Thirrje për apikim: Furnizimi me serra 

Opština Priština
Objavljeno
04/11/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

Drejtoria e Bujqësisë

THIRRJE PËR APLIKIM 

Furnizimi me serra 

Ftohen të gjithë fermerët e komunës së Prishtinës, të aplikojnë për furnizim me serra: 

  • Ngritja e serrës, në sipërfaqe prej 0.02ha , 
  • Ngritja e serrës, në sipërfaqe prej 0.05 ha,
  • Ngritja e serrës, në sipërfaqe prej 0.10ha. 

Kriteret e përgjithshme: 

  1. Aplikuesi duhet të ketë pronën në territorin e komunës së Prishtinës dhe të jetë banor  rezident i saj; 
  2. Fermerët të cilët planifikojnë ngritjen e serrës, duhet të posedojnë sipërfaqe sipas  kategorive në vazhdim:  
    • Për kategorinë prej 0.02 ha , kërkohet sipërfaqe prej 0.03 ha,
    • Për kategorinë prej 0.05ha , kërkohet sipërfaqe prej 0.06ha ,
    • Për kategorinë prej 0.10 ha , kërkohet sipërfaqe prej 0.12 ha – kjo për arsye të  infrastrukturës përcjellëse përreth serrës;
  1. Fermerët të cilët planifikojnë ngritjen e serrës sipas kategorisë I, në sipërfaqe prej 0.02  ha, për shkak të madhësisë së serrës, parashihet serra e tipit “Tunel”, kurse për  kategorinë II, në sipërfaqe prej 0.05 ha, si dhe për kategorinë III prej 0.10 ha, serra e tipit  “Bllok”; 
  2. Për secilën kategori fermeri duhet të participojë me 20% të vlerës së përgjithshme të  serrës; 
  3. Nuk mund të jetë përfitues më shumë se një anëtar i bashkësisë familjare;
  4. Fermerët të cilët nuk kanë pronën në pronësi familjare, por shfrytëzojnë toka më qira, duhet  të kenë marrëveshje të nënshkruar nga palët, në kohëzgjatje prej tre (3) vitesh;
  5. Nuk kanë të drejtë përfitimi fermerët dhe anëtarët e ngushtë të bashkësisë familjare të cilët  kanë përfituar serrë nga Komuna dhe donatorët në bashkëpunim me Komunën, në tri (3)  vitet e fundit; 
  6. Përfituesit nuk kanë të drejtë që të shesin apo të tjetërsojnë serrën në tre (3) vitet pasuese; 
  7. Kushtet specifike në mes të përfituesit dhe Komunës së Prishtinës, do të përcaktohen  përmes kontratës së nënshkruar në mes palëve, e cila përfshinë përveç tjerash, mënyrën e  pagesës, procedurat e implementimit, si edhe përgjegjësitë dhe obligimet në mes të palëve. 

Kriteret specifike: 

  1. Në kushte të barabarta, përparësi kanë zonat me prioritet të identifikuara nga Komuna;
  2. Njohuritë elementare në fushën përkatëse; 
  3. Fermerët me përgatitje profesionale shkollore (shkolla e mesme bujqësore, fakulteti  përkatës); 
  4. Fermerët të cilët kanë ndjekur trajnime përkatëse; 
  5. Gratë fermere dhe grupet e margjinalizuara; 
  6. Familja (fermerët) pa asnjë anëtar të punësuar(përparësi); 
  7. Prona në pronësi të aplikuesit (fermerit); 
  8. Infrastruktura përcjellëse (burimi i ujit, sistemi ujitjes); 
  9. Largësia e fermës nga vendbanimi;  
  10. Konfiguracioni i terrenit. 

Dokumentacioni: 

  1. Numri identifikues i fermerit (NIF); 
  2. Kopja e një dokumenti identifikues valid të Republikës së Kosovës; 
  3. Certifikata mbi pronësinë e paluajtshme, jo më e vjetër se një vit; 
  4. Marrëveshja në mes palëve – nëse toka është me qira për tri (3) vjet; 5. Kopja e planit, jo më e vjetër se një vit; 
  5. Vërtetimi i tatimit në pronë për vitin 2020; 
  6. Dëshmi nga institucioni përkatës rreth statusit të punësimit (nëse posedon).

Data e aplikimit, prej 05.11.2021 deri më 19.11.2021

⇒ Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email