Thirrje për mbështetje projekteve të OJQ për shërbime sociale

Opština Priština
Objavljeno
13/09/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Podobnost
Nevladine organizacije

Opis

THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR PROJEKTET E OJQ-VE PËR SHËRBIME SOCIALE

për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve në shërbim të Platformës për Mirëqenie Sociale PRISHTINA E SECILIT 

Drejtoria për Mirëqenie Sociale, Komuna e Prishtinës u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të Regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën mbrojtjes së grupeve të Platformës për Mirëqenie Sociale PRISHTINA E SECILIT si në vijim:

  • Familjet me asistencë sociale;
  • Të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuar;
  • Gratë dhe fëmijët në situata të rënda sociale;
  • Të moshuarit;
  • Minoritetet etnike;
  • Komuniteti LGBT dhe
  • Përdoruesit e substancave

OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për fushat prioritare në vijim:

Për familjet me asistencë sociale të gjitha programet duhet të jenë të dizajnuara të garantojnë ndikim të drejtpërdrejtë tek pjesëtarët e kësaj Këto programe duhet jenë të fokusuara në fushat si në vijim:

  • Programe që merret me aspektin edukativ dhe rekrecional të fëmijëve;
  • Programe që merren me mbështejte të shëndëtit mendor dhe fizik të pjesëtarëve të kësaj kategorie;
  • Programe që merren me punësimin e pjesëtarëve të kësaj

Për gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuar të gjitha programet duhet të jenë të dizajnuara të garantojnë ndikim të drejtpërdrejtë tek pjesëtarët e kësaj këtyre kategorive. Këto programe duhet jenë të fokusuara në fushat si në vijim:

  • Programe që ofrojnë mbështejte të drejtëpërdrejtë të shërbimeve sipas nevojave të secilës prej kategorive të personave me aftësi të kufizuar me theks të veçantë fëmijët dhe subvencionimin e shërbimeve për ata që të njëjtat shërbime nuk mund ti përballojnë (në rastet kur kjo është e pashmanshme);
  • Programe të subvencionimit të qirave për hapësirat e nevojshme për ofrimin e këtyre shërbimeve;
  • Programe të ndryshme që për qëllim kanë fuqizimin e pjesëtarëve të secilës prej kategorive të personave me aftësi të

Për gratë dhe fëmijët në situata të rënda sociale të gjitha programet duhet të jenë të dizajnuara të garantojnë ndikim të drejtpërdrejtë tek pjesëtarët e kësaj kategorie. Këto programe duhet jenë të fokusuara në fushat si në vijim:

  • Programe që ofrojnë mbështejte të drejtëpërdrejtë të shërbimeve sipas nevojave të secilës prej kategorive të grave dhe fëmijëve në situata të rënda sociale;
  • Programe të subvencionimit të qirave për hapësirat e nevojshme për ofrimin e këtyre shërbimeve;
  • Programe të ndryshme që për qëllim kanë fuqizimin e pjesëtarëve të secilës prej kategorive të grave dhe fëmijëve në situata të rënda

Për të moshuarit të gjitha programet duhet të jenë të dizajnuara të garantojnë ndikim të drejtpërdrejtë tek pjesëtarët e kësaj kategorie. Këto programe duhet jenë të fokusuara në fushat si në vijim:

  • Programe me karakter rekreacional që përfshijnë organizmin e aktiviteteve që fuqizojnë këtë kategori.
  • Programe që përfshijnë mbështetje në aspektin e shëndetit fizik e mendor për këtë

Për minoretet etnike e me theks të veçantë komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian të gjitha programet duhet të jenë të dizajnuara të garantojnë ndikim të drejtpërdrejtë tek pjesëtarët e kësaj kategorie. Këto programe duhet jenë të fokusuara në fushat si në vijim:

  • Programe që merren me çështje të edukimit të kësaj kategorie;
  • Programe që merren me punësimin e kësaj kategorie;
  • Programe të ndryshme që për qëllim kanë fuqizimin e kësaj

Për pjesëtarët e komunitetit LGBTI të gjitha programet duhet të jenë të dizajnuara të garantojnë ndikim të drejtpërdrejtë tek pjesëtarët e kësaj kategorie. Këto programe duhet jenë të fokusuara në fushat si në vijim:

  • Programe që ofrojnë mbështetje të nevojshme sociale e fuqizuese për pjesëtarët e kësaj

Për përdoruesit e substancave narkotike me theks të vëeçantë përdoruesit e heroinës të gjitha programet duhet të jenë të dizajnuara të garantojnë ndikim të drejtpërdrejtë tek pjesëtarët e kësaj kategorie. Këto programe duhet jenë të fokusuara në fushat si në vijim:

  • Programe që për qëllim kanë identifikimin e pjesëtarëve të kësaj kategorie për qëllim të ofrimit të shërbimeve të nevojshme psikosociale e mediciale për qëllim zbutjes dhe largimit të përdorimin të substancave narkotike.

Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 350,000.00€ (treqind e pesëdhjetë mijë euro).

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 500 € (pesëqind euro) ndërsa shuma maksimale për një projekt është 14,000.00 € (katërmbëdhjetë mijë  euro).

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune, gjegjësisht nga 13.09.2021 deri me datën 01.10.2021.

OJQ-të mund të aplikojnë vetëm me një projekte në kuadër të kësaj thirrje. Periudha e zbatimit të projektit është maksimumi 12 muaj .

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën mbrojtjes së grupeve të Platformës për Mirëqenie Sociale PRISHTINA E SECILIT si në vijim: Familjet me asistencë sociale; Të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuar; Gratë dhe fëmijët në situata të rënda sociale, Të moshuarit; Minoritetet etnike, Komuniteti LGBT dhe Përdoruesit e substancave narkotike.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion për shkarkim në faqen e internetit.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:

Komuna e Prishtinës Drejtoria e Mirëqenies Sociale Rr, UCK nr 2, 10000, Prishtinë
Qendra për shërbime me Qytetarë Kati I sporteli nr.3

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: munavere.qerkezi@rks-gov.net

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

29/11/2021
29/11/2021
Ciceron/e   Podujevo
26/11/2021
26/11/2021