Thirrje: Programi i Vetëpunësimit për personat e ritatdhesuar

Agjencia e Punesimit e Republikes se Kosoves e1614259947260
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK)
Objavljeno
29/10/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT PËR PERSONAT E RIATDHESUAR  

Faza e parë 

THIRRJE PËR APLIKIM 

Me qëllim të ofrimit të mbështetjes për personat e riatdhesuar të regjistruar si të papunë në Kosovë : Ministria e Finanaceve, Punës dhe Transfereve (MFPT)/Agjencia e Punësimit e  Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të  Bashkuara (UNDP), me mbështetje nga Ministria e Punëve të Brendëshme (MPB)/Departamenti  për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR), shpallë thirrjen për aplikim për Programin  e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar për vitin 2021. 

MBËSHTETJA NGA PROGRAMI 

Programi i Vetëpunësimit do të sigurojë mjete dhe pajisje teknike bazike sipas profileve të pranuara në këtë shpallje për çdo Plan Biznesi të zhvilluar me sukses.  

Si të aplikoni? 

  • Kompletoni Formularin e aplikimit për Plan Biznesi të cilin duhet ta dorëzoni përmes  postës elektronike: almp.ks@undp.org. Formularin dhe informacionet tjera mund ti gjeni  në adresën elektronike: https://aprk.rks-gov.net/
  • Aplikantët janë të obliguar të sigurojnë si bashkëlidhje në mënyrë elektronike Formularin e Aplikimit; 
  • Vërtetim nga ZKKK, Travel Dokument ose Vulen Hyrëse, si dëshmi se personi është i  riatdhesuar 
  • CV-në e tyre nga SIMP (nga Zyra e Punësimit); 
  • Certifikatën e trajnimit në Vetëpunësim ose Ndërmarrësi; 
  • Certifikatën e trajnimit nga ndonjë organizatë tjetër e akredituar; 
  • Dëshmi mbi kualifikimin dhe përvojën e tyre që përputhet me idenë e paraqitur të  biznesit si dhe dokumentet tjera përcjellëse të cilat përshkruhen në Planin e Biznesit  (Pjesa e Udhëzimeve); 
  • Secili aplikant mund të aplikojë me vetëm një Plan Biznesi (një anëtar për familje). 

Afati i aplikimit: 29 tetor deri 16 nëntor 2021.

Profesionet e pranuara për të cilat ofrohen mjete dhe pajisje sipas sektorëve:

Përpunimi i ushqimit dhe industria e paketimit

  • Përgaditja e brumërave
  • Përgaditja e ushqimeve të shpejta

TIK krahas me kontraktimin e jashtëm të proceseve të biznesit dhe sektori i qendrave të  mbështetjes për konsumatorë

  • Zhvillimi i ueb-faqeve, riparimi i kompjuterëve dhe telefonave celular

Ndërtimtaria

  • Instalues i ngrohjes qendrore
  • Suvatues /Fasadues
  • Instalues i sanitarisë/qeramikës
  • Instalues elektrik
  • Murator

Industria e përpunimit të metalit

  • Saldues/Metalpunues

Industria e tekstilit

  • Rrobaqepës
  • Qëndisje
  • Prodhimi i veshjeve prej pambuku dhe elastike 

Industria e përpunimit të drurit:  

  • Zdrukthëtar/Mobileri 

Agrokulturë: 

  • Serë 

Tjera:  

  • Prodhimi i dhuratave dhe i suvenireve (gift shop)
  • Floktar/Thonjë
  • Floktar/Depilim
  • Berber
  • Auto-Ngjyrosje
  • Auto-Mekanik
  • Gomister
  • Auto-Larje
  • Pastrim gjeneral 

Vërejtje: Aplikanti duhet ta zgjedhë vetëm njërin nga profilet e lejuara  

Profile tjera që nuk janë listuar në këtë listë nuk mbështeten nga Programi. Ofertat/faturat nuk pranohen si dokumentacion përbërës në kuadër të aplikimit. Pako e pajisjeve është e përcaktuar sipas profilit. 

Për më shumë informata, luteni që të vizitoni adresën elektronike: https://aprk.rks-gov.net/ ose  Zyrat e Punësimit në komunën tuaj. 

Në rast se keni pyetje në lidhje me Programin e Vetëpunësimit, ju lutem kontaktoni projektin  ALMP2/UNDP në adresën elektronike: almp.ks@undp.org.  

COVID-19  

KUJDES I VEÇANTË gjatë procesit të aplikimit - të respektohen udhëzimet nga IKSHP

Aplikantët e pranueshëm

Të gjithë aplikantët e interesuar për tu kualifikuar për aplikim, duhet të jenë persona të riatdhesuar sipas rregullores Nr. 22/2020 për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar. Ata janë të obliguar që personalisht të marrin pjesë në fazat e Programit dhe të jenë drejtpërsëdrejti të përfshirë në zhvillimin dhe realizimin e biznesit. Kandidatët e kualifikuar dhe pjesëmarrës në Program duhet të jenë persona të riatdhesuar në 5 (pesë) vitet e fundit të regjistruar si të papunë në Zyret e Punësimit (ZP). Të drejtë aplikimi kan vetëm personat e riatdhesuar në Kosovë pas datës 01.09.2016. Aplikantët për programin e Vetëpunësimit duhet të kenë të kryer trajnimin për “Vetëpunësim” ose “Ndërmarrësi”. Certfikimi i ndonjë trajnimi tjetër të akredituar që dëshmon se e njohin profesionin përkatës në kohën e aplikimit do të jetë përparësi.

Personave të papunë të grupeve në vijim do t’u ipet prioritet:

  • të papunët afatgjatë (më shumë se 12 muaj);
  • të rinjtë (18-29 vjeç);
  • gratë;
  • të mbijetuarit e dhunës në baza gjinore;
  • përfitues të ndihmës sociale;
  • personat e vetëm, me një ose më shumë anëtarë që varen nga ai/ajo (prindër vetëushqyes);
  • personat nga viset rurale;
  • personat me aftësi të kufizuara;
  • grupet e pakicave etnike,
  • personat që e kanë përfunduar skemën Trajnim në Punë në kuadër të skemave të ofruara në Zyret e Punësimit.

Personat që nuk kualifikohen për aplikim janë ata persona të cilët:

  • nuk janë persona të riatdhesuar në 5 (pesë) vitet e fundit (nga 01.09.2016);
  • nuk janë të regjistruar në ZP;
  • kanë përfituar më herët nga Plan Biznesi ose masa tjera aktive të punësimit (Subvencionim në Pagë);
  • janë në konflikt të interesit me palë të përfshira dhe vendimmarrëse në Program;
  • nëse janë të riatdhesuar për herë të dytë ose më shumë;
  • personat që kanë biznes të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të
    Kosovës;
  • të riatdhesuarit ose familjarët e të cilëve kanë përfituar Plan Biznesi siç është definuar në rregullore.

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

Ciceron/e   Podujevo
26/11/2021
26/11/2021
26/11/2021
26/11/2021