gjitha që ndërlidhen me kulturën dhe trashëgiminë kulturore.
  • Individët.

Grupet e synuara të kësaj objektive janë:

  • Të rinjtë;
  • Studentët;
  • Profesionistët e rinj;
  • Profesionistët në fushën e kulturës, dhe trashëgimisë kulturore;
  • Personat me nevoja të veçanta;
  • Komunitetet pakicë;
  • Komuniteti LGBTI.

Fondi i mobilitetit për fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore

Me qëllim të promovimit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Pjesëmarrja/prezantimi/performimi i akterëve/individëve dhe OJQ-ve në ngjarje (konferenca, festivale, panaire, koncerte, ekspozita etj.) ndërkombëtare;
  • Pjesëmarrja/prezantimi/performimi i akterëve/individëve dhe OJQ-ve në mërgatë në ngjarje (konferenca, festivale, panaire, koncerte, ekspozita etj.) në Kosovë;
  • Pjesëmarrja/prezantimi/performimi i akterëve/individëve dhe OJQ-ve të huaj në ngjarje konferenca, festivale, panaire, koncerte, ekspozita etj.) në Kosovë;

Grupet e synuara të kësaj thirrje janë:

  • Profesionistët e trashëgimisë kulturore;
  • Studiues, hulumtues;
  • Krijuesi, performues.

Mbështetja e projekteve të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore që zhvillohen në hapësira publike

Me qëllim të konsolidimit kualitativ dhe përmbajtjesor të veprimtarive që ndërlidhen me zhvillimin e aktiviteteve kulturore në hapësirat publike,  ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Mbështetja e projekteve dhe aktiviteteve në hapësira publike;
  • Mbështetje e projekteve kulturore që bëjnë rimendim dhe ndërhyrje kulturore/artistike në hapsira publike;
  • Zgjerimi i hapësirave kulturore përmes ripërdorimit përshtatës për realizimin e aktiviteteve përkatëse në kuadër të projektit;
  • Hapësirat (dhe ndërtesat) e pashfrytëzuara publike shndërrohen në hapësira kulturore për realizimin e aktiviteteve përkatëse në kuadër të projektit.

Grupet e synuara të kësaj objektive janë:

  • Profesionistët në të gjitha fushat e kulturës dhe trashëgimisë kulturore;
  • Studiues hulumtues;
  • Krijues, performues;
  • studentet e te gjitha niveleve te studimit;

Integrimi dhe promovimi i kulturës dhe trashëgimisë kulturore për zhvillim të turizmit

Me qëllim të kontribuimit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore në zhvillim të qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik, duke e shfrytëzuar potencialin e zhvillimit të turizmit, ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Funksionalizimi i monumenteve për funksione të ndërlidhura me industrinë e turizmit;
  • Promovimi i gastronomisë lokale tradicionale si prodhim turistik;
  • Promovimi ndërkombëtar i turizmit kulturor;
  • Përfshirja e mërgatës në promovim të trashëgimisë kulturore dhe zhvillim të turizmit kulturor;

Grupet e synuara të kësaj objektive janë:

  • Asociacionet e turizmit;
  • Organizatat që kanë fushë-veprimtari promovimin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore;
  • Pronarët e monumenteve të trashëgimisë kulturore;
  • Zejtarët, artizanalët etj.
  • Individët. 

Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore

Me qëllim të konsolidimit kualitativ dhe përmbajtjesor të veprimtarive që ndërlidhen me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore,  ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Mbështetja e individëve/pronarëve për promovimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Grupet e synuara të kësaj objektive janë:

  • Individët dhe pronarët/posedues/shfrytëzues shtëpive të aseteve të mbrojtura;

Pavarësisht temës primare të projektit, një pjesë e aktiviteteve duhet të kontribuojnë në ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë për mbrojtjen nga virusi COVID-19. Të gjitha materialet promovuese të projektit duhet që në mënyrë të shkruar të kujtojnë masat kundër infektimit me COVID-19 siç janë mbajtja e maskës, mbajtja e distancës fizike dhe pastrimi i duarve.

3. Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 1,710,000.00 euro.

4. Shuma maksimale e mbështetjes financiare për OJQ-të që mund të aprovohet është 70,000.00 Euro.

5. Shuma maksimale e mbështetjes financiare për individë që mund të aprovohet është 25,000.00 Euro.

6. Thirrja publike do të jetëe hapur 15 ditë pune. Afati për dorëzimin e projekt propozimeve përfundon me datën 03 Shtator 2021, në ora 16.00.

Kriteret e përgjithshme për OJQ-të:

  • Për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike, aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme minimale si në vijim:
  • të jenë të regjistruar si OJQ sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asociimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora;
  • të jenë të pajisur me numër fiskal sipas kërkesave të legjislacionit tatimor të Republikës së Kosovës, përkatësisht dokumentacionin ekuivalent sipas legjislacionit të shtetit përkatës për OJQ-në e huaj;
  • të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
  • të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete;
  • OJQ-të nuk kanë të drejtë të aplikojnë me më shumë se një projekt, në të njëjtën thirrje, ose anëtarët themelues të OJQ-ve të aplikojnë edhe si individ.
  • Nëse projektet kanë të bëjnë me ndërhyrje/aktivitet në objektet të trashëgimisë kulturore, atëherë kërkohet leja (aprovimi) nga organi kompetent, ashtu siç parashihet me legjislacionin në fuqi.
  • të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës (stafi i angazhuar për realizimin e projektit nuk lejohet të jetë i punësuar në MKRS ose institucioneve vartëse të saj)
  • Vërtetimin që OJQ-ja nuk ka obligime tatimore (nga ATK).

