Thirrje për aplikim EXPO 2020 Dubai: Konferencat dhe Forumet Biznesore

kiesa kosovo e1558957387127
KIESA
Objavljeno
03/11/2021
Grad
UAE
Kategorija
Vrsta oglasa
Podobnost
Bizneset

Opis

Me qëllim të promovimit të kompanive prodhuese/përpunuese  të Kosovës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpallë:

Thirrje publike për aplikim të kompanive për pjesëmarrje në forume dhe seminare biznesore në ekspozitën ndërkombëtare “EXPO 2020” në Dubai, Emiratet e Bashkuara që do të realizohet duke filluar nga 6 deri 9 dhjetor, 2021

Java 10:  (6 – 9) dhjetor, 2021, Tematika: Konferencat dhe Forumet Biznesore

Paraqitja shtetërore organizohet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), e cila mbulon shpenzimet e udhëtimit (bileta e aeroplanit), akomodimit (fjetje, mëngjes dhe darkë) dhe tiketën hyrëse për pjesëmarrësit në aktivitete, të subjekteve pjesëmarrëse. Subjekteve të përzgjedhura  iu mbulohen shpenzimet vetëm për një person për një subjekt. Ndërsa, për personat shtesë subjektet pjesëmarrëse vet do të marrin përsipër  shpenzimet.

Në ekspozitën ndërkombëtare “EXPO 2020”, do të përfaqësohen kompanitë nga sektorët në vijim:

  • Sektori i Drurit, maksimum gjashtë (6) kompani;
  • Sektori i metaleve dhe energjisë së ripërtritshme, maksimum pesë (5) kompani;
  • Sektori i plastikës, maksimum katër (4) kompani;
  • Sektori i tekstilit, maksimum tri (3) kompani;
  • Sektori i industrisë kimike, maksimum dy (2) kompani;
  • Sektori i ushqimit dhe pijeve, maksimum katër (4) kompani.

Ju lutem, vini re se vetëm shprehjet e interesimit të dërguara deri me datë 10.11.2021 dhe vetëm aplikacionet e plotësuara tërësisht mund të konsiderohen për vlerësim.

Për të aplikuar duhet dorëzuar:

    • Aplikacionin e plotësuar më të dhënat bazike të subjektit që aplikon dhe
    • Dokumentet e kërkuara.

Dokumentet e domosdoshme për aplikim:

    • Dëshminë se subjekti që aplikon është i regjistruar në Republikën e Kosovës;
    • Dëshminë e xhirollogarisë aktive në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës;
    • Kopjen e letërnjoftimit të personit të autorizuar të subjektit që aplikon;
    • Vërtetimin nga Gjykata që dëshmon që personi i autorizuar i subjektit nuk është nën hetime (kërkohet origjinali, jo me i vjetër se 30 ditë).
    • Një përshkrim të shkurtër rreth qëllimit të pjesëmarrjes, pritjeve dhe audiencës në EXPO 2020;
    • Deklaratën nën betim;
    • Vërtetimin e qarkullimit vjetor të subjektit aplikues për vitin fiskal 2020 nga Administrata Tatimore e Kosovës; dhe
    • Vërtetimin tatimor të subjektit që aplikon për obligimet e kryera ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj.

Ju lutem vini re se në mungesë të cilitdo dokument të kërkuar në listën e mësipërme aplikacioni i subjektit që aplikon do të diskualifikohet dhe nuk do të shqyrtohet tutje për kriteret e veçanta të listuara më poshtë.

Subjektet pjesëmarrëse do të përzgjidhen sipas kritereve të veçanta në vijim dhe rangimit të pikëve:

    • Produktet që subjekti aplikues do të ju ofrojë audiencës në ekspozitën ndërkombëtare, maksimum dhjetë (10) pikë: një (1) pikë për një (1) produkt, tre (3) pikë për dy produkte, pesë (5) pikë për tri (3) produkte, shtatë (7) pikë për katër (4) produkte dhe dhjetë (10) pikë për pesë (5) e më shumë produkte;
    • Njohuria e gjuhëve të huaja dhe aftësi prezantuese të përfaqësuesve të subjektit aplikues, maksimum dhjetë (10) pikë kumulative: gjuha Angleze tetë (8) pikë, dhe gjuhët tjera dy (2) pikë;
    • Materiale promovuese të subjektit aplikues në gjuhët e huaja, maksimum dhjetë (10) pikë kumulative: në gjuhën Angleze tetë (8) pikë dhe dy (2) pikë në gjuhë tjera;
    • Shtetet ku janë eksportuar produktet e subjektit aplikues gjatë viteve 2019 dhe 2020, maksimum dhjetë (10) pikë kumulative: shtetet anëtare të BE-së pesë (5) pikë, shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të BE-së (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia) tri (3) pikë dhe tregjet e tjera dy (2) pikë;
    • Qarkullimi vjetor i subjektit aplikues gjatë vitit fiskal 2020, maksimumi dhjetë (10) pikë: nga zero deri në 500.000 euro katër (4) pikë; nga 500.001 deri në 1.000.000 euro tetë (8) pikë dhe mbi 1.000.000 euro dhjetë (10) pikë;

Subjektet që dëshirojnë të aplikojnë për të marrë pjesë në ekspozitën ndërkombëtare duhet të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar aplikacionin dhe ta dërgojnë atë më së largu deri më  10.11.2021 në zyrën e Arkivit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rr. "Arbënor e Astrit Dehari" nr. 12, 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Në momentin e aplikimit subjekti pranon të gjitha përgjegjësitë, obligimet, kriteret dhe detyrat e parapara me legjislacionin në fuqi dhe kriteret e veçanta të parapara në këtë thirrje publike.

Informimi dhe pyetësori për shprehje të interesit mund të merren në KIESA-MINT apo të shkarkohen nga portalet zyrtare te Ministrive te linjës dhe Agjencisë KIESA:  www.mint.rks-gov.net,  www.mfa-ks.net, dhe www. kiesa.rks-gov.net apo në e-mail adresën export.kiesa@rks-gov.net.

Shënim: Të gjitha Bizneset që nuk përzgjidhen, kanë të drejtën e pjesëmarrjes me shpenzime vetanake. Ndërsa, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë merr përsipër përkrahjen logjistike.

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

29/11/2021
26/11/2021
26/11/2021