Shef/e për Buxhet dhe Financa

komuna e vushtrrise e1623918908434
QKMF Vushtrri
Objavljeno
12/11/2021
Grad
Vučitrn
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06)L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të
Punës nr.037L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.0772017 dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së në Vushtrri, nr. 818, të datës 05.10.2021, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, rishpall:

KONKURS

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë:
Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Vushtrri

Titulli i vendit të punës:

  • Shef për Buxhet dhe Financa në QKMF- Vushtrri.

Numri i pozitave: Një (1):
Titulli i mbikëqyrësit: Kryeshefi i Departamentit të Administratës në QKMF Vushtrri:
Grada/Koeficienti: 8.4:
Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar:
Periudha e punës provuese: Gjashtë muaj:
Orët e punës: 40.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:

  • Organizon punën në kuadër të shërbimit të buxhetit dhe financave:
  • Është përgjegjës për kualitetin € punës dhe ndërmerrë masa adekuate për përmirësimin e tyre në shërbimin e buxhetit dhe financave:
  • Përcjellë udhëzime administrative buxhetore për shëndetësi dhe është përgjegjës për aplikimin e tyre:
  • Përcjellë disiplinën e punonjësve në shërbimin e buxhetit dhe financave dhe raporton për të njëjtit:
  • Përpilon plan programin vjetor për buxhetin e shëndetësisë primare në bashkëpunim me Kryeshefin e Departamentit të Administratës:
  • Kujdeset për mbajtjen e evidencës kontabël të dokumentacionit financiar dhe kontabël duke u bazuar në parimet e standardeve të kontabilitetit Kosovar:
  • Kujdeset për tërheqjen e petikeshit nga bankat:
  • Kujdeset për regjistrimin e mjeteve themelore dhe të inventarit të imtë, arkës, depos, barnave brenda vitit kalendarik:
  • Kryen edhe punët tjera sipas urdhrit të Kryeshefit të Departamentit të Administratës:
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeshefit të Departamentit të Administratës.

Kualifikimi profesional, aftësitë:

  • Fakulteti Ekonomik (minimum 240 ECT-së) ose ekuivalent:

Përvoja e punës:

  • Minimum 3 vite përvojë pune profesionale:

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje):
  • Diploma e fakultetit (kopje):
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (kopje):
  • Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (Origjinali):
  • Letërnjoftimi (kopje).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 12.11.2021 deri më 26.11.2021

Paraqitja e kërkesave:

Të gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga veb faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe te plotesuara ti dorezojne ne Qendren per Sherbim me Qytetarë në Komunën e Vushtrri

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.1272018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444,

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë dhe ne linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

15/11/2021