Thirrje për praktikantë të rinj në fushën e gazetarisë

birn logo e1558771850980
BIRN
Objavljeno
07/06/2021
Grad
Priština
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në kuadër të projektit “Paper Trail for Better Governance” mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), shpall thirrje për angazhim të praktikantëve të rinj në fushën e gazetarisë.

Angazhimi në punë praktike për Gazetar/e është për periudhe kohore prej tre (3) muajve, me mundësi vazhdimi deri në gjashtë (6) muaj varësisht prej performacës së punës. Kandidatët e suksesshëm mund të bëhen pjesë e ekipit KALLXO.com dhe KALLXO Pernime.

Për të aplikuar dhe për të përmbushur pozitën, kandidati/ja duhet:

  • Të jetë student/e i/e regjistruar në degën e Gazetarisë, Juridikut, Ekonomikut apo fushave të ngjashme që ndërlidhen me gazetari;
  • Të jetë entuziast/e dhe të ketë vullnet për të nisur profesionin në gazetari;
  • Të ketë njohuri të mira në të shkruar të gjuhës amtare; dhe
  • Të ketë njohuri të mira në një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze).

Kandidatët e suksesshëm do të jenë përgjegjës për:

  • Ndjekjen e trajnimeve të vazhdueshme;
  • Përmbushjen e detyrave dhe obligimeve gazetareske;
  • Përgatitjen dhe hulumtimin e materialeve për publikim;
  • Sigurimin e informatave nga tereni sipas standardeve profesionale.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhë shqipe përmes postës elektronike në adresën rekrutimi@jetanekosove.com, duke shkruar emrin, mbiemrin dhe pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri më 21 qershor 2021, ora 23:59.

BIRN inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike.

Informata shtesë për BIRN Kosova mund të gjeni në www.birn.eu.com.

Potpuno saopštenje.