Studimi final i projektit

MPŠRR
Objavljeno
10/12/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Tenderi  

Prano njoftimet me email

Opis

ZAHTEV ZA IZRAŽAVANJE INTERESA

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë
Titulli i Projektit: Projekti për Bujqësi dhe Zhvillimit Rural (KARDP)
IDA, Nr. i Kredisë 60170 XK

Titulli i detyrës: STUDIMI FINAL I PROJEKTIT
Referenca Nr.: KARP – CS- 35

Projekti për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural i Kosovës (ARDP) zbatohet me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) nga qershori i vitit 2012 dhe data e mbylljes së tij është qershori i vitit 2022. Financimi i projektit sigurohet përmes Marrëveshjeve Financiare për kredi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) si dhe Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës.

Marrëveshja e parë e financimit është nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe IDA-së me kredinë nr. 5005-XK me periudhën e zbatimit nga qershori 2012 deri në shtator 2020. Shuma totale e kredisë ka qenë 15.3 milion Euro. Në vitin 2017, është nënshkruar Marrëveshja Financiare Shtesë për projektin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe IDA-së në vlerë prej 20.82 milion Euro duke zgjatur periudhën e zbatimit deri në qershor 2022 (kredia nr. 6017-XK). ARDP ka marrë ndihmë financiare nga burime të tjera financimi, si granti i cili iu dha nga Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës Qeverisë së Kosovës që administrohej nga IDA (Banka Botërore) nën Fondin e Mirëbesimit të ARDP-së me një donator, në një shumë prej 6.2 milionë Euro (Marrëveshja e Grantit Nr. TF016235). Marrëveshja e grantit ka mbuluar periudhën ndërmjet 2013 dhe 2017 dhe ka synuar të mbështesë zbatimin e Programit të Granteve për Zhvillim Rural (RDGP). Në vitin 2017 është dhënë një grant tjetër në kuadër të ARDP-së nga i njëjti donator në vlerë prej 1.78 milion Euro.

Projekti origjinal (Kredia Nr. 5005-XK) ka pasur tre komponentë që përfshinin i) Transferimin e njohurive në sektorin rural (nëpërmjet aktiviteteve trajnuese dhe ngjarjeve për shërbimet këshillimore rurale nga sektori publik dhe privat), ii) Rritjen e investimeve për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm rural (mbështetje financiare për zbatimin e RDGP dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale të MBPZHR-së, përkatësisht Autoritetit Menaxhues dhe Agjencisë së Pagesave, në përafrimin e praktikave të tyre me standardet IPARD të BE-së) dhe iii) Menaxhimin e projektit, koordinimin, monitorimin dhe vlerësimin.  Zbatimi i projektit aktual me financim shtesë përfshin të njëjtat aktivitete si në projektin fillestar me disa aktivitete të modifikuara dhe aktivitete të reja për të mbështetur sektorin e ujitjes të cilat janë planifikuar në komponentët e mëposhtëm:

Objektivi zhvillimor i projektit është përmirësimi i produktivitetit dhe qasjes në tregje nga përfituesit e projektit në nënsektorët e hortikulturës dhe blegtorisë në Kosovë dhe Fuqizimi i kapaciteteve institucionale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

1. Objektivi i Studimit

Objektivi i përgjithshëm i studimit përfundimtar është të rishikojë progresin drejt objektivave dhe treguesve të projektit, të identifikojë pikat e forta dhe të dobëta në zbatim gjatë periudhës së projektit (2012-deri më tani), të identifikojë rreziqet dhe kundërmasat që mbështesin zbatimin e projekteve të ardhshme, të përcaktojë ndikimin ekonomik dhe social të programit të granteve dhe për aq sa është e mundur të aktiviteteve të ujitjes, dhe të japë rekomandime për modifikimet për të rritur gjasat e suksesit të projekteve të ardhshme në lidhje me zbatimin e granteve (nëse është e nevojshme).

Objektivat specifike të studimit përfundimtar synojnë si në vijim:

  • Mbledhja e informacionit dhe të dhënave për rezultatet e aktiviteteve të projektit përmes anketave me përfitues dhe intervistave me informatorët kryesorë;
  • Analizimi dhe vlerësimi i arritjeve të projektit dhe ndikimi i perceptuar i aktiviteteve të projektit bazuar në studimin në terren dhe dokumentet e projektit;
  • Vlerësimi i nivelit të kënaqshmërisë së përfituesve të projektit me hartimin dhe zbatimin e projektit; dhe
  • Identifikimi dhe dokumentimi i sfidave/mësimeve të mësuara dhe formulimi i rekomandimeve të bazuara në fakte për të përmir     ësuar intervenime të ngjashme në të ardhmen.

