Shpallje për dhënie të pronës me qira

infrakos main logo 150x150 1 e1611494291189
Infrakos SHA
Objavljeno
22/11/2021
Grad
Kosovo Polje
Kategorija
Vrsta oglasa
Tenderi  

Prano njoftimet me email

Opis

SHPALLJE PUBLIKE
PËR DHËNIE TË PRONËS ME QIRA 

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës INFRAKOS Sh.A. me qëllim të shfrytëzimit të  pronës për qëllime komerciale dhe për të iu dhënë mundësi të gjithë të interesuarave për  të aplikuar, publikon këtë shpallje publike për dhënien e pronës me qira.  

Prona për dhënie me qira përbëhet nga hapësira të hapura dhe objekte të ndryshme të  cilat gjenden kryesisht përgjatë vijave hekurudhore në vende të ndryshme si: Prishtinë,  Ferizaj, Fushë Kosovë, Klinë, Pejë, Mitrovicë, Lipjan, Xërxë, Kaçanik, Podujevë dhe disa  vende tjera.

Për më shumë informacione dhe detaje tjera rreth pronave që mund të jepen  me qira, ju lutem referojuni linkut www.infrakos.com (Shërbimet – Departamenti i Pronës)  gjendet dokumenti me informacione për pronat për të cilat mund të aplikoni).  

Mënyra e shfrytëzimit dhe kushtet tjera, duke përfshirë edhe ato financiare janë të  përcaktuara me rregulloren e brendshme për dhënien e pronës me qira. Përzgjedhja e  qiramarrësve do të bëhet në bazë të kushteve më të mira financiare të ofruara, projekteve  ideore dhe kushteve tjera teknike.  

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë personat juridik për pronat e caktuara dhe personat fizik.

Kjo shpallje Publike do të jetë e hapur nga data 22 Nëntor 2021 deri më 22 Dhjetor 2021

Për të zgjedhur pronën në këtë shpallje publike më poshtë mund të klikoni në link:

Shpallja e plotë dhe aplikacioni.

 

Slični oglasi

Recepsionist/e   Đakovica nova
17/01/2022
11/01/2022
10/01/2022
04/01/2022