Thirrje për financimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme në fusha specifike

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministarstvo industrije, preduzetništva i trgovine (MIPT)
Objavljeno
27/08/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa
Podobnost
Bizneset

Opis

MINT - DEPARTAMENTI NDËRMARRËSI - Thirrje publike për financimin e Mikro, të Vogla dhe të Mesme në fusha specifike (Lot I, Lot II dhe Lot III)

Në kategorinë “Thirrje publike për financimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme në fusha specifike” do të përkrahen bizneset në ngritjen e kapaciteteve profesionale, stimulimin dhe përmirësimin e proceseve të punës, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, qasjen në financa dhe rritjen e potencialit për eksport. Për këtë kategori janë ndarë 2,000.000.00 (dy milionë) euro.

Në këtë kategori do të financohen ndërmarrjet e këtyre profileve:

  • Ndërmarrjet për prodhimin dhe përpunimin e produkteve ushqimore;
  • Ndërmarrjet në sektorin e përpunimit të drurit;
  • Ndërmarrjet në sektorin e përpunimit të metaleve;
  • Ndërmarrjet në sektorin e përpunimit të tekstilit;
  • Ndërmarrjet në sektorin e përpunimit të produkteve të plastikës;
  • Ndërmarrjet në sektorin e turizmit dhe sektorë të tjerë shërbyes.

Aplikimi për Grante bëhet duke përdor Platformën e shërbimeve elektronike eKosova, në linkun ekosova.rks-gov.net

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune pas hapjes së thirrjes publike dhe përfundon me datën ; 15/09/2021; në ora 24:00.

Komunikata e plotë.

Prano njoftimet me email