Shef për Buxhet dhe Financa në QKMF

komuna e vushtrrise e1623918908434
QKMF Vushtrri
Objavljeno
17/07/2021
Grad
Vučitrn
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së në Vushtrri, nr 105 të datës 11.02.2021 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

K O N K U R S

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Vushtrri Titulli i vendit të punës:

  • Shef për Buxhet dhe Financa në QKMF– Vushtrri.

Numri i pozitave: Një (1);
Titulli i mbikëqyrësit: Kryeshefi i Departamentit të Administratës në QKMF Vushtrri;
Grada/Koeficienti: 8.4;
Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Periudha e punës provuese: Gjashtë muaj;
Orët e punës: 40.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:

  1. Organizon punën në kuadër të shërbimit të buxhetit dhe financave;
  2. Është përgjegjës për kualitetin e punës dhe ndërmerrë masa adekuate për përmirësimin e tyre në shërbimin e buxhetit dhe financave;
  3. Përcjellë udhëzime administrative buxhetore për shëndetësi dhe është përgjegjës për aplikimin e tyre;
  4. Përcjellë disiplinën e punonjësve në shërbimin e buxhetit dhe financave dhe raporton për të njëjtit;
  5. Përpilon plan programin vjetor për buxhetin e shëndetësisë primare në bashkëpunim me Kryeshefin e Departamentit të Administratës;
  6. Kujdeset për mbajtjen e evidencës kontabël të dokumentacionit financiar dhe kontabël duke u bazuar në parimet e standardeve të kontabilitetit Kosovar;
  7. Kujdeset për tërheqjen e petikeshit nga bankat;
  8. Kujdeset për regjistrimin e mjeteve themelore dhe të inventarit të imtë, arkës, depos, barnave brenda vitit kalendarik;
  9. Kryen edhe punët tjera sipas urdhrit të Kryeshefit të Departamentit të Administratës;
  10. Për punën e vet i përgjigjet Kryeshefit të Departamentit të Administratës.

Kualifikimi profesional, aftësitë:

  • Fakulteti Ekonomik (minimum 240 ECT-së) ose ekuivalent;

Përvoja e punës:

Minimum 3 vite përvojë pune profesionale;

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e fakultetit (kopje);
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (kopje);
  • Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (Origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 19.07.2021-02.08.2021.

Paraqitja e kërkesave:

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Slični oglasi

Laborant/e (2)   Lipljan
21/10/2021
20/10/2021
18/10/2021
12/10/2021