Thirrje për pjesëmarrje në panairin e produkteve ushqimore Anuga

kiesa kosovo e1558957387127
KIESA
Objavljeno
12/08/2021
Grad
Nemačka
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

Me qëllim të promovimit të kompanive prodhuese të kosovare në gjetjen e tregjeve të huaja për eksport, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpallë:

Thirrje publike për aplikim për pjesëmarrje në shtandin shtetëror të Kosovës në panairin e produkteve ushqimore dhe pijeve Anuga 2021 në KÖLN · COLOGNE të Gjermanisë më 09-13 tetor 2021

Paraqitja shtetërore organizohet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë KIESA, e cila mbulon shpenzimet e hapësirës ekspozuese, ndërtimin e shtandit, regjistrimin e dhjetë (10) subjekteve pjesëmarrëse, shpenzimet e energjisë elektrike, pastrimin ditor, etj., ndërsa shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, ushqimit, dërgimin e materialeve promovuese, etj. të subjekteve pjesëmarrëse do të merren përsipër nga vet subjektet pjesëmarrëse.

Ju lutem vini re se vetëm shprehjet e interesimit të dërguara deri me datë 27.08.2021 dhe vetëm aplikacionet e plotësuara tërësisht mund të konsiderohen për vlerësim.

  1. Për të aplikuar duhet dorëzuar:
    • Aplikacionin e plotësuar më të dhënat bazike të subjektit aplikues; dhe
    • Dokumentet e kërkuara.
  1. Dokumentet e domosdoshme për aplikim:
    • Dëshminë që subjekti aplikues është i regjistruar në Republikën e Kosovës;
    • Dëshminë e xhirollogarisë aktive në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës;
    • Kopjen e letërnjoftimit të personit të autorizuar të subjektit aplikues;
    • Vërtetimin nga Gjykata që dëshmon që personi i autorizuar i subjektit nuk është nën hetime (kërkohet origjinali, jo me i vjetër se 30 ditë).
    • Deklaratën nën betim;
    • Vërtetimin e qarkullimit vjetor të subjektit aplikues për vitin fiskal 2020 nga Administrata Tatimore e Kosovës; dhe
    • Vërtetimin tatimor të subjektit aplikues për obligimet e kryera ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj.

Ju lutem vini re se në mungesë të cilitdo dokument të kërkuar në listën e mësipërme aplikacioni i subjektit aplikues do të diskualifikohet dhe nuk do të shqyrtohet tutje për kriteret e veçanta të listuara më poshtë.

  1. Dhjetë (10) subjektet pjesëmarrëse do të përzgjidhen sipas kritereve të veçanta në vijim dhe rangimit të pikëve:
    • Produktet që subjekti aplikues do të ju ofrojë blerësve potencial në panair, maksimum dhjetë (10) pikë: një (1) pikë për një (1) produkt, tre (3) pikë për dy produkte, pesë (5) pikë për tri (3) produkte, shtatë (7) pikë për katër (4) produkte dhe dhjetë (10) pikë për pesë (5) e më shumë produkte;
    • Njohuria e gjuhëve të huaja dhe aftësi prezantuese të përfaqësuesve të subjektit aplikues, maksimum dhjetë (10) pikë kumulative: gjuha Angleze pesë (5) pikë, gjuha Gjermane katër (4) pikë dhe gjuhët tjera një (1) pikë;
    • Materiale promovuese të subjektit aplikues në gjuhët e huaja, maksimum dhjetë (10) pikë kumulative: në gjuhën Angleze katër (4) pikë, në gjuhën Gjermane katër (4) pikë dhe dy (2) pikë në gjuhë tjera evropiane;
  • Shtetet ku janë eksportuar produktet e subjektit aplikues gjatë viteve 2019 dhe 2020, maksimum dhjetë (10) pikë kumulative: shtetet anëtare të BE-së pesë (5) pikë, shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të BE-së (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia) tri (3) pikë dhe tregjet e tjera dy (2) pikë;
  • Certifikimi ndërkombëtar i subjektit aplikues, maksimum pesë (5) pikë kumulative: HACCP dy (2) pikë, ISO 22000 dy (2) pikë dhe certifikim tjetër relevant një (1) pikë;
  • Paraqitja e subjektit aplikues në panaire tri (3) vitet e fundit, maksimum pesë (5) pikë: një panair një (1) pikë, dy (2) panaire dy (2) pikë, tri (3) panaire tri (3) pikë, katër (4) panaire katër (4) pikë dhe pesë (5) e më shumë panaire pesë (5) pikë; dhe
  • Qarkullimi vjetor i subjektit aplikues gjatë vitit fiskal 2020, maksimumi dhjetë (10) pikë: nga zero deri në 500.000 euro katër (4) pikë; nga 500.001 deri në 1.000.000 euro tetë (8) pikë dhe mbi 1.000.000 euro dhjetë (10) pikë;

Më 16.08.2021, në ora 14:00, në sallën e takimeve të KIESA-s, zyrtarët e KIESA-s do tu përgjigjen pyetjeve lidhur me organizimin e panairit dhe për mbështetjen e kompanive për pjesëmarrje në ketë panair. Subjektet që kanë nevojë për asistencë për plotësimin e këtij formulari, këshillohen gjithashtu të marrin pjesë në ketë takim.

Subjektet që dëshirojnë të aplikojnë për të marrë pjesë në panair duhet të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar aplikacionin dhe ta dërgojnë atë më së largu deri më 27.08.2021 në zyrën e Arkivit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rr. "Arbënor e Astrit Dehari" nr. 12, 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Në momentin e aplikimit subjekti pranon të gjitha përgjegjësitë, obligimet, kriteret dhe detyrat e parapara me legjislacionin në fuqi dhe kriteret e veçanta të parapara në këtë thirrje publike.

Informimi dhe pyetësori për shprehje të interesit mund të merren në KIESA-MINT apo të shkarkohen nga faqet e internetit mint.rks-gov.net dhe kiesa.rks-gov.net apo në e-mail adresën export.kiesa@rks-gov.net

Potpuno saopštenje.