2. Fushëveprimi i punës

Firma konsulente do të bëjë shqyrtimin e materialeve në dispozicion dhe të dhënave dytësore të projektit, të cilat do të sigurohen nga MBPZHR/ARDP. Pas shqyrtimit të aktiviteteve dhe rezultateve të projektit, konsulenti pritet të përpilojë një metodologji të detajuar të mostrimit dhe llogaritjet, mjetet e mbledhjes së të dhënave dhe raportimit, si dhe planin e studimit për shqyrtim dhe aprovim nga MBPZHR/ARDP dhe Banka Botërore (BB).

Pasi të finalizohen metodologjia dhe mjetet, konsulenti do të fillojë punën në terren, pra mbledhjen e të dhënave nga përfituesit e projektit (si dhe nga grupi i kontrollit për krahasim) dhe intervistat me informatorët kryesorë. Pas analizës së të dhënave të mbledhura dhe shqyrtimit të të dhënave dytësore, konsulenti do të dorëzojë një prezantim të gjetjeve fillestare te MBPZHR/ARDP dhe BB për qëllime validimi. Më tej, konsulenti do të përgatisë dhe dorëzojë draft raportin për shqyrtim dhe komente te institucionet e sipërpërmendura dhe do ta finalizojë raportin brenda 17 javësh.

Vlerësimi i performancës së projektit nga viti 2012 deri në vitin 2022 duhet të pasqyrojë në veçanti aspektet kyçe në vijim:

  • Ndikimi i projektit në performancën ekonomike dhe qëndrueshmërinë e përfituesve në përputhje me kornizën e treguesve të programit të grantit;
  • Efektet e projektit që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve të përfituesve, transferimin e njohurive dhe fuqizimin institucional;
  • Niveli i kënaqshmërisë së përfituesve me projektin dhe metodologjitë e përdorura në kuadër të komponentëve të projektit;
  • Qasja e angazhimit qytetar që është marrë parasysh dhe miratuar gjatë planifikimit dhe zbatimit të aktiviteteve të projektit aty ku është e mundur;
  • Efikasiteti i Mekanizmit për shqyrtimin e ankesave.

Metodologjia e anketës do të bazohet në përzgjedhjen e qëllimshme dhe të rastësishme të të anketuarve që kanë përfituar drejtpërdrejt dhe dytësisht nga aktivitetet e projektit, si dhe të një grupi kontrolli. Numri i përfituesve të projektit në kuadër të Komponentit 1 është 5,923; në kuadër të Komponentin 2 është 1,211; dhe në kuadër të Komponentin 3 është rreth 6,000. Si e tillë, madhësia e kombinuar e mostes për të tre komponentët (përfshirë përfituesit si dhe grupin e kontrollit) nuk duhet të jetë më e vogël se 1,500.

3. Produktet e dorëzueshme

Produktet e mëposhtme priten të dorëzohen nga Konsulenti:

  • Plani i punës dhe metodologjia e mostrimit të përgatitur dhe dorëzuar (më së largu 10 ditë pas nënshkrimit të kontratës – subjekt i miratimit nga MBPZHR/ARDP dhe BB);
  • Instrumentet e mbledhjes së të dhënave dhe përcaktimi i mostrave të studimit të përgatitura dhe të dorëzuara (më së largu 2 javë pas marrjes së aprovimit të (i); subjekt i miratimit të MBPZHR/ARDP dhe Bankës Botërore);
  • Të dhënat sasiore, në formën e tabelave në Excel, të mbledhura përmes anketave të përgatitura dhe dorëzuara në MBPZHR/ARDP (më së largu 6 javë pas marrjes së aprovimit të (ii)).
  • Tabelat e detajuara të rezultateve për pyetjet e pyetësorit të përgatitura dhe dorëzuara në MBPZHR/ARDP (më së largu 6 javë pas marrjes së aprovimit të (ii));
  • Të dhënat cilësore, në formë të transkriptuar, të mbledhura përmes intervistave dhe diskutimeve në fokus grupe të përgatitura dhe dorëzuara në MBPZHR/ARDP (më së largu 6 javë pas marrjes së aprovimit të (ii));
  • Draft raporti, duke përfshirë analizën e anketave, intervistave dhe fokus grupeve, konkluzionet e përgjithshme dhe rekomandimet e përgatitura dhe dorëzuara (më së largu pas dorëzimit (iii) – (v); subjekt i miratimit të MBPZHR/ARDP dhe BB); dhe
  • Raporti përfundimtar dhe prezantimi mbi gjetjet dhe rekomandimet e studimit të përgatitura dhe dorëzuara (më së largu 1 javë pas marrjes së aprovimit të (vi); subjekt i miratimit të MBPZHR/ARDP dhe BB).

