Thirrje për mbështetje femijëve të sapolindur

50x50 prizren logo
Opština Prizren
Objavljeno
25/10/2021
Grad
Prizren
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

Me qëllim të përkrahjes së nënave lehona, Komuna e Prizrenit ka ndarë një fond prej 1,000,000,00 euro për fëmijët të cilët kanë lindur nga data 01/01/2021.

Sipas Vendimit të Asamblesë Komunale Nr.001/011-72705 të datës 21/05/2021, dhe Vendimit Nr. 001/011-141359 të datës 09 shtator 2021, Komuna e Prizenit bën:

THIRRJE PUBLIKE

Për aplikim për mbështetje financiare për të gjithë prindërit banorë të Komunës së Prizrenit, për të gjithë fëmijët e lindur brenda vitit 2021.

Kriteret e kualifikimit:

  • Prindërit duhet të jenë banorë të përhershëm të Komunës së Prizrenit;
  • Fëmija duhet të jetë e/i lindur nga 01.01.2021 deri në datën e aplikimit;

Sqarim: Aplikuesit që nuk e plotësojnë njërin nga këto kritere diskualifikohen nga përfitimi! Për fëmijët e lindur pas datës së kësaj thirrje, Komuna do të dalë me udhëzime në fund të vitit!

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  1. Formulari për aplikim;
  2. Kopje të dokumentit identifikues (për dy prindërit)
    • Vetëm e prindit kujdestar, në rastet kur fëmija është nën kujdesin e njërit prind
  3. Ekstrakti i lindjes i fëmijës;
  4. Çertifikata e Vendbanimit të aplikuesit;
  5. Deklarata e Bashkësisë Familjare;
  6. Konfirmimin e xhirollogarisë aktive të aplikuesit në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovë (Njëri nga prindërit);

Napomena:

  1. Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal përveq dokumenteve të identitetit
  2. Aplikuesit që nuk dorëzojnë njërin nga dokumentet e cekura më lartë diskualifikohen nga përfitimi!

Vëmendje:

  • Përfitues të kësaj ndihme do të jenë fëmiëjt e lindur nga 01.01.2021 deri në mbyllje të thirrjes.
  • Aplikacionet që dorëzohen pas datës 05.11.2021 do të hynë në pagesë në janar të vitit 2022.

Vlera e mbështetjes:

Fondi që Komuna ka ndarë për këtë mbeshtetje është 1 milion € dhe planifikohet që vlera e mbështetjes financiare për secilin fëmijë të lindur brenda vitit 2021 do të bëhet si në vijim:

  1. Për fëmijën e parë (1) të lindur ndahet shuma financiare prej 250.00 euro;
  2. Për fëmijën e dytë (2) të lindur ndahet shuma financiare prej 300.00 euro;
  3. Për fëmijën e tretë (3) e më tepër të lindur ndahet shuma financiare prej 350.00 euro;

Sqarim: Në rast se numri i aplikimeve tejkalon vlerën e fondit të ndarë për këtë thirrje, Komuna do të zvogëlojë vlerën e mbështetjes dhe kështu fondi do të shpërndahet për të gjithë aplikuesit që i plotësojnë kriteret.

Afati aplikimit: 25 Tetor 2021 deri 05 Nëntor 2021 ora 16:00

Aplikimi bëhet në mënyrë fizike tek Objekti Adminitratës Komunale në sportelet nga 1 deri në sportelin 5.

Ankesa: Të pakënaqurit me Vendimin e Komisionit për vlerësimin e aplikimeve, mund të parashtrojnë ankesë 5 ditë pas daljes së listës preliminare në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit. Ankesa parashtrohet në objektin e Drejtorise për Ekonomi dhe Financa në sportelin nr. 5.

Aplikacioni.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi