Sistemi Operacional i Monitorimit dhe Vlerësimit

Agjencia Kadastrale e Kosoves e1629964978131
Agjencia Kadastrale e Kosovës
Objavljeno
16/09/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Tenderi  

Opis

Kërkesë për Shprehje të Interesit

Vendi: Kosova
ID e projektit: P164555
Emri i Kredisë i Bankës Botërore : Projekti i Kadastrit të Pronës së Paluajtshme & Infrastrukturës Gjeohapësinore
Nr. Identifikimi i Kontratës: XK -KCA- 1 0 3710 -CS- CQS

Sistemi Operacional i Monitorimit dhe Vlerësimit

U cilju jačanja okvira za praćenje i evaluaciju, KCGF želi da angažuje kvalifikovanog stručnjaka za procenu i praćenje.

Qeveria e Kosovës ( QK ) ka marrë një Kredi nga Shoqata e Zhvillimit Ndërkombëtar të Grupit të Bankës Botërore (IDA) në vlerë prej 14.60 milion EUR për të financuar Projektin e Kadastrit të Pronës së Paluajtshme dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore (REGIP), dhe synon të aplikojë një pjesë nga fondet për shërbimet e konsulencës . Shërbimet konsulente ("Shërbimet") përfshijnë aktivitete që lidhen me ngritjen e kapaciteteve, informimin publik, monitorimin dhe vlerësimin (M & V), si dhe menaxhimin e projektit . Shërbimet konsulente të pritet të zbatohen brenda periudhës pesë vjeçare, dhe do të financojë ofrimin e mbështetjes për zbatimin e projektit dhe koordinimin e donatorëve, duke përfshirë, ndër të tjera, kryerjen e aktiviteteve të monitorimit dhe vlerësimit të projektit; kryerjen e hulumtimit të kënaqësisë së klientëve; kryerjen e informimit publik dhe mirëmbajtjen e mekanizmit të zgjidhjes së ankesave të Projektit; dhe kryerjen e aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve për AKK -në . Një aspekt i rëndësishëm për zhvillimin e tregjeve të pronës së paluajtshme është institucionalizimi i ndërfaqes miqësore të konsumatorëve nga agjencitë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të administrimit të tokës (Zyrat Kadastrale Komunale-ZKK).

Qëllimi kryesor i detyrës është krijimi i një sistemi operacional i monitorimit dhe vlerësimit për projektin dhe për të ndihmuar për të hartuar një studim bazë i bazuar në indikatorët përkatës . Monitorimi i projektit do të përfshijnë dy fusha: (i ) prodhimi i rregullt i monitorimit të performancës së projektit dhe zhvillimin e një vlerësimit të sistemit , që do të përdoren për të matur Objektivin Zhvillimor të projektit REGIP dhe indikatorët e ndërmjetëm; dhe (ii ) hulumtimet e kënaqshmërisë së konsumatorëve që do të monitorojnë kënaqshmërinë e konsumatorit dhe do të ofrojnë edhe një platformë për angazhimin e qytetarëve dhe një qark të rëndësishëm të feedbackut për projektin. AKK -ja do të pranojë të gjitha shabllonet për hulumtimet e ardhshme, si dhe të dhënat e papërpunuara dhe të përpunuara nga këto hulumtime në mënyrë që të lehtësojë punën në zbatimin e projektit  në vitet në vijim  

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i përgjithshëm i detyrës është krijimi i një sistem operacional të monitorimit dhe vlerësimit për projektin dhe për të ndihmuar për të hartuar një studim bazik bazuar në indikatorët përkatës . Qëllimi është t'i ofrojë AKK -së/NJIP -it mjete për të monitoruar në mënyrë efektive progresin dhe arritjet e projektit, dhe të sigurojë vlerësime në fund të zbatimit të REGIP -it me informacion të mjaftueshëm për të vlerësuar suksesin e projektit .