Kjo detyrë pritet të zgjasë jo më shumë se 17 javë.

Kriteret e kualifikimit

  • Të paktën 10 vjet ekspertizë të dëshmuar në fushën e hulumtimeve zhvillimore e socio-ekonomike, duke përfshirë përgatitjen e instrumenteve kërkimore, mbledhjen e të dhënave dhe aftësinë për të analizuar të dhënat e mbledhura. | E detyrueshme
  • Përvojë pune në zbatimin e studimeve me përfaqësim kombëtar, i.e. të paktën 5 studime/anketa me mostra prej të paktën 1000 persona juridikë dhe fizikë në tre vitet e fundit (të paktën 3 studime konkretisht në fushën e bujqësisë dhe 2 në shkencat socio-ekonomike). | E detyrueshme
  • Kapacitet dhe disponueshmëri e burimeve (logjistike) për të kryer punën e kërkuar në periudhën e kërkuar kohore. | E detyrueshme
  • Përvojë e dëshmuar në teknika të mbledhjes së të dhënave, si cilësore ashtu edhe sasiore. | E detyrueshme
  • Aftësi për të analizuar të dhënat e mbledhura duke përdorur programet statistikore SPSS/STATA. | E detyrueshme

Në aplikacionin e tyre, konsulentët e interesuar duhet të ofrojnë informacion duke demonstruar se ata kanë kualifikimet e kërkuara dhe përvojën përkatëse për t’i kryer këto shërbime. CV-të e stafit kyç (përfshirë përvojën e tyre të kualifikimit) nuk do të merren parasysh gjatë fazës së vlerësimit të aplikacioneve të firmave; megjithatë, nga firma e renditur e para do të kërkohet të përmbushë kërkesat për kualifikim / përvojë të stafit kyç gjatë negociimit të kontratës.

Numri kumulativ i angazhimit të ekipit të firmës së Konsulentit duhet të jetë 211 ditë pune.

Vlerësimi i Konsulentit do të bazohet në:

Kriteret e vlerësimit | Pikët

  • Ekspertizë e dëshmuar në kryerjen e studimeve dhe hulumtimeve të ngjashme në fusha përkatëse, si ekonomia bujqësore, statistikat, hulumtimet analitike, shkencat sociale. | 40
  • Përvojë e gjerë pune në kryerjen e studimeve/anketave përfaqësuese në fushën e bujqësisë apo shkencave socio-ekonomike. | 30
  • Kapacitet dhe disponueshmëri e burimeve (logjistike) për të kryer punën e kërkuar në periudhën e kërkuar kohore. | 30
  • TOTALI: | 100

Konsulentët e interesuar të kenë vëmendje në paragrafin 1.9 të udhëzimeve të Bankës Botërore: Udhëzime: Përzgjedhja dhe punësimi i konsulentëve [nën Kreditë e IBRD dhe Kreditë dhe Grantet e IDA] nga Huamarrësit e Bankës Botërore të datës janar 2011 rishikuar korrik 2014 (“Udhëzimet e konsulentëve”), duke përcaktuar politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit.

Konsulentët mund të bashkohen me firma të tjera në formën e një ndërmarrjeje të përbashkët ose të një nën-konsulence për të rritur kualifikimet e tyre.

Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Kualifikimit të Konsulentëve (CQ) të përcaktuar në Udhëzimet e Konsulentëve të lartpërmendura, dhe duke ndjekur kriteret e lartpërmendura të vlerësimit.

Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën më poshtë gjatë orarit të punës, gjegjësisht prej orës 08:00 deri në 16:00. Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen me shkrim në adresën e mëposhtme (personalisht, me postë ose me e-mail) deri më 24 dhjetor 2021 në orën 16:00.

Projekti për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (PBZHR)
Njësia për Implementimin e Projektit – PIU
Rruga Nëna Terezë Nr. 61, Kati- 3 Nr. 5, 10 000 Prishtinë, Kosovë
E-mail: ardp.procurement@gmail.com

⇒ Shpallja e plotë në Shqip dhe English

 

Slični oglasi