Sekretar/e në Gjimnaz

komuna istog e1558652144905
Opština Istok
Objavljeno
20/09/2021
Grad
Istok
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Duke u bazuar në nenin 67 dhe 68, të Ligjit Nr.06, L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 8 të Ligjit
Nr.03,L-212 të Punës, nenit 5 pika c e Ligjit Nr.037 L-068 për Arsim në Komunat e
Republikës së Kosovës ,nenit 37 të Ligjit Nr.047L-032 për Arsimin Parauniversitar në
Republikën e Kosovës ,JA-MPMS, Nr.0772017 Për Rregullimin e Procedurave të
Konkursit në Sektorin Publik, Drejtori Komunal i Arsimit në Istog ri-shpallë këtë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

I. Titulli i vendit të punës: Sekretar/e në Gjimnazin “Haxhi Zeka” Istog

Institucioni: Komuna e Istogut
Departamentif Drejtoria: Drejtoria Komunale e Arsimit
Lloji i pozitës: Nënpunës i Shërbimit Publik
Numri i pozitave: (1) Një
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti: A-6.6
Kohëzgjatja : I/e karrierës (Punë provuese 6 muaj)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrsin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë te objektivave të shkollës dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e objektivave të shkollës
  2. Mban evidenca të kërkesave dhe ankesave që i drejtohen shkollës, si dhe bën dosjen dhe arkivimin e tyre
  3. Mbanë dhe përditëson dosjet e personelit të shkollës me të dhëna dhe dokumente relevante dhe kujdeset që të gjitha ato të jenë në pajtim me procedurat ligjore
  4. Përgatitë dokumentet që i lëshon shkolla, të njëtat i ruandhe i arkivon, përfshirë edhe dokumentacionin pedagogjik të shkollës
  5. Jep udhëzime për formimin, punën dhe funksionimin e organeve qeverisëse dhe profesionale të shkollës dhe merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë
  6. Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga mbikëqyrësi dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim
  7. Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave dhe zhvillimin e punës në fushat e interesit të përbashkët
  8. Kryen dhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi i tij.

Kushtet e përgjithme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetasi Republikës së Kosovës:
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar:
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët:
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse,
  • Të mosjetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryrjen e një vepre penale me dashje:
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largimin nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në Juridik, Ekonomik ose Administratë
Publike

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • 2 vite përvojë pune profesionale
  • Njohuri në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës
  • Koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (VVord, Excel, Povver Point, Access).

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit)
  • Certifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Kopja e diplomës e vërtetuar të Noteri ose certifikata në vend të diplomës, e vërtetuar, jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh.
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t' i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nukjeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data.21.09.2021 deri 05.10.2021

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje i vërtetuar, Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë.

Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili arrin pas afatit nuk do të shqyrtohet.

Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit
(kërkesën) do të refuzohet.

Prano njoftimet me email