AKK / NJIP do të sigurojë Dokumentin e Vlerësimit të Projektit REGIP dhe të gjithë dokumentacionin tjetër ndërlidhës në mënyrë që kompania konsulente të kryejë detyrat së përshkruara në Termat e Referencës . AKK/NJIP do të ofrojë mundësi për personelin e kompanisë së zgjedhur konsulente për të diskutuar matjet përkatëse me agjenci të tjera për të mbledhur të dhëna për të mjeteve matëse të mirë të përshtatshme për Monitorim dhe sistemit të vlerësimit

Detyrat e punës për Sistemin Operacional të Monitorimit dhe Vlerësimit  gjinden në Termat të Referencës ( TeR ) për këtë aktivitet. TeR mund të gjenden në webfaqen e AKK-së www.kca-ks.org

Kualifikimet e Kompanisë Konsulente 

Kompania konsulente duhet të ketë kualifikimet e mëposhtme :

  • Përvojë e provuar  në  projektimin dhe funksionimin e sistemeve për M&V, anketime bazë, vlerësimi i ndikimit, dizajn tregues, metodave statistikore në fushën e Administrimit të Tokës ose një sektor të lidhur ngushtë;
  • Së paku tre ( 3 ) vjet përvojë pune në projekte që merren me mbledhjen e të dhënave , pastrimin e të dhënave dhe raportimin për qëllime të M&V ;
  • Përvojë në shkrimin e raporteve dhe hartimin e raporteve profesionale , përfshirë raportet në gjuhën angleze ; 

Periudha kohore e angazhimit

Për këtë kontratë paushallë (lump sum), puna e përgjithshme për kompaninë konsulente është vlerësuar të jetë 50 ditë pune brenda një afati kohor  4  muaj . 35 ditë personash janë vlerësuar si punë me AKK-në, ndërsa 15 ditë personash janë vlerësuar si punë në distancë.

Procesi i përzgjedhjes:

Konsulentët me përvojë dhe të kualifikuar do të zgjidhen sipas dispozitave të Rregullores së Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit e Projekteve të Investimeve (IPF), Korrik 2016, bazuar në metodën e përzgjedhjes për Zgjedhjen e Kualifikimit të Konsulentëve (CQS ), (Zgjedhja e Konsulentëve të Kualifikuar me Konkurrim të Hapur). 

Kriteret e vlerësimit :

Kompania konsulente e përzgjedhur do të zgjidhet bazuar në:

  • Përvojë e provuar  në  projektimin dhe funksionimin e sistemeve për M&V, anketime bazë, vlerësimi i ndikimit, dizajn tregues, metodave statistikore në fushën e Administrimit të Tokës ose një sektor të lidhur ngushtë; ( 50 %)
  • Minimum tri ( 3 ) vjet eksperiencë pune  në projekte që kanë të bëjnë me mbledhjen e të dhënave, pastrimin dhe raportimin e të dhënave për qëllim të M&V ; ( 50%)

Ju lutemi vini re se kualifikimi dhe përvoja kryesore e stafit (përfshirë CV -të e tyre) nuk do të jenë pjesë e kritereve të vlerësimit/procesit të përzgjedhjes - një kualifikim/përvojë e tillë kryesore e stafit do të merret parasysh gjatë negociatave të kontratës me firmën e suksesshme/të renditur së pari

Firmat konsulente të interesuara mund të marrin informacione të mëtejshme në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës: 08:00 - 16:00 orë (nga e hëna në të premte)

Shprehja e interesit mund të dorëzohet në adresën e treguar më poshtë deri më 28 shtator, 2021

Agjencia Kadastrale e Kosovës
Muzafer Çaka, Koordinator i Projektit
Adresa: Rr. " Astrit e Arbnor Dehari " Nr 25
Ndërtesa e Arkivit kati i 2 -të
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës
E-mail: Muzafer.Qaka@rks-gov.net

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

29/11/2021
Ciceron/e   Podujevo
26/11/2021
24/11/2021