Kriteret e përgjithshme për Individët:

  • të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
  • të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete;
  • Individët nuk kanë të drejtë të aplikojnë me më shumë se një projekt, në të njëjtën thirrje, dhe
  • të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës (personi që realizon projektin nuk lejohet të jetë i punësuar në MKRS ose institucionet vartëse të saj)
  • Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret specifike, aplikacioni do të konsiderohet i pa kompletuar dhe si i tillë nuk do të kualifikohet për mbështetje financiare.

Kriteret e vlerësimit:

Me rastin e vlerësimit të projekt-propozimeve, komisioni do të vlerësojë me sa vijon:

  • a posedon OJQ-ja, respektivisht individi, kapacitete profesionale për të kryer aktivitetet e planifikuara të projektit /programit (a kanë aftësitë e duhura dhe aftësitë për zbatimin e projektit, si dhe njohuri në lidhje me çështjet që trajtohen në këtë ftesë të cilat duhet të dëshmohen me CV dhe diploma përkatëse)
  • a posedojnë kapacitete të menaxhimit të mjaftueshme OJQ-ja (duke përfshirë personelin, pajisjet për të udhëhequr me projektin)?
  • a është i përcaktuar ekipi i projektit dhe detyrimet e anëtarëve të ekipit?
  • sa relevant është projekt-propozimi për qëllimet dhe fushat të thirrjes publike (a ndërlidhet projekti me aktivitetet e parapara me politikat e fushës, të cilat i mbulon thirrja publike?
  • a janë objektivat e projektit/programit të përcaktuara në mënyrë të qartë dhe realisht të arritshme?
  • a janë aktivitetet e projektit / programit të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të zbatueshme?
  • a janë kostot e projektit/programit reale në lidhje me rezultatet specifike dhe kohëzgjatjen e pritshme të projektit?
  • a janë kostot e projektit në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projektit/programit?

OJQ-të dhe Individët mund të aplikojnë me më së shumti  (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje publike.  Periudha e zbatimit të projektit është më së largu deri me 30.06.2022.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të dhe individët që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e promovimit të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore. OJQ-të dhe individët duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit në fuqi, në përputhje me rregullat e kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike, të krijuara deri më 31.12.2020.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ dhe individi duhet të paraqesin prova se personi përgjegjës (menaxheri) në OJQ , respektivisht individi ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në ëeb-faqen e MKRS-së: www. mkrs-ks.org.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht  ose me postë, në adresën e mëposhtme:

Ministarstvo kulture, omladine i sporta
Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes publike është i detajuar në Udhëzimet për aplikuesit.

Aplikimi i OJQ-ve do të konsiderohet i plotë nëse përmban të gjitha format e aplikimit dhe anekset e detyrueshme siç kërkohet në thirrjen publike dhe dokumentacionin e thirrjes si në vijim:

  1. Formulari i Aplikacionit për projekt/programit (e shtypur dhe CD)
  2. Formulari i Propozim buxhetit  (e shtypur dhe CD)
  3. Formulari  i deklaratës për  financimi të dyfishtë  (e shtypur dhe CD)
  4. Formular i deklaratës se partneritetit.doc (e shtypur nëse aplikohet)
  5. Forma e deklaratës se projekteve te financuara. docx(e shtypur dhe CD)
  6. Dokumentacionet e OJQ-së: Certifikata e regjistrimit të OJQ, dhe certifikata e numrit fiskal si dhe dëshmia mbi llogarinë bankare (e shtypur).
  7. Dëshmitë e angazhimit të stafit;
  8. Dokumentacioni për Individët  e angazhuar: Letërnjoftimi, konfirmimi bankar, CV-ja me përgatitje profesionale.

Aplikimi i individëve do të konsiderohet i plotë nëse përmban të gjitha format e aplikimit dhe anekset e detyrueshme siç kërkohet në thirrje publike dhe dokumentacionin e thirrjes si në vijim:

  1. Formulari i Aplikacionit për projekt/programit (e shtypur dhe CD)
  2. Formulari i Propozim buxhetit ( e shtypur dhe CD)
  3. Formulari i deklaratës për mungesë të financimit të dyfishtë  (e shtypur dhe CD)
  4. Dokumentacioni për Individ: Letërnjoftimi, konfirmimi bankar, CV-ja me përgatitje profesionale (diploma/certifikata përkatëse), si dhe konfirmimi bankar (e shtypur).

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: jehona.shyti@rks-gov.net; vjollca.aliu@rks-gov.net;

VINI RE: Të gjitha aktivitetet e parapara në projektet / programet e aprovuara të kësaj thirrjeje duhet të respektojnë masat mbrojtëse anticovid 19 të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe rekomandimet e IKSHPK-së.

Të gjitha materialet promovuese të projektit duhet që në mënyrë  të shkruar të kujtojnë masat kundër infektimit dhe COVID-19 siç janë mbajtja e maskës, mbajtja e distancës fizike.

⇒ Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email