Specialist të Mjekësisë Familjare (Doktor i Mjekësisë), Infermier/e

komuna e podujeves 150x150 1 e1605092554284
QKMF Podujevë
Objavljeno
26/06/2021
Grad
Podujevo
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Specialist të Mjekësisë Familjare (Doktor i Mjekësisë), Infermier/e

Bazuar në Nenit 66, Pika 3.1, Nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës si dhe në bazë të kërkesës së QKMF - ës, Komuna e Podujevës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

DREJTORIA E SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE 

QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE

Pozita: Specialist të Mjekësisë Familjare (Doktor i Mjeksisë) në QKMF Podujevë, 1 (një) pozitë
Koeficienti: H-20 / H-27
Lloji i vendit të punës: Me afat të caktuar (4 muaj) me orar të plotë

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen;
  • Pranon pacientin nga Infermierja, shkruan të dhënat në kartelën shëndetësore, merr anamnezën, bënë ekzaminimin e pacientit (inspektimin, auskultimin, palpacionin dhe perkusionin), reanimimin kardio pulmunar dhe referon pacientin për hulumtime të tjera dijagnostike;
  • Bën diagnozën iniciale dhe trajtimin me terapi adekuate;
  • Udhëzon tek specialisti konsultant nëse është e nevojshme kosulta;
  • Kryen shërbime në kuadër të shëndetit reproduktiv, kujdesit antenatal dhe postnatal;
  • Bën imunizimin (vaksinimin);
  • Promovon edukimin shëndetsor;
  • Trajton lëndime të vogla;
  • Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme;
  • Bën identifikimin e grupeve vulnerabile dhe të rrezikuara;
  • Bën dhënjen e barërave dhe medikamenteve esenciale;
  • Gjatë punës së tij i asistojnë infermierët;
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeshefit të DMF dhe Drejtorit.

Kualifikimi i kërkuara:

  • Diploma e Fakultetit të Mjekësisë - Drejtimi i Përgjithshëm
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent
  • Certifikatën e specializimit (për Specialistët)

Pozita: Infermier/e - 1 (një) pozitë
Koeficienti: 4.8
Lloji i vendit të punës: Me afat të caktuar (4 muaj), me orar të plotë

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Pranon,triazhon dhe informon pacientin, hap kartelen shendetësore, merr anamnezen e shkurter orjentuese, kryen participimin, matë gjatësin, peshën trupore, temperaturën, tensionin arterial, reanimimin kardiopulmonar, bën EKG, problemet geriatrike, aplikon terapinë parenteriale, IM, IV, subkutan, infuzion, inhalimin, përpunimin e plagës, këshillon pacientin, dhe udhëzon te mjeku familjar
  • Në bashkëpunim me mjekun familjar ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen
  • Promovon edukimin shendetësor
  • Trajton lëndimet - plagët para dhe post operative
  • Jep ndihmën shëndetësore në Institucion dhe vendin e ngjarjes
  • Kryen vizita shtepiake kur është e domostoshme me udhëzim të mjekut
  • Bën injektimin e të gjitha mënyrave të mundshme (IM, IV, SC, ID etj)
  • Kryen të gjitha punët administrative në lidhje me sherbimet që i bën
  • Kryen edhe punë tjera sipas udhëzimit të mjekut.
  • Bën transportimin e pacienteve të sëmurë nga QKMF deri ne institucionin me te avansuar(SHSKUK) ne baze te udhëzimit të mjekut ordinar, e në raste urgjente edhe pa udhëzim por me arsyetim të më vonshëm.
  • Për punën e vet i përgjigjet shefit të shërbimit dhe Drejtorit.

Kualifikimi i kërkuara:

  • Diplomë e Fakultetit të Infermierisë
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Dokumentet e Kërkuara:

  • Diploma e kualifikimit përkatës
  • Dëshmia e Licencës dhe Specializimit aty ku kërkohet
  • Kopja e Leterënjoftimit
  • Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor që dëshmon se gjendja e kandidatit është pa probleme shëndetësore (Kjo dëshmi sillet pas pranimit në mardhënje pune të kandidatit)
  • Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.

Afati i aplikimit:

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks- gov.net është prej  dt. 26.05.2021 deri me dt.25.06.2021.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 28.06.2021 deri me datën 13.07.2021.

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqe zyrtare të  Komunës.

Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës.

Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në këtë numër të telefonit 038 200 41-005.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Slični oglasi